Të ftuar:

 

Koço Kokëdhima – Kryetar i Partisë “Zgjidhja”

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, është shprehur të hënën se i ka dërguar një letër ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu-së, por ka preferuar të mos e zbulojë atë.

Kokëdhima tha në emisionin ‘Opinion’, se nuk mund të botohen fakte të pavërteta, në lidhje me personin e tij, duke nënkuptuar se letra ka lidhje me deklaratën e pak ditëve më parë, kur ambasadori Lu, gjatë një takimi të shoqërisë civile, përmendi edhe emrin e kreut të “Zgjidhja”, mes ish-zyrtarëve dhe ish-deputetëve që u larguan nga detyra si rezultat i funksionimit të ligjit të dekriminalizimit dhe punës së gazetarëve kurajozë.

Kreu i ‘Zgjidhjës’ theksoi se nuk është gjykuar dhe nuk ka qenë pjesë e ndonjë hetimi, pasi nuk mund të jetë pjesë e korrupsionit, pasi papajtueshmëria e mandatit nuk është krim.

Ai deklaroi se ata gjykatës të korruptuar në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Sali Berishën, kontribuan në heqjen e mandatit e të tij.

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, është shprehur të hënën se kryeministri Edi Rama ishte në dijeni të personave të inkriminuar që qeveria socialiste bashkëpunonte.

Kokëdhima tha se qeveria socialiste më në krye Edi Ramën e vendosi të gjithë shtetin në dorë të makinërisë së krimit.

Ai tha se fillimisht një praktikë e tillë u nis nga Sali Berisha dhe vazhdoi nga Edi Rama.

“Ky është një shtet mafioz që e përdor krimin dhe nuk e lufton krimin. Këtë rrugë nisi Sali Berisha dhe këtë rrugë bitisi Edi Rama”,- tha Kokëdhima.

Kreu i ‘Zgjidhjas’ foli edhe për letrën e dërguar ambasadorit SHBA-së, Donald Lu, duke nënkuptuar se letra ka lidhje me deklaratën e pak ditëve më parë, kur ambasadori Lu, gjatë një takimi të shoqërisë civile, përmendi edhe emrin e kreut të “Zgjidhja”, mes ish-zyrtarëve dhe ish-deputetëve që u larguan nga detyra si rezultat i funksionimit të ligjit të dekriminalizimit dhe punës së gazetarëve kurajozë.

Kreu i ‘Zgjidhjës’ theksoi se nuk është gjykuar dhe nuk ka qenë pjesë e ndonjë hetimi, pasi nuk mund të jetë pjesë e korrupsionit, pasi papajtueshmëria e mandatit nuk është krim.

Ai deklaroi se ata gjykatës të korruptuar në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Sali Berishën, kontribuan në heqjen e mandatit e të tij.

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Kocco Kokëdhima, të hënën, është shprehur në lidhje me koalicionin e të majtës së bashkuar në vitin 2013-të.

Kokëdhima tha në emisionin ‘Opinion’, se ai koalicion nuk funksionoi, pasi dy liderët kryesore të koalicionit e parcelizuan shtetin për shkak të interesave të tyre personale.

Ai tha se ata nuk punuan për të mirën e vendit, por për të privatizuar shtetin dhe parcelizuar administratën.

Sipas tij, Edi Rama nuk mund të qeverisë me sinqeritet me askënd, madje as me Zotin.

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, të hënën, deklaroi se kryeministri Edi Rama ishte përfshirë në gushtin e 2015-ës për të ndjekur penalisht Ilir Metën.

Më herët, Kokëdhima foli edhe për rolin e tij në bashkimin e të majtës, si dhe koalicionin qeverisës.

Kokëdhima tha se ai koalicion nuk funksionoi, pasi dy liderët kryesore të koalicionit e parcelizuan shtetin për shkak të interesave të tyre personale.

Ai tha se ata nuk punuan për të mirën e vendit, por për të privatizuar shtetin dhe parcelizuar administratën.

Sipas tij, Edi Rama nuk mund të qeverisë me sinqeritet me askënd.

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, të hënën, deklaroi se socialistët po e qeverisin Shqipërinë në mënyrën më të keqe të mundshme.

Kokëdhima u shpreh në emisionin Opinion se oligarkët më të mëdhenj në vendin tonë janë kryetarët e partive të vjetra.

“Shkatërrimi i lirive ekonomike. Vendin e zotërojnë një grusht monopolesh. Pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë janë kryetarët e partive të vjetra”,- tha ai.

Sipas tij, askush nuk mund të depërtojë në këtë diktaturë, pasi kanë shkatërruar të gjitha llojet e lirive në vend.

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, i pyetur për arsyen e prishjes me Edi Ramën është shprehur se arsyet kanë qenë vetëm politike.

Blendi: Pse u prishët me Ramën

Kokëdhima: Më vjen shumë keq që mendoni se kam ndonjë prishje personale për këtë çështje. Shkaqet janë vetëm politike. Axhenda ime e ndryshme nga e tija. Unë doja që PS të behej demokratike, vendimmarrja të buronte nga poshtë, e hapur… Nevoja e tij për të penguar demokratizimin e PS,kjo është e vetmja arsye që u prishëm. Rama e ka marrë premtimin tim që në 2003 deri në 2007, unë e kam mbështet Ramën vetëm që ai të modernizonte të majtën dhe shtetin shqiptar. Kurrë nuk kam pasur interesa të tjera. Zgjedhjet në zonat që drejtova unë ishin model. Kurrë nuk lejova të manipulohej një votë.

***********************************************

Vrasja makabër e Fushë Krujës!