#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Të ftuar: Niko Ferro, Niko Kotherja, Ardit Bido. Në lidhje direkte: Ilir Ikonomi

Kush ishte kryeministri një ditor i Shqipërisë?

Mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan në qendër të diskutimit është Kongresi i Lushnjes, Ahmet Zogu dhe Fan Noli. Historianët po ndajnë fakte interesante rreth historisë së Shqipërisë në vitet 1920-1925 ndërsa drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido shton se kjo periudhë ishte aq dinamike  sa ka patur edhe kryeministër për një ditë.

Ardit Bido: Ne kemi pasur situatë kur i ka vajtur me pistoletë në tavolinë kryeministrit për të dhënë dorëheqjen.  Pra ke pasur një muaj që ka pasur 5 kryeminstra. Meqë u përmend Idhomeno Kosturi qëparë ka qenë kryeminstri një ditor i Republikës së Shqipërisë.

Niko Kotherja: Edhe Qazim Koculi.

Ardit Bido: Pra është një periudhë e rrëmujshme. Ne sot e mendojmë dhe një pjesë e publikut e mendojnë që Fan Noli ishte kundërshtar i Ahmet Zogut në dy kampe. Fan Noli ishte bashkëpartiaku fillimisht i Zogut dhe më vonë ndryshojnë këto anët dhe ndasitë politike në mënyrë aq të vrullshme sa nuk mund të thuhet as në 10 emisione./tvklan.al

Projekti inovator i Arkivit të Shtetit!