Të ftuar:

Andi Bejtja – Gazetar

Armand Shkullaku – Gazetar

Mark Marku – Petagog

Mustafa Nano – Gazetar

Elisa Spiropali – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Lorenc Vangjeli – Analist

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se opozita e sotme është jashtë normalitetit të të bërit politikë, ndërsa ardhja e ndërkombëtarëve për të zgjidhur problemet është një keqardhje dhe kjo situatë i bën dëm vendit.

“Keqardhje e madhe edhe për deklaratën e eurodeputetëve sot që kanë qenë të detyruar të vijnë në këtë vend të zgjidhin problemet tona. Kemi një reflektim dhe reflektimi është sa keq që ndërkombëtarët u detyruan të flasin troç. Patjetër i bën dëm Shqipërisë”.

Sipas Spiropalit, diskutimi mbi çështjen e vjedhjes së votave është sporadik dhe i takon Prokurorisë ta zgjidhë.

“Çështja e vjedhjes se votave është sporadike dhe merret prokuroria. Ne nuk e zgjedhim opozitën. Ata janë jashtë normalitetit të të bërit politikë. Arsyet e tyre e nisëm me zgjedhjet e 2017 se nuk janë legjitime. Për herë të parë opozita ka pasur gjysmën e qeverie. Nga e gjitha kjo po del se të gjithë kanë blerë votat dhe të pastrit janë Basha, Berisha dhe Kryemadhi”.

Gjithashtu, ajo nuk nguroi ta pranonte se edhe kur PS ka qenë në opozitë ka pasur gabimet e veta.

“Kemi dhe ne gabimet tona kur kemi qenë në opozitë. Të mësojnë nga eksperienca jonë, këta kanë ikur nga skena. Sondazhet tona tregojnë se opozita është në pikën e saj më të ulët”.

Edhe pse opozita ka djegur mandatet për t’u dorëhequr nga Kuvendi, ministrja Elisa Spiropali gjatë diskutimit në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se pavarësisht asaj që thonë ndërkombëtarët, mazhoranca e ka dorën e zgjatur tek opozita.

“Pavarësisht asaj që thonë eurodeputetë ne e kemi dorën e zgjatur tek opozita, ja ku janë institucionet, sheshi, mejdani, ja ku janë zgjedhjet, hajdeni bëjeni, po tani mund ta bëni dhe ju (media)se opozita ka dalën në arrati. Opozita ka hequr dorë nga një detyrim”.

Sipas Spiropalit opozita ka nevojë për riformatim.

“Në një vend që kërkon të funksionojë, të vuajnë krizën e tyre, ose ti kthehen mejdanit, të vinë të tjerët. Opozita nuk është pronë që ta lë babai me tapi, opozita është vokacion, është qëndrim është një mënyrë për të gjetur një alternative qeverisëse. Opozia ka nevojë për riformatim”, tha minsitrja Spiropali.

Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se ngjarjet politike dhe dhuna e pranishme në protestat e opozitës janë si pasojë e papëgjegjshmërisë së mazhornacës.

“Në një sistem kush e prodhon dhunën? Vjen nga papërgjegjshmëria e pozitës. Kur pushteti është në një dorë të vetme, fillon kontrolli pra krijohet një krizë totale e demokracisë. Debati është ky në një shtet normal kur disa individë komandojnë dhe ngushtohet hapësira, unë them që po”.

Shkullaku cilësoi se nëse në një vend ku mungojnë liritë themelore, duhet protestuar.

“Shoqëritë tona kanë vuajtur nga kultura e nënshtrimit. Për të pasur më shumë liri, demokraci, për të mos na thënë kazan, për të mos e lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese a ja vlen ta prishim rendin publik? Unë them po, ikën 30 vjet është i njëjti pushtet që po na mban. Në një pushtet kur të kufizohen liritë themelore, si duhet të reagosh? Duhet të ulësh kokën? Ja vlen të protestosh? Po ja vlen, të bllokosh, parlamentin”.

**************

Hemodializa dhe Trajtimi i problemeve ne veshka!