Opinion – Kush ishte shqiptari që pagoi zyrtarin e FBI?


Opinion – Kush ishte shqiptari që pagoi zyrtarin e FBI?

Autori: Blendi Fevziu

00:42 25/01/2023

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Në studio: Poli Hoxha, Enton Abilekaj, Lorenc Vangjeli, Iris Luarasi. Në lidhje skype: Keida Kostreci

Poli Hoxha: McGonigal i ka dhënë pajisje të FBI-së politikanit dhe biznesmenit shqiptar

Charls McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së i akuzuar në SHBA për disa vizita të padeklaruara në Shqipëri gjatë kohës që ka qenë në detyrë, dyshohet se është paguar 225 mijë Dollarë nga një ish-oficer i shërbimit sekret të Shqipërisë për lobim në Amerikë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Poli Hoxha është shprehur se “Charls McGonigal ka furnizuar me pajisje të FBI-së politikanin dhe biznesmenin shqiptar”, emri i të cilit akoma nuk është bërë i ditur.

Poli Hoxha: Ky i furnizon madje dhe me pajisje të FBI-së dhe këtë edhe politikanin në Kosovë që janë pajisje përgjimi.  

Blendi Fevziu: Si, si?

Poli Hoxha: Po, pra është një pikë tjetër aty në dosje që pasi bisedojnë, hanë dhe pinë bashkë me B-në dhe me politikanin e rëndësishëm dhe me biznesmenin, të dy këta i ngrejnë shqetësimin dhe i thonë që ne duan të na vrasin, duan që të na bëjnë një atentat.

Blendi Fevziu: Ky ishte biznesmeni-politikan shqiptar?

Poli Hoxha: Po, po, biznesmeni dhe politikani shqiptar. Dhe ky thuhet në dosje, ju jep pajisje të FBI-së. Të njëjtën gjë bën dhe kur shkon në vizitë. Ka ardhur në datë 7 këtu, ka takuar kryeministrin, ka qëndruar 3-4 ditë këtu. Në datë 10, bashkë me Nezën ka ikur në Kosovë. Ka takuar edhe atje një politikan shumë të rëndësishëm dhe politikanin në Kosovë e pajis me mjete të FBI-së.

Blendi Fevziu: Edhe këtë e di dhe se thua?

Poli Hoxha: Këtë e ka nxjerrë Kokalari fare.

Enton Abilekaj: Ramushi.

Poli Hoxha: Edhe këtë e pajis me mjete të FBI-së.

Poli Hoxha: Gazetarët amerikanë kanë “bombarduar” Ramën me telefonata direkte

Kryeministri Edi Rama është akuzuar sot nga opozita shqiptare se ka patur lidhje me ish-zyrtarin e FBI-së Charls McGonigal i cili është akuzuar në SHBA për udhëtime të padeklaruara në Shqipëri dhe që dyshohet se ka marrë 225 mijë Dollarë në vendin tonë për një çështje lobimi.

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se e disponon dosjen amerikane. Sipas tij, pas publikimit të këtij lajmi nga mediat në SHBA, shumë gazetarë amerikanë kanë telefonuar Kryeministrin Edi Rama për t’i kërkuar informacione lidhur me këtë çështje.

Por sipas gazetarit Hoxha, Rama u është shprehur vetëm se do të fliste “off records” me gazetarët amerikanë.

Poli Hoxha: Gazetarët, analistët, mediat më të mëdha amerikane, do të jap lajmin, po e them publikisht, le të dalë z.Rama të ma përgënjeshtrojë, dhe të Europës, por sidomos amerikanët, e kanë bombarduar z.Rama me telefonata direkte. Ka 24 orë po them. Dhe përgjigjia është vetëm off records.

Blendi Fevziu: Ç’domethënë off records?

Poli Hoxha: Domethënëhajde bisedojmë por jo… off records në median amerikane është që mos më publiko.

Lorenc Vangjeli: Që gazetarët e huaj kërkojnë shpjegime nga Rama…

Poli Hoxha: Po pse nuk e jep shpjegimin more zotëri…

Lorenc Vangjeli: Kjo është tjetër histori.

Poli Hoxha: Le të thotë unë s’kam punë në Amerikë.

Abilekaj: McGonigal është korruptuar nga qeveria shqiptare me 225 mijë Dollarë

Charls McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së i akuzuar në SHBA për disa vizita të padeklaruara në Shqipëri gjatë kohës që ka qenë në detyrë, dyshohet se është paguar 225 mijë Dollarë nga një ish-oficer i shërbimit sekret të Shqipërisë për lobim në Amerikë.

Gazetari Enton Abilekaj thotë se referuar dosjes hetimore, Charls McGonigal është korruptuar nga qeveria shqiptare përmes 2 njerëzve të afërt me qeverinë.

Më 25 Nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi Departamentin e Drejtësisë, prokuroi i referuar më lart për një hetim të ri penal të mundshëm që përfshin një shtetas amerikan, i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në SHBA në emër të një partie politike shqiptare, parti e ndryshme (rivale) nga ajo në të cilën kryeministri ishte anëtar. Një ditë më parë, ai kishte marrë informacion për lobistin shtetas amerikan”, thuhet në pikën 36 të dosjes hetimore.

Enton Abilekaj: Lobimi është hapur dhe ai ka marrë informacion nga shtetasi A, Agron Nezaj dhe nga Dorian Duçka për Nick Muzinën. A ka kaluar dot tek Prokuroria është tjetër çështje, por FBI-ja e ka hapur sepse janë futur dhe fashikujt në dosje, akti është kryer. Pra, zotëria është korruptuar nga qeveria shqiptare me 225 mijë Dollarë.

Blendi Fevziu: Po ku del nga qeveria shqiptare?

Enton Abilekaj: Po, pra nga 2 njerëz të afërt me qeverinë shqiptare, është e qartë aty. Thuhet për kundërshtarin e Ramës. Ne duhet të kujtohemi se vetë Rama na tha se do të dalin të reja për paratë ruse në Nëntor, e tha, ja dolën të rejat. E shohim se kush ka investuar në SHBA dhe kush ka korruptuar që në Shqipëri ka ndikim rus partia e opozitës. E kupton se çfarë bëhet?

Nga ana tjetër gazetari Poli Hoxha, i referohet pikës 25t të dosjes hetimore teksa thotë se i pandehuri Charls McGonigal mbajti një marrëdhënie të vazhdueshme me Kryeministrin e Shqipërisë.

Poli Hoxha: Pika 25 thotë: Pas udhëtimit në Shtator në Shqipëri, i pandehuri Charls McGonigal mbajti një marrëdhënie të vazhdueshme me Kryeministrin e Shqipërisë, ndërsa në pikën 26-të kalon direkt tek marrja e parave në restorant, por kemi dhe një drekë mes Nezës, Kryeministrit dhe dhe këtij. Duhet verifikuar se a janë dhënë atë ditë paratë.

Blendi Fevziu: Për ta bërë të kuptueshme për publikun, kemi një zyrtar të FBI-së, i cili përmes një lidhje shqiptare në SHBA, një ish-oficeri të Sigurimit të Shtetit, të larguar në Amerikë prej një periudhe shumë të gjatë kohe, ka ardhur në Shqipëri. Ky person ka marrë para për të lobuar për hapjen e një çështje ndaj Lulzim Bashës për financimin e “Nik Muzin”, apo jo?

Iris Luarasi: Kjo nuk është vërtetuar akoma.

Poli Hoxha: Thuhet vetëm një firmë të lobimit të tyre që është e firmosur nga Basha.

Kush ishte shqiptari që pagoi zyrtarin e FBI? Gazetari Poli Hoxha: Prezantohej si i FBI-së në Shqipëri

Charls McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së i akuzuar në SHBA për disa vizita të padeklaruara në Shqipëri gjatë kohës që ka qenë në detyrë, dyshohet se është paguar 225 mijë Dollarë nga një ish-oficer i shërbimit sekret të Shqipërisë për lobim në Amerikë.

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se referuar dosjes amerikane, ky ish-oficer i shërbimit sekret shqiptar është Agron Neza, i cili ka punuar në Sigurimin e Shtetit dhe gjatë demokracisë ka qenë pjesë e kësaj strukture deri në vitin 1992.

Më pas, sipas gazetarit Hoxha, u largua për në SHBA, por që ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe prezantohej si person i FBI-së.

Poli Hoxha: Agron Neza ka qenë ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit, pastaj ka vazhduar deri rreth vitit ‘91 – ‘92 me z.Irakli Koçollari në krye të Shërbimit Informativ. Pastaj për një incident që i ka ndodhur këtu, pak a shumë për një ngjarje kriminale, ka shkuar në SHBA ku ka kërkuar dhe azil edhe është aty që prej atij viti.

Blendi Fevziu: Ka punuar në strukturat e FBI?

Poli Hoxha: Jo. Gjatë 5 viteve të fundit sa herë vinte në Shqipëri ka qenë person shumë i njohur sepse punonte dhe si promovues për me Shtetet e Bashkuara, për lidhjet etj. Në Shqipëri 5 vitet e fundit prezantohej si i FBI-së, që punonte për FBI. Kjo është fakt nga njerëz afër tij.

Blendi Fevziu: Po personi tjetër, Duçka?

Poli Hoxha: Personi tjetër, Dorian Duçka, ka qenë ish-zv/ministër i Energjitikës dhe Infrastrukturës në kohën e qeverisë Berisha-Meta, i propozuar nga LSI, pastaj ka kaluar si drejtor në Berlin i një konglomerati që zihet në gojë dhe në dosje, i një konglomerati kinez për Europën Juglindore dhe e fokusuar tek energjia. Këto janë portretet. Ka dhe C dhe D. që nuk janë identifikuar që ka shumë mundësi të jenë në Shtetet e Bashkuara. /tvklan.al









Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

00:42 25/01/2023