Të ftuar:

Mustafa Nano,

Klotilda Ferhati,

Lorenc Vangjeli,

Ervin Salianji,

Elja Zotka,

Armand Shkullaku

Në emisionin “Opinion” të ftuar mbrëmjen e sotme kanë qenë një panel gazetarësh  dhe analistësh të cilët do të përballen mes tyre për reagimet e fundit te Ramës ndaj gazetarëve: “Kush e nevrikosi Edi Ramën”, është tema që po trajtohet në emision.

Gazetarja e politikës në “TV Klan”, Elja Zotka e pyetur në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, bërë ditën e sotme me gazetarët e medias në vend, e ka konsideruar sakëlldi. Pasi kryeministri bëri një akt të shëmtuar duke ofenduar një koleg gazetar për aksentin e tij verior. “

U largova në momentin kur kryeministri Edi Rama filloi të ofendojë një nga kolegët gazetar, pikërisht për aksentin e tij verior dhe kjo ishte një gjë e shëmtuar që ndodhi në atë histori

”, tregoi ajo. Zotka tha se ishte një sulm i përgatitur, pasi deklarata nuk kishte me atë se çfarë ndodhi në Kuvend. Gazetarja tregoi se në kohën kur kryeministri Rama filloi të ofendojë gazetarët, ajo u largua.

Zotka:

Ajo çfarë ndjeva nga ajo që ndodhi, do të huazoja një fjalë të z.Rama, sakëlldi.

Ishte një sulm i përgatitur, pasi deklarata nuk kishte me atë se çfarë ndodhi në Kuvend. 

Rama tha se kam ardhur këtu për ju dhe analistët e banakëve mediatikë.  

Ishte i papritur sulmi, sepse ai nuk na la kohë të bënim pyetje.

I gjithë procesi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u kompromentua pikërisht nga provat e paraqitura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi nuk ishin bindëse. Analisti Mustafa Nano, sonte, theksoi në studion e emisionit “Opinion”, se provat e paraqitura nga prokuroria në Këshillin e Mandateve, nuk mund t’a arrestonin ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas tij, kjo ishte diçka që dukej mjaft qartë për të gjithë ata njerëz që janë të ftohtë ndaj procesit të Tahirit dhe ngjarjen e shohin në një distancë me një sy neutral. Ai tha se një gjë tjetër ishte edhe fakti se prokuroria u bë njësh me opozitën, edhe pse nuk është faji i prokurorëve.

Nano:

Prokuroria po bënte një gjë serioze dhe më në fund të gjithë njerëzit e prisnin. Që politika filloi më në fund të ndëshkohej nga organet e drejtësisë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, sonte, në studion e emisionit “Opinion”, tha se do dalin banda të tjera të lidhura me politikën. Ai iu refurua rastit Habilaj, ku Partia Demokratike e kishte denoncuar prej kohësh, por nuk ishte marrë asnjë masë nga ana e policisë dhe institucioneve të tjera përkatëse. Salianji nuk preferoi të japë detaje të tjera, por paralajmëroi dalje tjetër të bandave që veprojnë në vend. Nuk dihet ende nëse PD-ja disponon informacione konkrete, apo kjo ishte thjesht një fjali momentale e deputetit Salianji. Kujtojmë se ai ka denoncuar parcelat me kanabis, duke shkuar personalisht atje.

Gazetari Armand Shkullaku ka reaguar ashpër për fyerjet që kryeministri Edi Rama ka bërë ditën e sotme ndaj gazetarëve në një dalje për mediat. Shkullaku ka deklaruar ne “Opinion” se kjo nuk ndodh në asnjë vend të Europës, që një kryeministër të sulmojë një pushtet i cili nuk varet prej tij. “Rama nuk ka asnjë kompetencë për një pushtet që nuk buron dhe varet prej tij. I vetmi metër që gjykon vlerësimin e mediave është publiku”, tha Shkullaku. Më tej Shkullaku ka deklaruar se Rama që kur ishte kryetar Bashkie e deri më sot i kontakton gazetaret për të hequr lajmet e tij. “Rama e quan gazetarinë një tel bakri, por nëse ka një njeri që ka tentuar të veshi me tel bakri mediat në Shqipëri ky është Edi Rama. Nuk besoj se ka kryeredaktorë, redaktorë, gazetarë, reporterë dhe kameramanë, që nuk e mban mend Edi Ramën kryetar Bashkie, Edi Ramën kur konkurronte me Fatos Nanon që merrte nga mëngjesi deri në darkë në telefon, aman ma hiq atë kronikë, aman ma hiq këtë kronikë”, u shpreh Shkullaku. Shkullaku e ka quajtur Ramën shkatërruesin e mediave.