Të ftuar:

Hashim Thaci – Presidenti i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten, ka folur mbi idenë e tij të korrigjimit të kufijve me Serbinë, një ditë para takimit në Bruksel me Aleksandër Vuçiç.

Thaçi u shpreh për emisionin ‘Opinion’, se marrëveshja për korrigjimin e kufijve me Serbinë është mjaft e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje paqësore, pasi jemi në një situatë të ngrirë, prandaj është e rëndësishme që të arrihet një e tillë.

Presidenti i Kosovës u shpreh në lidhje me marrëveshjen se është shumë pesimist, por pavarësisht kësaj sheh një dritë jeshile.

Ai tha se realizimin e kësaj marrëveshje e shikon si diçka mjaft të rëndësishme për të vazhduar më tej.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia janë duke bllokuar njëra-tjetrën. Thaçi tha se po punon për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare,

“Unë nuk kam fuqi t’a bind Serbinë t’a njohë Kosovën. Askush nuk i cënon më interesat e Kosovës, pasi Serbia nuk ka më Millosheviçin, por njerëz të zgjedhur”,- tha ai.

Propozimi i kreut të shtetit të Kosovës ka shkaktuar debate të shumta, jo vetëm në politikën e Prishtinës, por edhe më gjerë.

Ndërsa përsa i përket marrëveshjes, Thaçi tha se ende nuk ka bisedime në terma konkretë, por deri tani janë realizuar dy takime në Bruksel.

“Nuk ka terma konkretë. Kemi bërë dy takime në Bruksel.Unë kam hedhur idenë pas takimit me drejtues të Luginës së Preshevës si dhe referendumit të 22 mars-it 1992 që Lugina të bashkohet me Kosovën, por tani forcat, balancat kanë ndryshuar ndaj në duhet të sillemi me përputhshmëri me kostelacionin ndërkombëtar. Ideja është origjinale e institucioneve të Luginës e institucionalizuar në Presidencën e Kosovës. Në rastin e marrëveshjes do të ketë njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë”,-tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten, deklaroi se në rast të një marrëveshje me Serbinë, do të ketë një njohje reciproke mes dy vendeve.

Thaçi tha se do të ruhet substanca multietnike e Kosovës. Do të hiqet vetoja ruse për Kosovën në OKB .

“Unë kam biseduar me kryeministrin Medvedev, më ka thënë shumë qartë që një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do ishte e mirëpritur”,- tha Thaçi.

Ndërsa deklaroi më tej: Do e takoja pa problem Presidentin Putin. Me çfarë kosto do e arrini përgjysmimin e Kosovës. Unë nuk do lejoj shkëmbim të territorit dhe as Srpska Republika në Kosovë. As Trepca, as Gazivoda nuk do jenë në shkëmbim. Definitivisht nuk do të ketë ndarje të territoreve. Jam skeptik që do arrihet një marrëveshje e shpejtë, por duhet të punojmë. Nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim nuk ka Republika Srpska.

Thaçi u shpreh për emisionin ‘Opinion’, se marrëveshja për korrigjimin e kufijve me Serbinë është mjaft e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje paqësore, pasi jemi në një situatë të ngrirë, prandaj është e rëndësishme që të arrihet një e tillë.

Ndërsa përsa i përket marrëveshjes, Thaçi tha se ende nuk ka bisedime në terma konkretë, por deri tani janë realizuar dy takime në Bruksel.

“Nuk ka terma konkretë. Kemi bërë dy takime në Bruksel.Unë kam hedhur idenë pas takimit me drejtues të Luginës së Preshevës si dhe referendumit të 22 mars-it 1992 që Lugina të bashkohet me Kosovën, por tani forcat, balancat kanë ndryshuar ndaj në duhet të sillemi me përputhshmëri me kostelacionin ndërkombëtar. Ideja është origjinale e institucioneve të Luginës e institucionalizuar në Presidencën e Kosovës. Në rastin e marrëveshjes do të ketë njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë”,-tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës u shpreh në lidhje me marrëveshjen se është shumë pesimist, por pavarësisht kësaj sheh një dritë jeshile.

Ai tha se realizimin e kësaj marrëveshje e shikon si diçka mjaft të rëndësishme për të vazhduar më tej.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia janë duke bllokuar njëra-tjetrën. Thaçi tha se po punon për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare,

“Unë nuk kam fuqi t’a bind Serbinë t’a njohë Kosovën. Askush nuk i cënon më interesat e Kosovës, pasi Serbia nuk ka më Millosheviçin, por njerëz të zgjedhur”,- tha ai.

Propozimi i kreut të shtetit të Kosovës ka shkaktuar debate të shumta, jo vetëm në politikën e Prishtinës, por edhe më gjerë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha mbrëmjen e kësaj të enjte në “Opinion”, në Tv Klan, se qytetarët e Kosovës do të vendosin për fatin e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi me anë të një referendumi.

“Marrëveshje që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e koordinuar 100 përqind me SHBA-të dhe BE-në. Dhe ajo marrëveshje do të bartet jo vetëm nga një individ, por përmes parlamentit të Kosovës dhe në fund apo paraprakisht do të ketë referendum. Qytetarët e Kosovës do ta vendosin vetë marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe pyetja do të jetë shumë e thjeshtë: Jeni që Kosova të anëtarësohet në NATO, BE, OKB dhe institucione ndërkombëtare duke respektuar marrëveshjen Kosovë-Serbi për njohje reciproke? Po, Jo?”, tha Thaçi, duke folur për një shembull të ngjashëm me Maqedoninë, e cila pritet të votojë në një referendum marrëveshjen për emrin me Greqinë.

Aktualisht jemi në një konflikt të ngrirë, jemi në një ‘status quo’ që për mua shënon regres, ne duhet të lëvizim drejt një progresi dhe një marrëveshjeje konkrete. Është një proces shumë i ndjeshëm. A jam optimist për marrëveshje? Jam shumë pak, sepse është një problem më shumë se 1 shekullor, një armiqësi dhe urrejtje shumë e gjatë. Por ajo marrëveshje është e nevojshme dhe e domosdoshme. Për mua si President i vendit nuk është e mjaftueshme të jemi të lirë dhe të pavarur, qëllimi është anëtarësimi në NATO dhe BE. Edhe Serbia është e bllokuar në rrafshin e integrimeve”, tha Thaçi, duke shtuar se duhet një njohje reciproke e dy vendeve dhe integrim i Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Thaçi tha se, as ai dhe as miqtë ndërkombëtarë, deri më tani, në këto vite nuk kanë arritur ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën.

Në lidhje me komentet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, se raportet mes SHBA-së dhe SHBA-ve kanë ndryshuar në favor të Serbisë, Thaçi tha se nuk ia vlen të diskutohen këto komente.

“Ata që mendojnë se SHBA-të kanë ndryshuar në qëndrim me Kosovën gabojnë shumë rëndë.”

“Ne nuk jemi një vend i izoluar. Dikush mendon se Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë dhe do ta ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Sot edhe SHBA edhe BE e duan Kosovën edhe në NATO, edhe në BE, do edhe Serbinë në BE. Ne sa më parë që mundemi duhet të arrijmë një marrëveshje historike, paqësore, që do të mund të mbyllte konfliktet.”

Thaçi tha në harkun kohor të dekadave të fundit “SHBA-të kanë ndryshuar, BE ka ndryshuar dhe Ballkani ka ndryshuar…” dhe se një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve është e nevojshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten, ka mohuar kategorikisht akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se në asnjë deklaratë të tij nuk ka përmendur emra.

“Raportet e mia nuk kanë qenë raporte personale, kanë qenë raporte institucionale”,- u shpreh Thacci.

Presidenti deklaroi se raportet me ish-kryeministrin Berisha janë korrekte dhe të mira.

“Ky është interpretimi juaj. Në asnjë deklaratë timen nuk përmendet asnjë person. Ato janë interpretime të disa portaleve të rrejshme. Unë flas vetëm në parim, në princio dhe ide”,- tha Thacci.

*****************************

Klodiana Lala – Gazetare

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur në emisionin ‘Opinion’ lidhur me ngjarjen e rëndë, ku shtëpia e saj u sulmua me armë zjarri.

Në një intervistë përball gazetarit Blendi Fevziu, Lala shprehet se shtëpia e prindërve të saj është qëlluar me armë zjarri. Lala tha se nuk ndodhej në momentin e sulmit në shtëpinë e prindërve të saj pasi ishte larguar me partnerin por dy vajzat e saj të mitura dhe familjarët e saj ndodheshin brenda banesës.

Lala u shpreh se plumbat kanë depërtuar brenda dhomës ku flinin dy vajzat e saj.

“Unë banoj në një apartament në periferi të Tiranës, në shtëpinë e prindërve e cila u godit unë shkoj dy ose tre herë në ditë.

Dy vajzat e mija të mitura ishin në shtëpinë e prindërve të mijë, unë nuk ndodhesha aty në ato momente.

Sulmi ka ndodhur rreth 20 minuta pasi vëllai ka hyrë në banesë me makinën time.

Plumbat kanë depërtuar në dhomën ku flinin dy vajzat e mitura”.

Shtatë ditë më parë banesa ku banonin prindërit e gazetares Klodiana Lala është qëlluar me breshëri plumbash, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tregoi se si e mësoi sulmin me armë në banesën e prindërve ku ndodheshin dy vajzat e mitura dhe familjarët e saj.

Gazetarja e kronikës në News24, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku u lëshuan breshëri plumbash në banesën e prindërve.

Ajo tha se banesa është qëlluar me 15 plumba, ku predhat janë gjetur në mjediset e banesës. Lala tregoi se dy plumba kanë depërtuar në dhomën ku po qëndronin dy vajzat e saj.

Në lidhje me arsyet e sulmit, gazetarja tregoi se për të shkatërruar një gazetar, hapi i parë është që të trembin gazetarët përmes sulmit ndaj familjarëve.

******************************

Tema dhe ngjarje në opinion për muajin shtator!