OPINION – KUSH PO PERGJON POLITIKEN?

OPINION – KUSH PO PERGJON POLITIKEN?

01:00 01/06/2018

Të ftuar:

Fatos Klosi – Ish kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar

Preç Zogaj – Analist

Mustafa Nano – Gazetar

Fahri Balliu – Gazetar

Robert Rakipllari – Gazetar

Artan Hoxha – Gazetar

Arjan Dyrmishi – Ekspert sigurie

 

Gazetari Artan Hoxha në lidhje me temën e emisionit ‘Opinion’ se ‘kush po përgjon politikën’, ka prezantuar disa pajisje regjistrimi audio dhe video në formë të një çelsi BMW X5, kopsash, vidash, orash etj.

Hoxha tha se këto pajisje përgjuese janë përdorur privatisht në qarqe politike.

Në Shqipëri ligjërisht përgjime bën Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria, por nga mënyra se si sillen politikanët dhe zyrtarët shqiptarë, tregon se ata i tremben edhe përgjimeve nga të tretët.

Kryeredaktori i gazetës ‘Panorama’, Robert Rakipllari, të enjten, është shprehur se përgjimi nuk mund të jetë mjet i luftës politike.

Rakipllari në studion e emisionit ‘Opinion’, tha se gjërat janë të ndara pasi politika ka vendimarrje, ka fjalën dhe aktin. Ndërsa gazetaria investigative mund t’a përdorë përgjimin, por në mënyrë krejt personale.

Specialisti i IT në emisionin “Opinion”, jep në këtë video një sërë këshillash praktike, se si ju mund t’i shpëtoni përgjimit të telefonit tuaj, në rast se dikush tenton të hyjë apo ta përgjojë atë.

Pas një ilustrimi praktik që ai realizoi me gazetaren, duke hyrë në telefonin e saj dhe duke marrë gjithë të dhënat me një program fare të thjeshtë, ai tregon se si ju mund të shpëtoni nga piratët që përgjojnë telefonat.

Analisti i njohur Mustafa Nano i ftuar sot në emisionin ‘Opinion’ ku diskutohej tema ‘kush po përgjon politikën’, tha se duhet t’i jepet fund publikimeve të paligjshme që nuk dihet si bëhen sepse nesër mund të jenë të gjithë viktima të përgjimeve që nuk do kursejnë as jetën seksuale.

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT