Opinion: Kush do të qeverisë Kosovën?

Opinion: Kush do të qeverisë Kosovën?

Autori: Blendi Fevziu

21:51 07/10/2019

Të ftuar: Fitim Zekthi, Klejdi Kelliçi, Agim Nesho, Donika Emini dhe Adri Nurellari; Në lidhje në Skype Baton Haxhiu-Drejtor i Klan Kosova

Baton Haxhiu: Albin Kurti ka vetëm një rrugë

Drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu, tha se Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka vetëm një rrugë për koalicion paszgjedhor, dhe ajo është koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Albin Kurti ka vetëm një rrugë, vetëm LDK. Sepse ai duhet të ketë ashtu siç e ka premtuar 60 vota shqiptare që të mos varet nga Lista Serbe. Për këtë arsye, koalicionin mund ta bëjë vetëm me LDK, sepse mundësitë për një gjë tjetër janë të kufizuara. Kadri Veseli ka thënë se do të dalë në opozitë dhe se do të kërkojë sqarime nga Kurti për ato që ai ka kundërshtuar në 5 vitet e fundit.”

Për Baton Haxhiun, rezultati nuk ishte surprizë, “pasi kjo votë refuzuese për pushtetin ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara. Por në zgjedhjet e kaluara në momentet e fundit u bë një koalicion i madh mes tri partive politike.”

Ai tha se është pritur që nëse do të kishte garë vetëm mes partive politike, do të fitonte LDK ose LVV.  “Unë jam i lumtur që LVV dhe Albin Kurti do të kenë rastin që të mos jenë opozitar më për arsye se miti i opozitarizmit të Vetëvendosjes nuk do të jetë më prezent më prezent në Kosovë. Ata do t’i provojmë duke hyrë në qeveri.

Haxhiu tha se Kurti do të negociojë me Kryetarin e LDK, Isa Mustafën, sepse kjo parti edhe më herët e ka bërë të ditur se edhe sikur të fitonte zgjedhjet, Vjosa Osmani do të ishte e mandatuar për kryeministre ndërsa Mustafa për negociata.

Pse u ftohën Rama dhe Kurti?

Baton Haxhiu është i mendimit se nëse Albin Kurti merr drejtimin e qeverisë së Kosovës, ai duhet t’i kërkojë falje Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, në mënyrë që të krijojë një marrëdhënie të re me Tiranën Zyrtare. Ai i bëri komentet në një lidhje në Skype në emisionin “Opinion”, ku u pyet për raportin që do të ketë mes Shqipërisë dhe një qeverie të mundshme Kurti. Duke kujtuar se Kurti kishte vajtur tek Presidenti Ilir Meta dhe kishte gënjyer për Ministrin Cakaj, Haxhiu e cilësoi këtë si gabimin e tij më të madh politik.

Blendi Fevziu: Brenda kontekstit të transformimit që ka pësuar vetë Vetevendosja, ka qenë për një qëndrim shumë më refraktar të shtetit të Kosovës dhe pak më e hapur për një shtet të shqiptarëve, edhe për bashkimin me Shqipërinë. Madje ka vendosur ta shtrijë aktivitetin e saj edhe në Shqipëri. Çfarë raporti do të ketë mes Albin Kurtit, pra një qeverie të mundshme Kurti dhe Tiranës Zyrtare? Kam përshtypjen se me Ramën i ka për momentin të këqija marrëdhëniet. Përse u ftohën këta të dy?

Baton Xhahiu: Unë mendoj që Albin Kurti ka bërë gabimin e tij të jetës, politik, për arsye se ka bërë gjëra që nuk bëhen nga një lider politik. Ka shkuar te Presidenti i vendit dhe ka gënjyer se Ministri i Jashtëm ka kontrabanduar me armë, vetëm për ta ndaluar që të jetë Ministër i Jashtëm dhe ka bërë një linçim publik dhe ai linçim për tradhti e ngatërron bukur shumë marrëdhënien mes qeverisë shqiptare dhe Albin Kurtit.

Blendi Fevziu: Po çështja e qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë nuk është çështje e kimisë së personave, është çështje e institucioneve kam përshtypjen.

Baton Xhahiu: Po, por ai ka shpallur zotin Rama dhe zotin Cakaj tradhtar dhe unë nuk e di sesi do ta ndërtojë një marrëdhënie të re nëse nuk kërkon falje.

“Albin Kurti do të jetë Kryeministër i dobët”

Albin Kurti do të jetë një kryeministër i dobët për shkak se do ta ketë të kufizuar mundësinë për të marrë vendime. I këtij mendimi është Adri Nurellari, i cili ishte mbrëmjen e kësaj të hëne ishte i ftuar në emisionin “Opinion”. Sipas tij, mungesa në lojë e Nismës, bën që Kurti të jetë i varur nga LDK.

Blendi Fevziu: Ku do të trokasë Albin Kurti?

Adri Nurellari: Me LDK, sepse moskalimi i pragut të Nismës e ka kushtëzuar dhe e ka kufizuar mundësinë për të marrë vendime dhe kjo do ta bëjë kryeministër të dobët. Do të jetë kryeministër i dobët sepse nuk ka mundësi të shantazhojë LDK-në. Nëse për shembull do të ishte Nisma në lojë, do ishte bërë një koalicion më Nismën, me AAK, edhe me LDK-në, por ama asnjë palë nuk do kishte mundësi me e bllokuar. Tanimë do të jetë e varur nga LDK.

Blendi Fevziu: A është e gatshme LDK të pranojë Albin Kurtin kryeministër.

Adri Nurellari: Besoj se po. Sidomos në kushtet aktuale ku faktikisht, pavarësisht pompozitetit të madh për të fituar, nuk ka marrë më shumë vota se 2017-ta, pra janë pak a shumë i njëjti nivel./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

21:51 07/10/2019
KPT
KPT
UKT