Të ftuar:

Neritan Sejamini,

Gjergj Buxhuku

Lidhje të drejtpërdrejtë me:

Rezart Taçi,

Klodiana Lala

Drejtuesi i Exit.al, Neritan Sejamini është shprehur të hënën në lidhje ARMO-n se nga pikëpamja e biznesit që në fillimet e kësaj kompanie nuk ka pasur asnjë leverdi ekonomike. Sejamini thekson se në vitin 1999 ARMO u nda, Albetroli ngeli në vete dhe për pjesën e rafinimit dhe shitjes së naftës u krijua kompania e quajtur ARMO. Ai deklaron se ARMO është një kompani nëse nuk furnizohet nga Benkers me naftë, nuk ka asnjë vlerë ekonomike. Sipas tij, kjo është një artificë që qeveria e krijoi në vitin 1999.

Gjergj Buxhuku ka deklaruar se tek rafineria ARMO të gjitha investitorët apo biznesmenët që e kanë marrë në administrim kanë vepruar thuajse me të njëjtën skemë. Sipas tij të gjitha këto ndërmarrje kanë përdorur të njëjtën formulë pasi kanë marrë drejtimin e rafinerisë, nuk kanë paguar detyrime kanë vjedhur qindra milionë dollarë dhe më pas e kanë shitur. Sipas Buxhukut kjo ka treguar se qeveria ka qenë bashkëpunëtore në vjedhjen e ARMO. Janë dy trupa teatrore që kanë luajtur të njëjtën skemë të një dramaturgu dhe të të njëjtit regjisor. Fitimet janë kolosale në abuzimin financiar. Ka me qindra milion të llogaritura dhe qindra milion dëmet publike dhe e gjithë përgjegjësia këtu është e shtetit. Ishte një tjetër kompani amerikane që veprime të njëjtën skemë. Se ne i fusim amerikanët për të treguar se jemi të fortë. Pra logjika është se kjo u përsërit pas disa vjetësh, u përdorë e njëjta formulë. Unë e shoh problemin diku tjetër. Unë e shoh problemin diku tjetër, sepse fakti që ti po shet një ndërmarrje, një kompani që është objektivisht e falimentuar. Nëse do të zbatosh standardët praktikisht shitet dhe gjen gjithmonë lojtarë që futen në lojë. Tani problemi është një, o qeveria jonë është e pa aftë, totalisht e pa aftë, ose ajo është bashkëpunëtore dhe i thotë atij që vjen hajde se ne punojmë bashkë mbi këto abuzim mbi publikun”, u shpreh Buxhuku. 

Ish administratori i ARMO Rezart Taçi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin Opinion është shprehur se e ka blerë këtë rafineri sepse kompanitë nxjerrëse si Bankers dhe Alpetrol i shisnin ARMO naftën bruto me 45% zbritje nga çmimi i bursës. “Kompanitë nxjerrëse të naftës BankersPetrol dhe AlbPetrol i shisnin kompanisë ARMO naftën bruto me 45 përqind zbritje nga çmimi i bursës. Në privatizim ne kërkuam që të ruhej ky çmim nafte për pesë vitet e ardhshme, ky çmim nafte bruto me 45 përqind zbritje nga tregu ndërkombëtar, marzhet e fitimit ishin aq të larta sa të garantohej marzhe të larta fitimi dhe të ardhura për të financuar në planet e biznesit pesë vjeçar”, u shpreh Rezar Taçi. Më tej Taçi ka deklaruar se nuk ka asnjë detyrim tatimor ndaj shteti për Armo. Ai tha se detyrimet e mbetura i janë shitur kompanisë Azere e cila do të paguante detyrimet e mbetura disa mujore.

Gazetarja e kronikës në ‘News24’, Klodiana Lala është shprehur në lidhje me biznesmenin Rezart Taçi, ish-pronar i kompanisë ARMO, se ka një proces të hapur penal për mospagim të taksave dhe tatimeve me një dëm prej 8 milionë dollarësh në arkën e shtetit. Lala tha se hetimi ka nisur në vitin 2016-të nga prokurori i Task-Forcës, Dritan Rreshka, i cili ka dalë në konkluzionin se Rezart Taçi ka kryer vepër aktive dhe ka konsumuar vepër penale.

Gazetari Neritan Sjamini është shprehur se skandali bëhet edhe më i madh në ARMO kur kryeministri përfshihet në menaxhimin e rafinerisë. Sipas tij qeveria Rama pas falimentimit bëri rolin e menaxherit në ARMO, çka tregon se direkt apo indirekt ajo është palë në vjedhjen e ARMO. “Bëhet akoma më skandal ku zoti Rama thotë, ne kishim një të vdekur që do ta ngjallnim. C’punë ka qeveria me një kompani private? Detyrim ndaj naftëtarëve nuk është që ti vete shpëton kompaninë. Qeveria duhet të merrej me skemën financiare e sociale të punonjësve. Qeveria mori përsipër diçka që nuk i takon fare, që tregon të paktën që qeveria Rama direkt apo indirekt ka qenë palë në këtë gjë”, u shpreh Sjamini.

Biznesmeni Rezart Taçi, ish-administratori i ARMO në periudhën 2008-2013, ka deklaruar se Ministria e Financave ka taksuar kompaninë edhe për lëndën e parë, naftën bruto që importohej dhe madje kërkohej që të paguante taksa dhe akcizë për produkte të paprodhuara. Taçi u shpreh se në momentin që ARMO u privatizua, Ministria e Financave rriti akcizën për solarin, duke e bërë të pamundur shitjen e këtij produkti për shkak të cilësisë së dobët që ka. Sipas tij, ky ligj ndikoi negativisht në financat e kompanisë dhe që në atë moment kur u rrit akciza e solarit, ARMO duhej mbyllur. Megjithatë, biznesmeni Taçi theksoi se borxhet që ARMO kishte akumuluar gjatë drejtimit të tij, u shlyen në momentin që kjo kompani iu shit azerëve në vitin 2013.

 

Blendi Fevziu: 

Ne kemi pyetur z.Bode për çështjen e taksave tuaja dhe për taksën e naftës që importonit.

Edhe ish-ministri i Financave Ridvan Bode konfirmoi se kompanisë ARMO, në periudhën që administrohej nga Rezart Taçi, i ishin mbledhur taksat, por akumuloheshin borxhe të tjera.

Ridvan Bode:

 Unë jam vënë rreth dy herë ose tre herë në dijeni gjatë viteve 2009-2010-2011 për borxhe të krijuara dhe janë marrë masa sepse administrata tatimore ka dispozitivin e saj ligjor të mjaftueshëm për ekzekutimin e borxheve të krijuara me forcë. Dhe janë normalizuar situatat. Më është kërkuar njëherë të vetme, kam pasur kontakt me pronarin e pas privatizimit, në prezencë të zv/ministrit, më është kërkuar zgjatim afati për borxhet kundrejt një marrëveshje. Sigurisht që nuk është pranuar marrëveshja. Ka pasur pastaj dhe probleme të tjera që lidheshin me saktësinë e deklarimeve. Nëse janë deklaruar taksat në mënyrë korrekte, ka bërë një kontroll, ka filluar nga viti 2011, dhe në pritje për të ekzekutuar këtë vendim, nuk është se ka punuar me kapacitet rafineria, por me sa mbaj mend deri sa u larguam nga qeveria në 2013 ky akt nuk jam në dijeni që të jetë ekzekutuar.

****

Kompania Armo, që prej privatizimit të saj në vitin 2008 ka ndërruar disa menaxherë e pronarë, të cilët sipas shifrave kanë arritur të shesin dhe të arkëtojnë të ardhura, por kanë krijuar vetëm borxhe, ndaj shtetit dhe palëve të treta. Sipas të dhënave të deritanishme, të mbledhura nga burime të ndryshme, borxhet aktuale të ARMO-s të grumbulluara në 10 vite nga menaxherë rë ndryshëm, i kalojnë 700 milionë dollarë.

2008 – 2013 Administrator Rezart Taçi

Sipas auditit te Deloitte, borxhet e kësaj periudhe rezultojnë:

73 milione dollare –  Tatime

47.5 milione dollare – Kredi bankare (garanci asetet)

40 milione dollare – Detyrime ndaj Albpetrol

100 milione dollare –  Detyrime ndaj kompanive te tjera

41 milione dollare –  Borxhe ndaj nje kompanie panameze

300 milione dollare ne total

Gusht 2013 – Qershor 2015 / Kompania azere: Heaney Assets Coorporation

Borxhet e kësaj periudhe rezultojnë:

2014 – 25 milione dollare borxhe                 (Sipas Exit.al)

2015 – 149 milione dollare borxhe               (Sipas Exit.al)

2016 – 81.2 milionë dollarë borxhe krijon kompania Deveron Oil

dhe 55.2 milionë dollarë borxhe krijon TP&D Oil

 

Sipas Ministrisë së Energjisë:

2008 –2016 Armo shenon 595 milione dollare detyrime ne shtet (nga 300 qe ishte deri ne vitin 2013)

2016- 2017 

 IRTC  – 

Administrator Mitat Sulaj

Borxhe te krijuara

62 milione dollare taksa dhe 6 milione dollare detyrime ndaj OSHEE

 

****

Një raport hetimor I mbajtur nga Ministria e Drejtësisë në Dhjetor të vitit 2016, lidhur me kompaninë ARMO ka nxjerrë shkelje skandaloze nga institucione të ndryshme shtetërore të implikuara drejtpërdrejtë në historine e borxheve.

Raporti I është dorëzuar asokohe edhe Prokurorisë, por Gjykata e Fierit e ka mbyllur cështjen.

Ndër të tjera në raport, vihet në dukje skandali i Bashkisë Ballsh, e cila ndonëse kishte të drejtën si kreditor preferencial, ka hequr dorë nga debia e ARMO-s, duke pranuar që kjo pagesë t’I bëhet me këste në bazasë të një marrëveshje. Megjithatë, raporti vë në dukje një tjetër sjellje skandaloze të këtij institucioni, është fakti që kjo marrëveshje nuk përcakton se me cilin subject është lidhur.

Në skandalin e shkeljeve të vënë në dukje nga Ministria e Drejtësisë, vërehet edhe mosveprimi I ZVRPP Mallasktër për vendosjen e barrës hipotekore mbi pasuritë e paluajtshme të kompanisë ARMO.

Ndërkohë një tjetër institucion, që gjithhashtu kishte të drejta preferenciale mbi asetet e kompanisë, nuk kthen asnjë përgjigje duke treguar një neglizhencë totale për të marrë detyrimet që I takojnë nga borxhet që I ka kompania.

Me poshte , nje pjese e raportit te Ministrise se Drejtesise:

      Konkluzione

Konkluzionet lidhur me hetimin administrativ të procedurës së  tjetërsimit të pasurive të paluajtshme të subjektit “ARMO” sh.a., janë mbështetur në rrethanat e faktit, legjislacionin në fuqi; si  dhe analizën ligjore të veprimtarisë së përmbaruesit gjyqësor privat   dhe ZVRPP Mallakastër gjatë gjithë procesit të tjetërsimit, nga vendosja e sekuestros konservative mbi 54 pasuri të paluajtshme dhe deri tek shitja në ankand e tyre dhe kalimi i pronësisë tek kreditori – “Banka Credins” sh.a.

Konkretisht  konkluzionet e nxjerra  janë si mëposhtë:

  • – Janë konstatuar shkelje nga ZVRPP Mallakastër, të analizuara më sipër.
  • – Rezulton se përmbaruesi gjyqësor ka kryer veprimet ekzekutuese në referim të përmbushjes së detyrimit ndaj kreditorit Banka Credins. Megjithatë, gjatë zhvillimit të procedurës përmbarimorejanë konstatuar parregullsi, të cilat janë analizuar më sipër në raport.
  • – Mungon  njoftimi ngaDrejtoria Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj  Tiranë drejtuar QKB lidhur me vendosjen e barrës hipotekore për pasuritëe paluajtshme të subjektit “ARMO”sh.a.
  • – Rezulton se ndaj subjektit debitor janë duke u zhvilluar një sërë procedurash përmbarimore,  të cilat do të konkludojnë me tjetërsimin e pasurive, duke sjellë pasoja të tjera financiare lidhur me detyrimet që “ ARMO” sh.a. i ka shtetit si subjekt preferencial në kuptim të K.Pr.Civile.
  • – Lidhur me institucionet e tjera

Në kuadër të analizës së procedurës përmbarimore në tërësi është konstatuar:

(i) Bashkia Ballsh, edhe pse kreditor preferencial, ka hequr dorë nga mundësia për të likuiduar debinë nga “ ARMO” sh.a.  nga shumat e nxjerra nga ankandi, duke lidhur një marrëveshje për likuidim me këste të shumës(marrëveshje e përmendur vetëm si numër dhe datë, pa përcaktuar se me cilin subjekt është lidhur kjo marrëveshje);

(ii) mungesa e reagimit gjatë gjithë fazave të ekzekutimit nga institucionet pjesëmarrëse në këtë procedurë(pavarësisht njoftimeve të kryera dhe faktit që 15 % e aksioneve të  “ARMO” sh.a.  i përkasin shtetit shqiptar).

      REKOMANDIME

  • Rekomandime të përgjithshme

– Rregullimi i mëtejshëm  i detajuar i procedurës së ankandit, duke krijuar një sistem elektronik online për paraqitjen e të dhënave lidhur me ankandin(regjistrimi i sendeve, njoftimet, paraqitja e dokumentacionit të pjesëmarrësve,etj.) Nëpërmjet këtij sistemi, tëmundësohet gjithashtu kontrolli i procedurës sëzhvillimit të ankandit  dhe kalimi i pronësisë mbi sendet.

-Rregullimii procedurës së administrimit dhe trajtimit të njoftimeve të organeve tatimore ose organeve të tjera shtetërore, nga zyrat e regjistrimit, në rastet kur pronari i një pasurie të paluajtshme ka detyrime ndaj shtetit, si dhe regjistrimin  e akteve të sekuestrimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

  • Rekomandime të posaçme

 – Informimi i Prokurorit të Përgjithshëm, duke i përcjellënjë kopje të raportit për njohje me konkluzionet e  nxjerra nga ky hetim administrativ, për vlerësim nëse mund të ketë vend për fillimin e procedimit penal .

– Vlerësimin për fillimin e procedimit disiplinor ndaj regjistruesit të ZVRPP, Mallakastër, për mos ushtrim të funksioneve dhe mos përmbushje të detyrave, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

– Informimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, në cilësinë e  organit mbikqyrës të veprimtarisë bankare në përputhje me ligjin me ligjin nr.8269 datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; me sugjerimin për ndërhyrje në veprimtarinë financiare të bankave të nivelit të dytë gjatë procedurave të ekzekutimit  të kredive bankare të siguruara me hipotekë.