Të ftuar:

Artan Hoxha,

Gjergji Bojaxhi,

Gjergji Buxhuku,

Shemsi Prençi

Në studion e emisionit “Opinion”, gazetari Artan Hoxha është shprehur se interesat për naftën shqiptare dhe rafinerinë e saj, kanë qenë të hershme nga Azerbajxhani dhe konkretisht nga vetë presidenti i këtij vendi, Alev. Hoxha ka treguar se në 7 Shkurt 2010, në Durrës është plagosur një shtetas azerbajxhanas. “Rastësisht u plagosën edhe dy të tjerë. Autori u largua. Personit të plagosur iu fsheh identtieti. Mbi të gjitha ai ka qenë i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit. Ky punonjës ishte i kompanisë azere dhe kishte ardhur në Shqipëri, sepse kishte një problem financimi. Në spital ushtarak ka patur trajtim të veçantë. Çështja është mbyllur shumë shpejt. Ai ka thënë se kishte ardhur në Tiranë se i kishin borxh 130 milionë dollarë. U bënë të gjitha rrugët e mundshme, që historia të mbyllej. Ky ishte një njeri i afërt i presidentit azer Aliev, që gjithashtu ishte pjesë e kombinimit. 75 milionë euro aty janë dhënë kredi nga banka shtetërore e Azerbajxhanit”.

Rezart Taçi ka ndërhyrë sërish në emisionin “Opinion” duke mohuar që ndaj tij të ketë nisur një hetim, sikurse sot u tha në media lidhur me aktivitetin e tij të dikurshëm dhe borxhet e pashlyera ndaj shtetit shqiptar. Ndërkohë, Besjan Pesha ka ndërhyrë duke deklaruar se e ka të konfirmuar nga oficerë të policisë, që Taçi është nën hetim edhe për përdorim të TVSH-së fiktive. Gazetari Artan Hoxha e ka pyetur nëse Taçi ka patur presion nga shteti shqiptar për t’u detyruar ta lëshojë kompaninë në vitin 2013. Taçi është shprehur se askush nuk e ka detyruar ta shesë kompaninë.

Në studion e emisionit “Opinion” Gjergj Buxhuku ka sqaruar dy elementë shumë të rëndësishëm lidhur me tregun e naftës në vend. Së pari ai ka sqaruar, se prishja e zinxhirit të nxjerrjes, përpunimit dhe shitjes së naftës është një nga arsyet që kanë çuar në uljen e cilësisë dhe shkaktimin e evazionit fiskal, ndërsa ka deklaruar se tregu i naftës është ndër më të mëdhenjtë në vend. Xhiroja vjetore e naftës i kalon 1 miliardë dollarët, çka lë të kuptohet që humbja prej 704 milionë dollarësh e akumuluar në vite është shumë më e vogël se xhiroja vjetore e qarkulluar në vend.

Ish-Drejtori i Policisë së Fierit Shemsi Prençi ka folur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me operacionin e ndërmarrë në vitin 2009, kur 730 tonë naftë u sekuestrua. Ai ka theksuar se e gjithë veprimtaria e paligjshme, ka patur mbështetje nga lart dhe nga strukturat qëndrore shtetërore dhe nafta virgin faturohej sikur do te shkonte jashte vendit, por nuk dilte kurre nga kufiri dhe mbetej ne Shqiperi, ku perzjehej me naften e karburanteve. Prençi ka shtuar se kompania Armo dhe uzina në Ballsh kanë qenë objekte të rëndësisë së veçantë dhe se shteti duhet ta trajtojë.

Gazetari Artan Hoxha është shprehur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se në Shqipëri pak kohë më parë ka qenë duke u hetuar një transfertë parash e bërë nga Panamaja, në një vlerë prej 2 milionë euro. Por, por sipas Hoxhës, kjo transfertë e dyshimtë nuk ka mundur të hetohej, sepse për shkak të ndërhyrjes së fuqive madhore, hetimi është mbyllur.