Të ftuar:

Saimir Kodra – Drejtuesi i emisionit “STOP”

Iris Luarasi – Petagoge

Ergys Mertiri – Psikolog

Eliona Kulluri – Psikologe

Denada Seferi – Drejtore e Programeve të Zhvillimit të Kujdesit Shëndetësor dhe Social

Matilda Tyli – Ndihmëskomisionere e Avokatit të Popullit

Genta Kaloçi, e njohur si psikologe dhe një anëtare e Partisë Komuniste të Shqipërisë, shokoi opinionin publik, duke shprehur kënaqësi për vdekjen e djalit të vetëm të shkrimtares Flutura Açka, në lule të moshës, vetëm 18 vjeç.

Në lidhje me deklaratën në fjalë, piskologia Eliona Kulluri, të martën, në emisionin ‘Opinion’ theksoi se është një alarm jo vetëm për radikalitetin që ka në shoqërinë tonë, por edhe për gjuhën e urrejtjes.

Kulluri tha se ky nuk është një fenomen i shkëputur, por është një fenomen që ne e kemi prezent në shoqërinë tonë dhe është mirë që të flitet shpesh për këtë gjë.

Kaloçi edhe pse një ateiste, e shikon ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit të vetëm të shkrimtares Açka, jo si një gjëmë apo fatkeqësi, por si një drejtësi e ardhur nga lart dhe e provokuar për shkak të bindjeve të saja anti-komuniste.

Komenti i shkruar nga ajo një ditë më parë, po bën xhiron në rrjetin social Facebook, duke provokuar irritim tek lexuesit sa dhe mbështetje tek shokët e saj ideologjik.

Si për të mos u mjaftuar me kaq, ajo ndjehet mirë edhe për faktin se gjëma ka prekur edhe të tjerë anti-komunistë në vend, disa nuk kanë krijuar familje dhe disa të tjerë për shkak të fatkeqësive të ndryshme kanë përjetuar tragjedi.

Duke përfshirë: Visar Zhitin, Spartak Ngjelën, Avenir Pekën, Maks Velon etj.

“Natyra i godet me shfarosje të farës, fëmijëve të parë dhe të vetëm, pikërisht atëherë kur mendojnë se kanë siguruar pasardhësin e tyre dhe gjoja kanë përjetuar prindërimin e budallëkut dhe injorancës së tyre”,- shkruan ajo.

Ndërsa shton: Përse pasardhësit e kolosit nuk i ka goditur fati me fatkeqësi natyrore (përveçse me padrejtësi e krime njerëzore) Asgjë nuk është rastësi. Mendojeni këtë variant kaq të thjeshtë, se kuptimi i së drejtës dhe jetës fshihet në këto raste e detaje kaq të thjeshta. Gjithçka shpaguhet në jetë, sidomos mosmirënjohja dhe padrejtësia kur i jep gojës para mëndjes.

Emisioni ‘STOP’ solli pamjet e një dhune verbale dhe fizike ndaj fëmijëve të një jetimoreje në Vlorë, duke shokuar edhe njëherë tjetër opinionin publik.

Në lidhje me këtë skandal, Denada Seferi, drejtore e Programeve të Zhvillimit të Kujdesit Shëndetësor dhe Social, deklaroi në emisionin ‘Opinion’ se edukatoret e jetimores së Vlorës do të ndiqen penalisht për aktin e tyre që kanë kryer.

Në lidhje me profilin e tyre arsimor, Seferi tha se eduktoret janë me arsim të lartë, ndërsa kujdestarët edhe me arsim të mesëm.

Drejtuesi i emisionit “STOP”, Saimir Kodra, është shprehur se kamerat e fshehta të emisionit investigativ që ai drejton kanë arritur të sigurojnë pamje të dhunës që ushtrohet ndaj moshave të thyer në azilet e pleqve.

Kodra deklaroi në emisionin ‘Opinion’, të martën, se këto materiale mund të publikohen në ditët në vazhdim.

Prej disa kohësh, opinioni publik është shokuar nga dhuna e ushtruar në kopshte të ndryshme ndaj fëmijëve të mitur në kryeqytet dhe në disa shtëpi jetimore në qytete të ndryshme të vendit, por siç duket dhunës nuk i kanë shpëtuar edhe të vjetrit në azilet e pleqve.

*************************************

Libri i rralle qe zoteron Shqiperia!