#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Historitë e së enjtes/ Një intervistë që lidhet Eleanor Monbiot. Ajo mbërriti në Shqipëri në vitin 1999 kur vetëm 11 punonjës të firmave humanitare ndodheshin në vend. Monbiot erdhi vullnetare, qëndroi dy vjet dhe mbuloi luftën e Kosovës duke qëndruar në Kukës, në kufi dhe duke ndjekur pjesën më të madhe të shqiptarëve të Kosovës që kalonin kufirin dhe duke u munduar të ndihmonte shqiptarët që i prisnin. Më pas ajo u vendos në zonën e Bathores ku punoi sistematikisht për dy vjet me komunitetin për t’i ndihmuar ata që të integroheshin. Sot është presidente e World Vision për Europën lindore dhe Lindjen e Mesme, ka mbuluar mbi 112 vende të botës në krizë, është një nga personazhet më të rëndësishëm të aksioneve humanitare dhe është rikthyer në Shqipëri pas 25 vitesh duke dhënë një intervistë ku tregon kujtimet e asaj kohe.

“Bathorja më theu zemrën”, Monbiot për Shqipërinë e 1999-ës: Dritare të thyera në spitale dhe shkolla

Gazetari Blendi Fevziu ka zhvilluar intervistë me Eleanor Monbiot për emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ajo mbërriti në Shqipëri në vitin 1999 kur vetëm 11 punonjës të firmave humanitare ndodheshin në vend. Monbiot erdhi vullnetare, qëndroi dy vjet dhe mbuloi luftën e Kosovës duke qëndruar në Kukës, në kufi dhe duke ndjekur pjesën më të madhe të shqiptarëve të Kosovës që kalonin kufirin dhe duke u munduar të ndihmonte shqiptarët që i prisnin.

Më pas ajo u vendos në zonën e Bathores ku punoi sistematikisht për dy vjet me komunitetin për t’i ndihmuar ata që të integroheshin. Sot është presidente e “World Vision” për Europën lindore dhe Lindjen e Mesme, ka mbuluar mbi 112 vende të botës në krizë, është një nga personazhet më të rëndësishëm të aksioneve humanitare dhe është rikthyer në Shqipëri pas 25 vitesh duke dhënë një intervistë ku tregon kujtimet e asaj kohe.

Blendi Fevziu: Mbërritët në Shqipëri në Janar 1999, si e mbani mend atë kohë? 

Eleanor MonbiotSi fillim e mbaj mend si një vend shumë rural. E mbaj mend se na duhej të kalonim me makinë nga aeroporti i vjetër deri tek qendra e Tiranës dhe nuk shikonim asnjë ndërtesë, ndërsa tani sigurisht që është zhvilluar zona. E gjithë zona e Bathores këtu ishte tokë fermë. Ndodheshin ndërtesat e vjetra të fermave, ishte një vend shumë, tmerrësisht i varfër. Ajo që më la shumë përshtypje është se për shkak të dhunës në 1997, në çdo shkollë që unë shkoja, në çdo ndërtesë, dritaret ishin të thyera, edhe ato të spitaleve. Mbaj mend që mësuesit më thonin që “gjatë dimrit bën aq ftohtë saqë nxënësit mund të rrinë ulur vetëm për 10 minuta, më pas ngrihemi. Bëjmë vrap në klasë dhe jashtë dhe vimë e ulemi për 10 minuta të tjera”.  

Mjedisi këtu ishte shumë i ashpër dhe i vështirë. Edhe pse kam punuar në disa prej vendeve më të varfra në të gjithë botën, Bathorja më theu zemrën në 1999-ën sepse pashë një familje që kishin lëvizuar nga veriu i Shqipërisë dhe jetonin në kushte të papërshkrueshme. Mbaj mend se është shumë e rëndësishme që të ju tregosh empati njerëzve. Mbaj mend se aty ishte një zonjë e moshuar, e cila erdhi, më kapi dorën dhe më tha “buzëqeshja jote është e vetmja gjë që më ka dhënë shpresë, vetëm duke parë buzëqeshjen tënde më ke bërë të ndihem më mirë nga se jam ndjerë gjithë javën”. Ky çast ka mbetur gjithmonë me mua, kudo që shkoj dhe kudo që jam, në situata të dëshpëruara nëpër botë, mendoj se buzëqeshja është një gjuhë universale.

/tvklan.al