#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Në studio: Ilir Morina

Modifikoi Wikipedia-n që të hynte në Libi dhe bleu vizën, udhëtimet ilegale të Ilir Morinës

Ilir Morina, shqiptari që ka udhëtuar në 201 shtete të botës është i ftuar në “Opinion”  në Tv Klan. Si një njeri që ka shkelur territore ku hyrja është e kufizuar, e vështirë apo thuajse e pamundur, ai tregon se ka përdorur çdo mjet në duart e tij për të hyrë. Libia është një nga vendet ku ka hyrë ilegalisht dhe mënyrën si e shpjegon në program.

Blendi Fevziu: Ku ke hyrë ilegalisht?

Ilir Morina: Kur kemi hyrë  në Libi, në Libi s’ka vizë turistike, vetëm biznesi. Kam gjetur kontakte, ata më kanë çuar vizën sikur isha arkitekt, edhe për statistikë shkova në ambasadën e Libisë.

Blendi Fevziu: Dhe u hoqe si arkitekt që të merrje vizën?

Ilir Morina: Po, hyra në Wikipedia të shikoj si është puna ime,që  kur të shkoja atje dhe të më pyesnin për çfarë ke ardhur, duhet të dija pak informacion rezervë. Mora  në Wikipedia profesionin tim edhe…

Blendi Fevziu: E more në Wikipedia, e bëre në Wikipedia profesionin arkitekt që edhe po  a kontrollonte Libia të dilje arkitekt. Modifikove Wikipedia-n. Po ilegal, ilegal ku ke hyrë?

Ilir Morina: Në Bolivi kam hyrë ilegal, shtetet afrikane sepse ka shtete që i kam blerë në tavolinë, Guinenë Ekuatoriale ku është shumë vështirë, kam qenë në Gabon,” jo po, jo, jo, s’ka shanse”, 350 Dollarë bleva vizën në ambasadë.

“Kam udhëtuar në 201 vende të botës”, shqiptari Ilir Morina tregon kryeqytetin e vetëm që nuk ka vizituar

Në rubrikën “Pa kufij” në “Opinion” në Tv Klan është i ftuar Ilir Morina, shqiptari i cili në një kohë të shkurtër, ndoshta më të shkurtrën në botë ka arritur që të vizitojë 201 vende të botës sipas klasifikimit të vendeve anëtare të Organiziatës së Kombeve të Bashkuara, vëzhguesit si dhe vendet që aspirojnë të jenë anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Ilir Morina ka folur rreth eksperiencës së tij të udhëtimeve si dhe ka treguar se kur nisi pasioni i tij dhe si u zhvillua gjatë kalimit të viteve për t’i vënë qëllim vetes për të udhëtuar rreth botës.

Ilir Morina: Kam lindur në Gjermani, por më pas jam kthyer në Kosovë kur kam qenë në klasë të parë, por klasën e dytë e kam vazhduar në Gjermani. Pjesën më të madhe të jetës kam jetuar në Gjermani, Zvicër, Austri, Kosovë.

Blendi Fevziu: Në sa shtete të botës keni udhëtuar?

Ilir Morina: 201, por varet se si klasifikohen sepse shumica e atyre që bëjnë udhëtime rreth botës ata bëjnë 193 sepse për shembull thonë që Kosova nuk është në OKB, kanë një listë të vendeve anëtare të OKB-së.

Blendi Fevziu: Të gjithë këtë hartë të globit, ju e keni vizituar të gjithën?

Ilir Morina: Po, po. Dhe të gjitha kryeqytetet e botës i kam vizituar. Kam qenë në Jemen, por në kryeqytetin e tij akoma nuk kam shkuar, por besoj që në Shkurt kam për të shkuar.

Blendi Fevziu: Si lindi interesi për udhëtimet?  

Ilir Morina: Interesi nisi në moshën 10-11 vjeç. Kisha interes për Marko Polon, për Zhul Vern, gjithmonë më kanë frymëzuar. Pasioni gjithmonë më është rritur.

Blendi Fevziu: Për sa vjet ke vizituar 201 shtete?  

Ilir Morina: Unë ia kam nisur me udhëtimin rreth botës në vitin 2011 kur kam pasur 45 shtete të vizituara.

Blendi Fevziu: Pra për 11-12 vjet ke vizituar gjithë këto vende?

Ilir Morina: Po.

Shqiptari që ka udhëtuar në 201 shtete: Në Korenë e Veriut ke gjithmonë njerëz mbrapa, për SHBA-në kanë anuluar vizat

Ilir Morina është shqiptari që ka udhëtuar në 201 vende të botës brenda një kohe të shkurtër. I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Morina ka thënë se ndër të tjera ka vizituar edhe Korenë e Veriut.

Sipas tij, në Korenë e Veriut nuk je asnjëherë vetëm kur ecën në rrugë.

Sa i përket marrjes së vizës për në Korenë e Veriut, Ilir Morina tregon se kjo është shumë e lehtë. Ndërsa për amerikanët, Koreja e Veriut e ka pezulluar dhënien e vizave.

Blendi Fevziu: Po Korenë e Veriut e ke vizituar?

Ilir Morina: Po. Aty nuk mundesh të ecësh vetëm nëpër qytet. I ke njerëzit mbrapa. Fotografi mund të bësh, por unë besoj ata njerëz që ecin ata janë krejt artista.

Blendi Fevziu: Po në Korenë e Veriut si shkove?

Ilir Morina: Shkon në ambasadë të Koresë së Veriut, ata kanë një agjenci, bën rezervim do 7 ditë, do 10 ditë apo do 14, do të fluturosh apo do të ikësh me tren nga Kina. Unë kam ikur me tren se më është dukur pak interesante.

Blendi Fevziu: Ta dhanë vizën pa problem?

Ilir Morina: Po. Veç e paguan. Shumë lehtë është.

Blendi Fevziu: Është shumë lehtë për të marrë vizën e Koresë së Veriut?

Ilir Morina: Për SHBA-në e kanë anuluar totalisht. Nuk kanë mundësi të hyjnë.

/tvklan.al