OPINION – I LUMTUR ONLINE!

OPINION – I LUMTUR ONLINE!

12:51 12/01/2017

Të ftuar:

Floriana Garo,

Aurela Hoxha, 

Irena Kita, 

Skerdi Faria,

Dritan Shakohoxha, 

Denata Toce,

Blendi Salaj

Emisioni Opinion në TV Klan, ka si temë të mbrëmjes; 

lumturinë online, e vërtetë apo falso. 

Gazetari sportiv, Dritan Shakohoxha, ka treguar në studion Opinion, faktin se si arriti të ketë një profil personal në rrjetin social facebook. Shakohoxha tha se pasi vura re ato dhjetra profile falso, që ishin krijuar me identitetin tim, përzgjodha njërin që ishte më i madhi dhe më agresivi. Ai tregoi se pas kontaktimit me personin që e kishte hapur, u pajisa me një profil në rrjetin e madh të facebook-ut. “

Unë kontaktova personin që kishte hapur një profil me emrin tim në rrejtin social, facebook dhe pas bisedës me të, ai vendosi të ma japë

”, tha gazetari Shakohoxha në studion e Opinion. Komentatori i famshëm sportiv, tha se vendosa të kontaktoj më të për t’i marrë faqen që ishte krijuar në emrin e tij personal, pikërisht në momentin, kur ai filloi të kontaktojë me miqtë e gazetarit dhe mbi të gjitha kur mbante qëndrime apo komunikonte në emrin e tij. “

Ishte edhe një fushatë elektorale, kur ai filloi të shkruajë votoni për filanin dhe aty u ndjeva i kërcënuar

”, tregoi Shakohoxha.

Blendi Fevziu: Më thuaj të vërtetën, kur sheh të tjerët që postojnë foto diku, që postojnë të lumtur pamje ekzotike të detrave etj. Ndjeni një lloj sikleti për veten?

Dritan Shakohoxha: Absolutisht që jo. Unë jam për natyrë pozitivist, jam tek pjesa e gazetarëve që mendoj pozitivisht.

Gazetari Blendi Salaj, ka bërë me dije në studion e Opinion, se rrjetet e ndryshme sociale kanë njerëz, mendje të çmuara, që mbledhin informacione të ndryshme, derisa arrijnë të krijojnë një profil rreth nesh. Sipas tij, në momentin kur një person hyn atje, ata e dinë mjaft mirë se çfarë i pëlqen. “

Ata e dinë se çfarë njeriu dëshiron, çfarë mendon dhe kë pëlqen dhe gjithë ky informacion që e rrethon është mjalti, sa edhe krijohen grupime-grupime që kanë interesa të përbashkëta

”, tha Salaj. Ai tregoi se është kaq shumë e vështirë t’i shpëtosh këtyre mendjeve që e njohin njeriun dhe ngrejnë qarqe për vëmendjen e tij gjatë gjithë kohës.

Floriana Garo, sonte, në studion e emisionit Opinion, ka theksuar se në rrjetet sociale është e rëndësishme që njeriu të paraqesë gjëra të vërteta dhe jo mashtrime. Sipas saj, njeriu, duhet të tregojë jetën e tij të vërtetë dhe jo atë që dëshiron të ketë. Me tej, Garo ka rrëfyer për një mesazh që ka marrë kur ka hapur rrjetin social, facebook. “Në fillimet e televizionit për mua, nuk e kisha menduar këtë gjë, por sapo hyra në televizion hapa këto rrjetet sociale, facebook-un kryesisht, dhe më ka ardhur një mesazh njëherë dhe më ka thënë që: Unë ty të kam shumë inat, se ke ndikuar shumë keq tek e dashura ime, e cila do një jetë si tënden. Dhe unë nuk e kisha menduar këtë gjë ndonjëherë, sot jam më e kujdesshme në ato që postoj. Dhe kur e mora këtë mesazh u shokova. Unë nuk e kam bërë këtë me tendencë”, është shprehur Floriana Garo. Ndërkaq, moderatorja Floriana Garo, ka mohuar se do të jetë në listën e PD-së, si kandidate për deputete në Tiranë. E pyetur nga Blendi Fevziu nëse ishte i vërtetë lajmi që po qarkullonte prej ditësh nëpër portale, ku thuhej se me pëlqimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Floriana do të ishte në listën e Tiranës si kandidaturë e tretë për deputetë? Një lajm të tillë, Garo e ka mohuar kategorikisht, duke pohuar: “

Jo nuk është e vërtetë

”. Vetëm pak ditë më parë, disa portale, publikuan lajmin se Floriana Garo është ftuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha për të qenë kandidate për deputete në listën e Tiranës. 

Psikologia, Denada Toçe, ka theksuar në studion e Opinion se mediat kanë një impakt të jashtëzakonshëm në sjelljen e individit, madje duke ndryshuar edhe stilin e tyre të jetesës. Toçe tha se pas një studimi të viteve ’80 media krijonte disa modele të caktuara dhe mbi të gjitha impononte sjellje të caktuara të individit dhe krijonte pritshmëri që realisht nuk janë reale. “

Imagjino tani rrjetet sociale që i japin të fotografuara, të shkruara shumë momente të paraqitura të jetës që të gjitha bashkë duket se përbëjnë albumin e jetës së një individi

”, nënvizoi ajo në Opinion. Sipas saj, këto janë momente të fiksuara, e ngjashme kur dikush që sheh komshiun e tij teksa del me një makinë të shtrenjtë, në të gjitha raste, ai e sheh në sekuenca të caktuara. “Pra jeta e tij, në shumë sekuenca dhe në shumë sjellje joverbale, tregon se jeta e tij është mirë dhe është keq. Kurse jeta e fokusuar në fotografi, në thënie, në një libër është një jetë e fiksuar dhe e ndërtuar siç do individi”, shpjegoi ajo.

 

Të ngjashme
UKT