Të ftuar:

Armand Shkullaku – Gazetar

Prenc Zogaj – Analist

Gazmend Bardhi – Ish Ministër i Drejtësisë

Romina Kuko – Zv Ministre e Brendshme

Mustafa Nano – Gazetar

Ervis Iljazaj – Gazetar

Në tel:

Taulant Balla – Kreu i grupit paralamentar të PS

Në lidhje te drejtpërdrejtë:

Xhovalin Loka – Drjetori i Departamentit të Sigurisë Publike

 

Gazetari Mustafa Nano ka kërkuar ndjesë publike për sjelljen e tij në emisionin “Opinion” në Tv Klan dy ditë më parë, kur debatoi ashpër me deputetin e PD Ervin Salianji.

Mbrëmjen e sotme në “Opinion”, Nano tha se sjelljen e tij nuk e justifikon asgjë, dhe për këtë arsye i ka kërkuar ndjesë publikut.

“Sjelljen time nuk e justifikon asgjë, as personi që mund të kem përballë që mund të ma heqi petllën. U kërkoj ndjesë të gjithëve, shpresoj të mos përsëritet. Meraku im është nëse këto shumëfishohen si sjellje, terrorizojmë një popullsi të tërë”, u shpreh gazetari Mustafa Nano.

Ky i fundit debatoi me deputetin Salianji në emisionin e dy ditëve më parë në “Opinion” kur diskutohej për dosjen “Babalja”.

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, publikoi disa dokumente të Prokuorisë së Përgjithshme nga Drejtoria e Përgjimeve, ku sipas tij përfshihet kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Bardhi tregoi se e gjithë shteti është vënë në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik.

Ai tregon se ajo çfarë është dokumentuar gjatë këtyre ditëve ka qenë thjesht një shpikje, apo krijesë e një skenari mafioz nga kryeministri dhe ministri i tij i Brendshëm, për të mbrojtur Agron Xhafën.

Ish-ministri deklaroi se këto dokumente të publikuara nga Partia Demokratike, ndodhen në fashikullin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, deklaroi se tabulatet telefonike nuk janë marrë për t’u hetuar nga prokuroria, por nga oficerë të Fatmir Xhafës.

Bardhi tha në studion e emisionit “Opinion”, se Fatmir Xhafaj duhet të largohet nga posti i ministrit, që të ketë një hetim të pavarur.

Sipas tij, mostrat e zërit, janë marrë nga një ekspert, vartësi i Fatmir Xhafës.

Përfaqësuesit e të dy kampeve politike, ish-ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi dhe zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko, të enjten, janë përplasur në lidhje me hetimin e mostrave të zërit të Agron Xhafës, nëse ato janë marrë nga vartës të Fatmir Xhafës.

Duke treguar live një dokument, Bardhi tregon se është procesverbali i mostrave të zërit të Agron Xhafës, ku tregohet se janë marrë për t’u hetuar nga vartës të Fatmir Xhafës.

Nga ana tjetër, zv/ministrja deklaron se mostrat e zërit nuk mund të merren nga vartës të Xhafës, pasi ekziston një procedurë e caktuar nga laboratori i ekspertizës.

Kreu i grupit paralamentar të PS, Taulant Balla, të enjten, ndërhyri në një lidhje telefonike në emisionin ‘Opinion’, duke deklaruar se nuk ekziston asnjë akuzë ndaj tij nga ndonjë burim tjetër, përveçse nga PD.

Balla u shpreh se të dy numrat e telefonit që janë publikuar, janë anëtarë të bandës së Sali Berishës.

Blendi Fevziu: Pse Alizoti përmend emrin tënd në çdo bisedë?

Balla tha se nuk e ka takuar asnjëherë Fredi Alizotin dhe as nuk ja ka parë ndonjëherë sytë.

Ai tregoi se në këto përgjime ka dalë emri i tij për t’a përfshirë, por edhe ai i drejtorit të Policisë, për të shpëtuar varkën e mbytur të ‘Babales’.

Në studion e ‘Opinion’, mbrëmjen e kësaj të enjte gazetari Armand Shkullaku ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me Prokurorinë e Përgjithshme dhe hetimet që ka ndërmarrë për videopërgjimin, ku sipas PD është i përfshirë vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Unë me vëzhgimin që i kam bërë çështjes kam arritur në këtë përfundim, pa u futur tek mostrat e zëri nëse janë apo s’janë të vërteta.

Që në rastin konkret nuk po them Ministria e Brendshme se Ministria kuptohet, është palë, është ministri i vet i përfshirë në këtë gjë.

Prokuroria më ka ngritur shumë dyshime. Në radhë të parë ne kemi një aferë ku denoncohet një person që është volli i ministrit të Brendshëm. Ke videopërgjimin ‘Babale1’ dhe supozojmë që PD ka paguar dhe kjo nuk është e vërtetë. Tani Prokuroria a mund të nisi një hetim. Merret apo nuk merret vërtetë me trafik droge. Çfarë bën ky njeri në Vlorë. Dhe Prokuroria çështjen e parë që ka hapur është për manipulim. Ç’është kjo Prokurori që nuk e shqetëson trafiku i drogës në Vlorë”, shprehet Shkullaku.

Kreu i grupit paralamentar të PS, Taulant Balla, të enjten, ndërhyri në një lidhje telefonike në emisionin ‘Opinion’, duke deklaruar se nuk ekziston asnjë akuzë ndaj tij nga ndonjë burim tjetër, përveçse nga PD.

Balla u shpreh se të dy numrat e telefonit që janë publikuar, janë anëtarë të bandës së Sali Berishës.

Blendi Fevziu: Pse Alizoti përmend emrin tënd në çdo bisedë?

Balla tha se nuk e ka takuar asnjëherë Fredi Alizotin dhe as nuk ja ka parë ndonjëherë sytë.

Ai tregoi se në këto përgjime ka dalë emri i tij për t’a përfshirë, por edhe ai i drejtorit të Policisë, për të shpëtuar varkën e mbytur të ‘Babales’.

“Garantoj me përgjegjësi se as ja kam parë ndonjëherë fytyrën dhe as e kam takuar ndonjëherë”.

Me këto fjalë ka reaguar kreu i deputetëve të PS-së Taulant Balla për përfshirjen e emrit të tij në përgjimet e Fredi Alizotit, njeriut që thotë se është ai që inskenoi skandalin e Babales.

Në një prononcim me telefon në emisionin “Opinion”, Balla mohoi të jetë ai “Taulanti nga Librazhdi”.

“Është bërë publike se ai është vënë në përgjim për të baltosur mua dhe kreun e policisë së shtetit. 340 faqet që ka në dorë gjejeni që Taulanti nga Librazhdi është Taulant Balla. Gjejeni që i të më ketë takuar ndonjëherë mua po PD-në. Që nesër Salianji të shkojë në prokurori që bëjë denoncim për mua. Unë nuk kam takuar apo folur ndonjëherë. Nuk është provë që një person që po mbytet të përmendë emrin tim” – tha Balla.

Në studion e emisionit ‘Opinion’ u publikuan katër akuza të bëra nga opozita, Fredi Alizoti dhe Emiljano Nuhu në lidhje me Taulant Ballën.

1-Balla është akuzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për lidhje me një njeri me precedent penal në fushën e narkotikëve.

2-Nga kreu i PD-së, Lulzim Basha për çështjen e ‘Toyota Yaris’, për të cilën është edhe në gjyq me kreun e PD.

3-Është akuzuar nga Fredi Alizoti që ka kërkuar t’a takojë dhe të ndërhyjë në çështjen ‘Babale’.

4-Akuzuar nga Emiljano Nuhu për çështjen Xhisiela.

Nga ana tjetër, ishte vetë Taulant Balla që përmes një ndërhyrje live për Opinion, i hodhi poshtë këto akuza, duke deklaruar se nuk ekziston asnjë akuzë ndaj tij apo nga ndonjë burim tjetër, përveçse nga PD.