Të ftuar:

Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili u rikonfirmua zyrtarisht si kandidat i PS për bashkinë e kryeqytetit, ka folur për marrëdhënien e tij në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Sipas Veliajt, marrëdhënia e tij me Kryeministrin Edi Rama është si mishi me thoin.

“Mishi me thoin nuk di të jenë më afër seç jam unë me Edi Ramën. Unë nuk di në 30 vite pluralizëm, një kryeministër të ketë qenë më afër me një kryetar bashkie, seç jam unë me Edi Ramën dhe seç kam qenë këto 4 vite. Sinkronizim vendimmarrje, qëllimi dhe pasioni, si këto katër vite, unë vetë nuk di të ketë pasur ndonjëherë Tirana. Di t’ju them që unë dhe kryeministri flasim mesatarisht 20 herë në ditë. Nëse kjo quhet ftohje, nuk e di çfarë vlon më tej. Në 30 vite dyshoj se gjeni një rast ku një kryetar bashkie të jetë mbështetur kaq shumë dhe të jetë më afër me një kryeministër sesa unë dhe Edi Rama”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka ndonjë kritikë për Qeverinë Rama dhe Partinë Socialiste, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh: “Ne duhet të punojmë më shumë për të ngushtuar hendekun fshat-qytet. Fshatrat janë akoma mbrapa. Është njëra nga gjërat që mua më lë natën pa gjumë. Në këtë fushë duhet urgjent që ky projekt i 100 fshatrave të shkojë në marshin e pestë”.

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi nga studio e emisionit “ Opinion” në Tv Klan se në 30 Qershor do të ketë zgjedhje edhe nëse opozita nuk do të marrë pjesë. Veliaj, tha se Partia Socialiste nuk do të ndalë së ftuari qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Unë nuk kandidoj për të marrë pëlqimin e opozitës. Unë kandidoj për të marrë uratën e zgjedhësve. Nëse opozita nuk vjen është turpi i tyre. Unë jam betuar një muaj pasi u votova në zgjedhjet e qershorit 2015. Do të thotë që mbas betimit tim në 4 vjet pra në 30 Korrik skandon mandati im. Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të firmosë çdo ditë. Unë kam një bllok tre orë vetëm firmos shkresa nga toka që shpronësoj për varreza, nga qumështi që shkon nëpër kopshte e çerdhe, nga pemët që do mbillen, nga ujësjellës kanalizmet, nga mbledhjet e bordit që caktohet si duhet të zgjerohet Bovilla. Pra në dallim nga ministria që ka një titullar politik dhe sekretar të përgjithshëm që menaxhon administratën, menaxheri i qyetit është i njëjti person, kryetari i Bashksië. Pra, në momentin që kryetari i Bashkisë nuk bën punën e vet do të thotë që nuk shkon nesër furnizimi në kopshte e çerdhe”,u shpreh Veliaj.

Veliaj e quajti të papranueshme sjelljen e opozitës dhe ajo nuk mund ti imponohet një shumice të ligjshme të dalë nga vota.

“Ky është bullizëm. Të gjithë prindërit që na ndjekin i mësojnë fëmijët e tyre. Nëse tek klasa jote është një pakicë, një rrugaç, një lac i vogël që ju detyron të bëni gjëra kundër vullnetit tuaj, ju do grupoheni bashkë do i thërrisni drejtoreshës, i thoni mësuese, pra të bërit me dhunë të një dëshire, të një minorace nuk mund të jetë rend shoqëror, nuk mund të pranohet si normë, ndaj ajo që thoni është le të bëjmë atë gjë që shqiptari ka bërë tipikisht që është shprehja hapi rrugë budallait. Si mund t’ui hapim rrugë budallait”, tha kreu i bashkisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ripërsëritur vendosmërinë për të ndërtuar teatrin e ri dhe për të shembur atë ekzistues.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Veliaj theksoi se ditët në vijim pritet që të dalë një vendim i Këshillit të Ministrave.

“Javën tjetër do të kemi një VKM që krijon një komision që kryetari i Bashkisë drejton garën për teatrin. Do të lihet gara për 40 ditë, më pas apelimi ka kohë 30 ditë dhe pastaj do të ndërtohet teatri. Ne reflektuam, edhe pse kishim shumicën. Unë nuk flas për prishje, do të ndërtohet teatri i ri. Ky teatër u bë ambient provizor për shtatë vite, që ishte kinema për ushtarët e kazermës, nuk do të jetë më. Me atë kapacitet, nuk na vlen sot. Së pari, të pyesësh artistët ndërrohen në korridor. Projekti është i papërfunduar. Ky teatër nuk do të jetë më, do të kemi një teatër të ri modern për 100 vitet e ardhshme. Nuk ka asnjë vlerë që mund të riparohet. Sot shumica e veprave në teatër kanë nevojë për një skenë fundore, kanë nevojë të kenë shumë ambiente. Ne do të kemi një teatër të ri”.

I pyetur edhe për zërat kundër prishjes së teatrit, gazetari Blendi Fevziu e pyeti kryebashkiakun përse nuk organizon referendum ku qytetarët të votojnë nëse janë pro apo kundër prishjes së godinës ekzistuese.

Në këtë aspekt, kryebashkiaku Veliaj u përgjigj se referendumi më i mirë për këtë janë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

“Referendumin e kemi në 30 Qershor. Në 30 Qershor ne kemi një referendum për të gjitha”.

Gjysma e ndërtimeve të Bashkisë janë ndërtime publike, që gjithashtu marrin leje ndërtimi, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri”. Kështu u shpreh kreu i Bashkisë, Erion Veliaj gjatë intervistës së tij me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

“Gjysma e ndërtimeve të Bashkisë së Tiranës janë ndërtime publike, që gjithashtu marrin leje ndërtimi, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri. Pazari i ri është 14 mijë metra katrorë, sheshi “Skënderbej” 92 mijë metra katrorë, “Bulevardi i ri” është 115 mijë metra katrorë, stadiumi kombëtar është 46 mijë metra katrorë. Këto brenda 500 mijë metrave katrorë, nga të cilat vazhdohet pastaj me hotele, shërbime, tregje, në total 267 mijë. Pra gjysma e lejeve të bashkisë janë vetëm për publike. 80 % e këtyre ndërtimeve janë jashtë Unazës së re”, tha Veliaj.

Sipas Veliajt, ka qenë parardhësi i tij, Lulzim Basha ai që ka dhënë më shumë leje.

Ne kemi dhënë 550 mijë metra katrorë ndërtim në 2018, Lulzim Basha në 2014 ka dhënë 660 mijë metra katrorë ndërtim.

Albsig!