Të ftuar:

Mark Marku – Analist

Ylli Manjani – Ish Ministër i Drejtësisë

Iris Luarasi – Petagoge

Ervis Iljazaj – Gazetar

Bledi Kasmi – Gazetar

 

Kush e pergjaku kryeredaktorin e RD?

Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi ka folur për herë të parë në emisionin “Opinion” pas incidentit që ndodhi në protestën e opozitës ditën e shtunë. Gazetari Kasmi ka treguar momentet e para se si u tensionua situata mes protestuesve dhe policisë, pikërisht në momentin kur vet ai u qëllua me shkop gome në kokë nga efektivët. Ai deklaroi se në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar ka qenë si gazetar dhe jo si protestues.

Kasmi në studion e emisionit ‘Opinion’, ndërsa shpjegonte rreth asaj se çfarë ndodhi, theksoi se u gjend në një pozicion jo të duhur, pasi ishte duke realizuar disa fotografi për t’i postuar menjëherë në versionin online të gazetës së RD-së.

Kryeredaktori deklaroi se sulmi ndaj tij erdhi për shkak të detyrës, pasi ishte i vetmi që u sulmua. Në lidhje me shtyrjen e paretës metalike të gardhit rrethues, tha se nuk kishte rrugë tjetër, pasi duhej të shpëtonte se situata u vështirësua, duke nënkuptuar se nuk ishte pjesë e protestuesve, por pjesë e shtypit.

“Shkopi që më goditi nuk është i gomës, por është një shkop metalik hekuri. 10-15 centimetrat e para ky shkop i paska gome. Në momentin që goditet ka një pjesë hekuri. Ai është një shkop me hekur. Po ta shihni ne video, ka një moment të rëndësishëm, polici vjen nga pas dhe shkëmbehet me tjetrin dhe më godasin vetëm mua. Për ‘pse’-n duhet të pyesim. Sapo u godita, ika menjëherë. Ishin edhe dy deputetë të PD që më ndihmuan. Aty nuk kishte çarje rrethimi, pasi nuk ishte protestë e dhunshme. Nuk kishte goditje me gurë,”- tha Kasmi.

Gjykata liron Saimir Tahirin!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të hënën, deklaroi se një shtet që mburret me arrestimet është një shtet i dobët.

Manjani tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se shteti nuk duhet të krenohet me arrestime, por me faktime.

“Ky shtet nuk ekziston, pasi mundohet të bëjë show me arrestime. Masat e sigurisë, nuk është gjykimi për fajësinë apo pafajsinë. Këto janë masa të përkohshme që shteti mund t’i marrë në kushte shumë të veçanta“,- tha ish-ministri.

Manjani: Unë jam i bindur në këtë çështje, nuk ka patur ndonjë zhvillim të madh. Provat qeveria i ka zhdukur. Shteti ka zhdukur provat. Ata kanë dosje me letër, por nuk kanë prova pasi ato janë zhdukur. është e kollajtë të thuash se drejtësia nuk funksionon, por shteti me këtë drejtësi ka funksionuar. Drejtësia që këta po bëjnë është një drejtësi që po ndëshkon politikisht.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të hënën, është shprehur se në Shqipëri ka më shumë persona të paraburgosur se të burgosur.

Manjani në studion e emisionit ‘Opinion’, deklaroi se një shtet inekzistent prodhon një situatë të tillë.

Sipas tij, edhe reforma e re, apo ata të rinj që do vinë nuk do të zgjidhin gjë, pasi ligji është aty dhe nuk ka lëvizur.

‘Kjo reformë është të heqim këta dhe të vinë ca të tjerë. është pak a shumë si plepat e Saliut, por tani nuk janë plepat, por Vettingu që bën shoku Fatmir tek Pallati i Kongreseve dhe kjo është e vërteta‘, -tha Manjani.

Më herët, ish-ministri i Drejtësisë theksoi se një shtet që mburret me arrestimet është një shtet i dobët.

Manjani deklaroi se shteti nuk duhet të krenohet me arrestime, por me faktime.

“Ky shtet nuk ekziston, pasi mundohet të bëjë show me arrestime. Masat e sigurisë, nuk është gjykimi për fajësinë apo pafajsinë. Këto janë masa të përkohshme që shteti mund t’i marrë në kushte shumë të veçanta“, -tha ish-ministri.

Në lidhje me çështjen Tahiri, Manjani tha se është i bindur se në këtë çështje nuk ka patur ndonjë zhvillim të madh, pasi provat qeveria i ka zhdukur.

“Shteti ka zhdukur provat. Ata kanë dosje me letër, por nuk kanë prova pasi ato janë zhdukur. është e kollajtë të thuash se drejtësia nuk funksionon, por shteti me këtë drejtësi ka funksionuar. Drejtësia që këta po bëjnë është një drejtësi që po ndëshkon politikisht“,- tha ai.

Protesta e opozites!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të hënën, tregoi procedurën ligjore që duhet të realizojë prokuroria për akt-ekspertimin e audio-përgjimit, të publikuar për herë të parë nga Partia Demokratike dhe ku vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj akuzohet se është pjesë e trafikut të drogës në Vlorë.

Manjani në studion e emisionit ‘Opinion’, deklaroi se dy personat që komunikojnë dhe janë personazhe në audio-përgjim, duhet të thirren dhe të shkojnë tek zyra e ekspertit dhe të realizojnë regjistrimin.

Ish-ministri i Drejtësisë, theksoi se akt-ekspertim do të thotë vetëm atëherë kur ata dy personazhe, duhet të jenë prezent dhe të flasin, si dhe të lexojnë tekstin e dhënë, që të jetë i besueshëm nesër nga gjykata.

Sipas tij, kjo është procedura ligjore që duhet të ndiqet në lidhje me këtë rast, çdo gjë tjetër është e kotë dhe i shërben manipulimit të provave dhe të vërtetës.

Manjani: Të dy personat duhet të shkojnë tek zyra e ekspertit dhe të realizojnë regjistrimin. Me qëllimin se ky akt-ekspërtimi të jetë i besueshëm nesër nga gjykata dhe kjo është procedura. Historitë e tjera janë përralla. Ai mund të dalë se zëri nuk është origjinal, por një gjë të tillë na e ka thënë kryeministri. Pse të harxhojmë lekët tek italianët. Ky është muhabet kot. Edhe njëherë, ekspertim do të thotë: personat që dyshohen se kanë qenë personazhe të audi-përgjimit, të jenë prezent dhe të flasin, të lexojnë atë tekstin dhe kjo është procedura ligjore në këtë rast.