Emisioni i datës 22 dhjetor 2010 drejtuar nga Blendi Fevizu është një ndër ato emisione që i dedikohet krijimit të FSHF-së.

Historia e futbollit shqiptar sidomos e Federatës Shqiptare të futbollit ndahet në tre pjesë kryesore. Pjesa e parë lidhet me vitet 1930-1970 fokursuar gjithmonë tek zhvillimi i ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe në kampionatet kombëtare .

Pjesa e dytë fillon nga vitet 70 kur me një vendim të FSHF ndalon ekipetkombëtare të futbollit të zhvillojnë ndeshje ndërkombëtare për arsye të disa humbjeve rresht që ajo kishte pësuar dhe prishjen e imazhit të Shqipërisë siç mendohej në atë kohë. Në fillim të viteve 80 fillon një histori tjetër që është e shtrirë deri në periudhën kur ne po jetojmë .

Ky emision është fokusuar në dy periudha rresht që lidhet me zhvillimin e FSHF në vitet 1930 -1970 dhe në vitet 1970-1980 dhe më pas viteve 80 që do të japim dy kronika për futbollin.

Vitet 70-80 dominohen nga një vendim i FSHF i diktuar nga strukturat politike për të mos marrë pjesë në anjë nga kompeticionet ndërkombëtare. Duket sikur sporti shqiptar merr një lloj hovi por pas kësaj mbetet inekzistent në arenën ndërkombëtare.

Intervista e fundit e realizuar rreth kësaj teme ka në qendër një ndër personazhet më të jashtëzakonshëm Loro Boriçi i lindur në Shkodër. Futbollisti i Vllaznisë duke u shndërruar më pas në nga futbollistët më emblemë të asaj periudhe sidomos në kampionatin italian të futbollit në vitin 34-38 kur Italia ishte kampione e botës.

Boriçi u bë i famshëm me ekipin e Lazios dhe më pas u kthye në Shqipëri ku u bë edhe trajner i ekipit kombëtar të Shqipërisë që fitoi kupën e Ballkanit në 1946 . Më pas ai pati një karrierë spektakolare duke arritur disa rezultate mfajt interesante siç ishte ai i vitit 1967 kundër ekipit të Gjermanisë Perëndimore./tvklan.al