Të ftuar:

Luiza Gega,

Klodiana Shala,

Sait Prizreni,

Artan Shyti,

Altin Kodra,

Elektra Zykaj,

Briken Calja

Kampione e shumë garave, atletja Luiza Gega, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka treguar se stervitet rreth 2400 m mbi nivelin e detit në Kenia, Afrikë. Gega tha se është viti i tretë që stervitet atje, ndërsa këtë vit ka qëndruar 2 muaj. Ajo theksoi se kjo zgjedhje është bërë për faktin se Europa është e ftohtë dhe përgatitja për garat kërkon një klimë të një lloji tjetër për të arritur një fizik optimal. “

Në stinën e verës, sigurisht vendi më i mirë për të siguruar një fizik të mirë është Europa dhe kryesisht dy vende; Franca dhe Zvicra. Unë realisht nuk ka arritur të shkoj dot, pasi kushtet financiare nuk e përballojnë dot një stërvitje në ato vende. Është e papërballueshme. Prandaj stërvitjen në stinën e verës kam preferuar t’a bëj në Shqipëri

”, tha ajo.

Klodiana Shala është treguar tepër kritike me federatën e Atletikës Shqiptare dhe qeverinë, pasi shumë prej sportistëve të cilët na kanë bërë të ndjehemi krenarë, kanë dalë edhe kampion nuk kanë as kushtet minimale ku të stërviten, që tek uniformat e deri tek doktorët, e masazhiertët nuk ju ofrohet sportisteve. Sipas Klodiana Shalës, sportistet nuk kanë as uniforma për t’u përfaqësuar në kompeticione ndërkombëtare. “Po të shohësh Luiza Gegën aty, që është shembull tani për tu marr dhe do ngeli për vite, Luiza Gega nuk ka uniformë kombëtare. Janë të sajuara. Ne nuk kemi uniformë kombëtare për të marr pjesë e të përfaqësojmë Shqipërinë. Shkojmë me tonat”, është shprehur Klodiana Shala.

Sait Prizreni, sonte, ka treguar se sportistët që i përkasin sporteve individuale e kanë të pamundur të përballojnë jetesën me të ardhurat që i jep shteti shqiptar, pavarësisht se një pjesë e tyre janë kampionë. Prizreni tregoi se në vitin 2002 në Kampionatin Europian për të rinj u rendit i treti dhe fitoi medaljen e parë të bronzit në Shqipëri dhe ai është shpërblyer vetëm 540 mijë lek të vjetra nga shteti. Ai tha se në atë garë ka rënë 10 kg nga pesha vetëm për të arritur këtë rezultat. Më herët, Prizreni, theksoi se nëse një sportist garon në kampionate të huaja për shtete të tjera e ka të sigurtë jetesën për tërë jetën, vetëm me pagesën dhe shpërblimet që ka marrë përgjatë karrierës së tij si sportist.

Klodiana Shala, sonte, në emisionin “Opinion” ka deklaruar se sportistët e sporteve individuale në Shqipëri, janë emigrantë që punojnë në të zezë. Klodiana tha se sportistët nuk kanë asnjë ditë sigurime. Ajo theksoi se ka 20 vite karrierë sportive, por asnjë ditë sigurime. “

Ne jemi në të zezë dhe s’kemi asnjë ditë sigurime. Të gjithë ne këtu. Mund t’i pyesësh. Jemi emigrant në të zezë në shtetin tonë

”, tregoi Klodiana Shala.

 

Speciale Sulejman Demollari

Është një nga futbollistët mit në Shqipëri por edhe përtej saj. Sulejman Demollari ka mbetur në kujtesën e sportdashësve si ikona e futbollistit punëtor, me një teknikë të jashtëzakonshme, brilant në galopimet e tij në krah me Dinamon e Tiranës, Kombëtaren e Madhe dhe padyshim me shenjën e pashlyeshme që ka lënë në kujtesën e ekipit të madh rumun, Dinamo Bukureshtit.

E takojmë sot në fushën e dikurshme, këtu ku nisi hapat e parë të karrierës sportive me Dinamon e Tiranës, Një histori që nis te futbolli i rrugicave të lagjes, më pas te pikasja në klasat sportive deri të ngjitja e vrullshme e hapave te moshat e më tej te Dinamo e madhe.

Demollari është i atillë që spikat që në ndeshjen e parë me Dinamon. Me të cilën u shpall dy herë kampion i Shqipërisë në vitet 1986 dhe 1990 dhe po kaq herë fitues i Kupës së Shqipërisë.

Ylli i tij si Kuqezi, nis e jep shkëndijat e para në Kampionatin Evropian të Shpresave, ku Shqipëria pasi eleminon ne grupe Turqinë dhe Austrinë, eliminon edhe Gjermaninë e Berti Vogst, për tu ndalur ne rrugën drejt 8 me te mirave nga Italia.

Pjese e një plejade te shkëlqyer futbollistesh, Demollari do te përjetonte ne vitin 1986 me Kombëtaren e madhe edhe ëndërron për të shkuar për herë të parë në një Kampionat Botëror. Ku janë të pashlyeshme ndeshje si ajo me Belgjikën e Shifos dhe Polonine e Bonjekut.

Vitet 80 kanë një brez të shkëlqyer futbollistësh. Dhe si të tillë nuk do të mungonin edhe ofertat nga kampionate elitare të futbollit. Ku në qendër të këtyre ofertave nuk kishte si të mungonte edhe ajo për Demollarin.

Pasi dha gjithcka me Dinamon e Tiranës, është e jashtëzakonshme historia e kalimit të Demollarit të gjigandët e Dinamos së Bukureshtit. Ku falë mikut të tij Vasil Toci dhe dëshirës së jashtëzakonshme që kishte Presidenti i ekipit rumun Vasil Janul, u bë i mundur kalimi i Demos te ekipi legjendar i Bukureshtit. Një histori që nis me një peripeci që e tregon vetë Demollari sot.

Historia si ngeci makina për në Rinas

Mikëpritja dhe pritshmëria në Rumani për Demollarin ishte e madhe. Sikundër edhe shuma e pabesueshme e parave që ju ofruan në kontratë një futbollisti që vinte nga kampionati shqiptar i regjimit komunist. Mjafton një detaj si ai që Dinamo udhëtonte në transfertat europiane me avionin e ish diktatorit rumun Caushesku, për të kuptuar luksin që kishte ky ekip në vitet ‘90.

Demollari u kthye shpejt në një idhull te Dinamo e Bukureshtit. Që në vitin e parë fiton titullin. Dhe sot mban ende famën e të huajit më të mirë që ka luajtur te Dinamo e Bukureshtit.

Po kaq e jashtëzakonshme është edhe historia kur shumë vite më pas shkoi të takojë në burg ish-Presidentin e tij Vasil Janul

Për teknikën dhe mënyrën se si lëvizte në fushë Sulejman Demollari është quajtur edhe Platinia shqiptar. Kapiten i madh me Dinamon e Tiranës, Kapiten i padiskutueshëm.