Të ftuar:

Mustafa Nano – Gazetar

Fitim Zekthi – Opinionist

Armand Shkullaku – Gazetar

Lorenc Vangjeli – Analist

Mentor Kikia – Gazetar

Në lidhje të drejtpërdrejte: Enkelejd Alibeaj – Ish-deputeti i PD

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i është përgjigjur mbrëmjen e së hënës kërkesës së Ramës për dialog.

Në një lidhje me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Alibeaj tha se nuk ka asnjë mundësi dialogu me Ramën.

Blendi Fevziu: Alibeaj, ka një reagim Rama ku thotë: Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobusin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do flasim?

Ka përdorur të njëjtën frazë që e ka përdorur edhe me studentët. Me sa duket, Rama po kërkon të flasë, nëse unë i referohem kësaj fraze, shpresoj të mos e interpretoj gabim, që kërkon të flasë, pra të takohet me Bashën, do jeni ju të gatshëm të takoheni dhe të bisedoni me këtë mazhorancë apo jo?

Enkelejd Alibeaj: Nuk ka pazar me të keqen, nuk ka pazar me terroristët kundër popullit shqiptar. Kjo historia se kur do flasim, në fakt ai nuk është personi me të cilin mund të flitet në këtë rast, sepse ajo që po kërkojmë ne deri tani është të mos jetë kryeministër uzurpator, siç është, i këtij vendi. Ajo çfarë ka bërë ai në vitin 2016 në Dibër dhe në 2017 është e ditur. Ai duhej të ishte në burg o zotëri, nuk duhej të ishte personi që shkruan në Twitter. Ajo çfarë i kemi kërkuar ne është një kërkesë fare legjitime, civile, politike mbi të gjitha, për të garantuar zgjedhjet.

Blendi Fevziu: Pra me Edi Ramën nuk do të flisni?

Enkelejd Alibeaj: Jo.