Rama: Nuk ka asnjë marrëveshje për detin me Greqinë

Kryeministri Edi Rama në lidhje live me emisionin “Opinion” në Tv Klan nga gazetari Blendi Fevziu ka folur për debatin për detin me Greqinë. Përballë drejtuesit të emisionit dhe një paneli gazetarësh, kreu i qeverisë tha se nuk ka asnjë marrëveshje me detin, pasi nuk është firmosur asnjë dokument.

Kryeministri tha se marrëveshja që të ketë fuqi për zbatim duhet të kalojë disa etapa, të ratifikohet nga Kuvendi, të miratohet nga Presidenti i Republikës dhe nga Gjykata Kushtetuese nëse ankimohet pranë saj.

Ka negociata për një marrëveshje me Greqinë?

Nuk ka pasur marrëveshje deti me 3 shporta, pasi nuk bëhet marrëveshja për të ndarë karkalecat me detin. Deri tani kemi blloqe për dialogun me Greqinë, ku ne kemi shtruar të gjitha temat. Marrëveshja quhet e tillë kur ekziston. Që një marrëveshje e tillë të ekzistojë, duhet të ketë firma dhe vula. Ajo nuk është e vlefshme dhe me firma dhe vula kur kalon në disa negociata. Nëse ka një grup negociator me plotfuqi nga Presidenti i Republikës, ky grup negociator mund të firmosë një marrëve3shje, por nuk është e nevojshme nëse nuk kalon Kuvendin e Shqipërisë dhe Presidentin e Shqipërisë. Presidenti i Shqipërisë ka thënë se do e çojë marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese.

Kemi arritur në absurdin që një vend i tërë është përfshirë në një thashetheme që doli nga hiçi. Kryeministri Mitsotakis nuk ka folur kurrë në deklaratën e tij për shtrirje në ujëra që janë objekt i kësaj negociate. Ai ka folur për një parim, por që nuk është i zbatueshëm në raport me Shqipërinë. Konventa thotë se të gjitha shtetet kanë të drejtën e tyre sovrane, pra kryeministri i Greqisë ka folur për të drejtën sovrane.

Pse ka vendosur tani për zgjerim?

Nuk ka folur fare për zgjerim. Deti Jon nuk mbaron në Konispol. Ai ka folur për një të drejtë sovrane të tijën dhe ka qenë shumë korrekt, dhe ka folur kur është ratifikuar marrëveshja me Italinë. Ai foli në Kuvend dhe këtu plas peshku që është në një formë as haluçinante.

Rama prit, Presidenti ka kërkuar informacion?

 Presidenti është në grupin e peshkatarëve. Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika e skuq peshkun nuk e kap në fakt. Këta janë autorët e një marrëveshje reale me firma me vula dhe me krenari që është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Rama: Dy bisedat e mia telefonike me Kryeministrin Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama thotë se me Greqinë nuk ka asnjë marrëveshje për detin.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kryeministri Rama është pyetur nëse ka biseduar për këtë çështje me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Sipas tij, me Mitsotakis ka zhvilluar dy biseda telefonike dhe në asnjë moment nuk ka biseduar për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Detin Jon.

“Unë me Mitsotakis kam folur dy herë. Më ka marrë në telefon dhe më ka thënë çfarë duhet të bëj unë për tërmetin. Herën e dytë kemi folur kur unë jam konsultuar me të për çështjen e përballjes me covidin. Këto janë 2 bisedat e mia me Kryeministrin grek dhe e kam takuar në ndonjë rrethanë në këmbë. Takimet  e vetme që kemi pasur ka qenë njëri në OKB dhe një takim tjetër që e kemi pasur në Athinë ku nuk kemi folur asnjë sekondë për këtë çështje dhe kemi diskutuar dhe ai ka qenë shumë konstruktiv dhe shumë i besueshëm për mua për të çuar përpara një proces të nisur ng qeveria e mëparshme për të sheshuar çështjet”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

“Mund të ketë 101 drafte, por marrëveshje nuk ka”

Gazetari Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur sot për marrëveshjen e mundshme me Greqinë për detin.

Vangjeli u shpreh se mund të ketë 101 drafte, por marrëveshje të firmosur nuk ka, pasi sipas tij nëse do kishte një të tillë do ishte bërë publike. Po ashtu ai tha se pakti i vitit 2009 ishte i gabuar.

Mund të ketë 101 drafte, por marrëveshje nuk ka. Marrëveshje të nënshkruar si ajo që ishte dhe fatmirësisht që u hodh poshtë në vitin 2009 nuk ka. Marrëveshja e vitit 2009 ishte e gabuar”, tha analisti.

Rama revoltohet për detin: Meta, Basha dhe Saliu duhet ta qepin!

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Detin Jon vijon të mbetet “patate e nxehtë” në politikën shqiptare. Sonte, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë se nuk ka asnjë marrëveshje Shqipëri-Greqi për këtë çështje.

Duke diskutuar për ketë temë, Kryeministri solli në vëmendjen marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë së vitit 2009 të arritur nga Qeveria e PD-LSI, por që u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Në këtë pikë, Rama kërkoi që Presidenti Ilir Meta, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha në Qeverinë e vitit 2009, nuk duhet të flasin për këtë temë.

“Nëse ka një pikë që Ilir Meta, Lulzim Basha, Saliu, Monikën nuk e llogaris se skuq peshk, nëse ka një pikë që këta duhet ta qepin, është pikërisht kjo pikë. E bënë nga paaftësia, e bënë nga banaliteti, unë nuk e di. Po ta qepin se këta e kanë treguar me fakte, me vulë, me firma që janë të paaftë për të mbrojtur interesat kombëtare. Këta të 3 janë 3 që duhet ta qepin gojën për interesat kombëtare sepse e kanë treguar që janë të paaftë. Është mirë ta qepin gojën kur flitet për interesa kombëtare”,u shpreh Kryeministri Edi Rama. 

Rama: Nuk kam braktisur familjet e dëmtuara nga tërmeti, keqardhje për PD-në

Kryeministri  Edi Rama i është përgjigjur sot Partisë Demokratike dhe Manjola Cakonit, e cila është shprehur se ishte kërcënuar prej tij. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” Rama tha se PD po përdor fatkeqësinë e Cakonit. Më tej ai u shpreh se nuk i ka braktisur familjet e viktimave të 26 Nëntorit.

“Jam shumë i keqardhur me hienopolitikën në tersi dhe me hienopolitikën e PD-së në veçanti që nuk lë rast që të përdorë fatkeqësi natyrore. Unë nuk kam asnjë koment tjetër, i vetëm koment që mund të bëhet është në lidhje me faktet. Të gjithë ata që duan faktet do shohin se unë nuk kam braktisur jo atë familje, por asnjë familje të tragjedisë së 26 nëntorit. Por unë u them se nëse të afërmit që humbën nuk ua them dot, por të gjithë ata njerëz do i kthej në një jetë të re me kushte që nuk do i kishin pasur dot nëse fatkeqësia do kishte ardhur”, u shpreh Rama

Sot më herët në një takim me deputeten Grida Duma, Manjola Cakoni është shprehur se Rama e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar pasi ajo denoncoi rastin e saj se nuk kishte marrë asnjë ndihmë.

Zgjerimi me 12 milje në det, Berisha: Greqia na njoftoi paraprakisht për deklaratën e Mitsotakis

Greqia do ta rrisë zonën e saj detare nga 6 në 12 milje. Greqia po rritet. Të tjerë e kanë thënë këtë, por ne jemi ata që po e vënë në zbatim“, pati deklaruar më 26 Gusht 2020 Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Për këtë deklaratë, opozita dhe qeveria shqiptare kanë qenë në dijeni para se Mitsotakis ta deklaronte në Parlamentin grek.

Kjo është konfirmuar për herë të parë nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, duke iu kundërpërgjigjur Kryeministrit Edi Rama, Berisha tha se opozita dhe qeveria në Tiranë ishin vënë paraprakisht në dijeni të deklaratës së Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Detin Jon.

Sipas Berishës, ishin njoftuar nga vetë pala greke, një praktikë normale kjo mes dy shteteve.

“Gënjeu, mashtroi dhe nuk dha asnjë shpejgim. Ai ishte para jush si Kryeministri i dajres dhe kazanit. Qeveria greke ka notifikuar para deklaratës autoritetet shqiptare të dy krahëve, të pozitës dhe opozitës. Padiskutim që do ketë një deklaratë të tillë. Kjo ëstë praktikë normale e civilizuar dhe etike. Dhe këtë pala greke e ka përmbushur plotësisht. Tjetër punë se pala shqiptare fut kokën nën jorgan dhe thotë smë ka njoftuar”.

A ka pala shqiptare një hartë për detin? Rama: Nuk u tregoj juve asnjë plan

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan ka thënë se nuk do të tregojë asnjë plan për marrëveshjen me greqinë. Më tej në deklaratën e tij kreu i qeverisë tha se Partia Socialiste ka mbrojtur gjithmonë interesat e kombit.

A ka pala shqiptare një hartë të saj?

Pala shqiptare nuk ka ndërmend tu tregojë juve asnjë plan e asnjë hartë. Pasi hartat nuk publikohen në floktoren e Ollgës.

A do ishte mirë që të kishte një konsulencë të huaj për këtë çështje, për njohjen e së drejtës së detit?

 Se çfarë kemi ne dhe çfarë nuk kemi në, ju nuk e dini fare. Ne kemi në këtë vend shumë probleme dhe qeverisja jonë nuk është përsosur dhe ka të metat e veta, por ka një shprehje “Mos i qani hallin kalorësit se po i varen këmbët”, kjo është për qeverisjen socialiste në politikën e jashtë. Unë i them Fevziut që të bëjë një emision se kush e ka mbrojtur vendin që nga viti 1990 deri tani, por unë u them se ne nuk kemi luajtur kurrë me interesin kombëtar.

Që nga cili vit?

Që nga viti 1990.

Mendova se mos po flisnin dhe për paraardhësit e partisë?

Jo nuk po flas për partinë e parë të Saliut.

Rama: Nuk dua t’i hedh benzinë zjarrit, ka peshkatar dhe matanë kufirit

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan se është i kujdesshëm në deklaratat e tij për raportet me Greqinë pasi nuk do t’i hedhë benzinë zjarrit.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se çështja është shumë e ndjeshme dhe ka “peshkatarë” dhe nga ana tjetër e kufirit.

Kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe nuk donim që t’i hidhnin benzinë zjarrit dhe ne dërguam marrëveshjen në Gjykatë Kushtetuese.

Siç ka peshkatar këtej ka dhe andej dhe unë nuk dua që të ushqej ata andej. Pala jonë është e përgatitur që ta çojë deri në fund këtë proces”, u shpreh Rama. 

Rrëzimi i marrëveshjes së 2009, Berisha: Gj.Kushtetuese bëri tradhti të lartë kombëtare

Ish-Kryeministri Sali Berisha u është kundërpërgjigjur deklaratave të bëra nga Kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” në Tv Klan, të cilin e akuzonte për tradhti kombëtare me marrëveshjen e detit me Greqinë në vitin 2009, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Sali Berisha akuzoi Gjykatën Kushtetuese për tradhti kombëtare që rrëzoi marrëveshjen e detit me Greqinë në vitin 2009.

Bashkë me Gjykatën Kushtetuese kanë kryer një akt të tradhtisë së lartë kombëtare me atë që bënë. Lexoni vendimin e gjykatës. Në qoftë se gjeni një konkluzion të bazuar në ekspertizë, 100 herë ndjesë u kërkoj. Asnjë ekspertizë. I vetmi dokument që është marrë për bazë, harta e një falsifikatori që mbush xhepat tjetërkund. Hartë në të cilët ka mashtruar me linjën kryesore të koordinatave, me linjën bazë të koordinatave, 19 kilometra e ka spostuar në territorin shqiptar dhe ka ngushtuar territorin shqiptar, nga 38 km në 22 km”.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, nëse qeveria turke ka bërë ndërhyrje që Gjykata Kushtetuese të rrëzonte marrëveshjen e vitit 2009, ish-Kryeministri Sali Berisha u përgjigj: “Absolutisht po, 100%, totalisht”.

Rama debaton me ambasadorin Nesho në Opinion: Je konfuz, deti nuk futet dot në shishe

Kryeministri Edi Rama është përfshirë sot në një debat me ish-ambasadorin Agim Nesho. Të ftuar në “Opinion” në Tv Klan, teksa po flisnin për debatin e hapur ditët e fundit për një marrëveshje të mundshme me Greqinë për detin, kryeministri dhe ambasadori kanë replikuar me njëri-tjetrin.

Nesho u shpreh se për bisedimet me Greqinë nuk ka transparencë, ndërsa Rama u shpreh se ambasadori është shumë konfuz.

Në fakt këto janë vazhdimësi e negociatave të vitit 2008. Kishte një program qeverisës që e përfshinte këtë. Qeveria në fushatë ka thënë se do ketë negociata me Greqinë për detin. Çfarë ka ndodhur deri tani? Ne kemi një terr informativ për këtë gjë dhe dimë vetëm deklaratat e ministrave të jashtëm grek. Marrëveshje nuk ka, pasi nuk ka negociatat. Ne nuk dimë që të ketë marrëveshje”, tha Nesho.

Nga ana tjetër Rama u shpreh se: Jeni shumë konfuz. Të gjithë politikanët grek komunikojnë me publikun e tyre, por si ka mundësi që një fjali e thënë në parlamentin grek, e hedh peshkun përpjetë në Tiranë? Ngrihet Presidenti i Republikës dhe bën sikur çfarë po ndodh. Ndodh kur ka një dokument. Është një konfuzion si për Kosovën që thanë do ndahet si byrek. Territoret në tokë, ajër dhe det nuk ndahen si byrek dhe nuk mund të bëhen dot marrëveshje të fshehta. Deti nuk futet dot në shishe dhe shishet nuk futen dot në maune, siç futeshin kur ai mbrojtësi i madh ishte drejtor doganash.

Berisha: Rama mund të më kishte fundosur në gjykatën ndërkombëtare, por e dinte që ishte tradhtar

Ish-kryeministri Sali Berisha në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan u shpreh se marrëveshja e detit vitit 2009 ishte në përputhje të plotë me konventat ndërkombëtare.

Berisha u shpreh se Rama nëse do ishte i sigurt për marrëveshjen e vitit 2009 se ishte tradhti kombëtare, do kishte vijuar rrugën ligjore.

PJESË NGA DEBATI:

Kjo marrëveshje është në përputhje me konventën e detit, kjo ekspertizë hedh në kosh të plehrave nenin e Gjykatës Kushtetuese.

Po keni drejtuar këtë vend si mund të thoni që kompania ka qenka më e rëndësishme se Gjykata Kushtetuese?

 Po se ajo kompani është shumë e specializuar.

Më parë u shprehët se ka pasur ndikim turk për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të na thoni më shumë

Po kush ishte në Gjykatë Kushtetuese, ishte një sharlatan.

Po pse kishin turqit shumë ndikim?

Unë jam kryeministër dhe ju jeni gazetar, dhe kam informacionet e mia të sigurta.

Ju keni informacion të sigurt të klasifikuar?

Po pa asnjë diskutim. Po pse Edi Rama nuk ndoqi rrugën e gjykatës. E dinte se kishte dokumente të falsifikuara, ai kishte në dorë të fundoste Sali Berishën në gjykatë ndërkombëtare. Po ai e dinte se do dilte i humbur dhe do dilte që ishte tradhtar. 

Grida Duma tregon historinë e Manjola Cakonit: Është e pasigurt për jetën

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur për denoncimin e bërë sot publik se Edi Rama ka kërcënuar Manjola Cakonin.

Duma ka treguar të gjithë historinë  e Manjola Cakonit, duke thënë se familja e saj është në pasiguri pasi nuk ka asnjë kontratë për shtëpinë që jeton dhe i është thënë se nuk do marrë pension. Më tej demokratja tha se Manjola ka pësuar një traumë pas telefonatës së Ramës dhe ka shkuar në spital dhe është në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar dëmtime dhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Unë do e përmbledh ngjarjen, pasi është një histori njerëzore. Zonja Cakoni është një e mbijetuar nga tërmeti në Thumanë pasi humbi bashkëshortin dhe vajzën e saj. Ajo jetonte në një pallat që mori një goditje të rëndë nga tërmeti në shtator dhe banorët u futën në një objekt që nuk duhet të jetonin. Zonja është nëna e një djali, e Alesios, që Rama shkoi në spital dhe i premtoi gjithçka.

Kemi momentin që Manjola dhe Alesio janë në një situatë pasigurie pasi nuk kanë asnjë dokument. Dëshmia e tyre në një media tjetër, ku nëna ka pritur pensionin dhe një burokrate e kryeministrisë i ka thënë se ju nuk e merrni dot pasi keni vetëm dy viktima dhe jo tre. Manjola e ka thënë këtë dhe nuk e ka mohuar kurrë.

Ata tani marrin vetëm pension 190 mijë lekë dhe zonja tani duhet të marrë dhe ilaçe, pasi ka pësuar në mushkri dhe shtyllë kurrizore. Janë të strehuar në një apartament që nuk kanë asnjë dokument dhe këtu vijon pasiguria juaj. Ata kanë kontaktuar me kryeministrinë dhe u është thënë që nuk do përfitojnë. Rasti i këtij fëmije dhe kësaj tragjedie është përfaqësimi i kësaj që ka ndodhur  Manjola pasi ka dalë në media ka pësuar një tronditje të fortë, ka shkuar në spital dhe është në rrezik për jetën. Më pas kanë marrë një telefonatë nga Rama dhe është kërcënuar. Në dëshminë e saj ajo thotë “ Alo Edi Rama jam, turp të ketë Manjola, ka bërë gabim”. Ajo ishte në një varfëri ekstreme dhe më tregonte se nuk e donte më jetë”, ishte kjo deklarata e Dumës.

Më herët kreu i qeverisë po në një lidhje direkte me emisionin “Opinon” tha se ka ndihmuar të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe kishte keqardhje për PD-në.

Duma: Pas denoncimit të PD-së, qeveria i ka premtuar familjes Cakoni se do i japin shtëpi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se qeveria i ka premtuar Manjola Cakonit se do i bëjnë kontratën e shtëpisë.

Duma tha se pasi Partia Demokratike ka denoncuar rastin, disa zyrtarë të qeverisë kanë shkuar tek shtëpia Cakoni dhe kanë premtuar se do i japin dhe pension, por ende nuk ka asgjë të sigurt.

Pasi kemi shkuar ne tek Manjola Cakoni nga qeveria kanë shkuar dhe i kanë premtuar se do i bënin kontratën e shtëpisë dhe do i jepnin pensionin. Kjo nuk është përfundimtare, por duhet se qeveria ka nisur lëvizjet, pas denoncimit tonë. Ne do jemi krah kësaj familje dhe do e ndjekim rastin deri në fund”, u shpreh Duma.

Shqiptari që vendos për Malin e Zi: Tërheqim mbështetjen nëse qeveria shkel marrëveshjen

Kryetari i Lëvizjes Ura në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, shqiptari që ka përcaktuar marrjen e pushtetit nga ana e opozitës pas zgjedhjeve ku humbi partia e Gjykanivicç, ka folur për emisionin “Opinion” në Tv Klan për qeverinë e re.

I pyetur nga Blendi Fevziu nëse qeveria e krijuar nga opozita pro-serbe në Mal të Zi, shkel marrëveshjen e firmosur mes tyre, Abazoviç është shprehur se do të largohen nga koalicioni.

Sipas tij, 3 janë prioritetet kryesore të qeverisë; lufta kundër korrupsionit, rruga drejt Bashkimit Europian dhe ekonomia.

-Nga do të shkojë vota juaj?

“Vota ime do të shkojë drejt Perëndimit, drejt BE”.

-Perëndimi ka mbështetur Gjukanoviçin në raport me opozitën.

“Perëndimi ka mbështetur edhe Gadafin, edhe Mubarakun, Perëndimi mbështet aty ku ka interesin e vetëm, por Perëndimi mbështet edhe ndryshimin. Marrëveshjen si e kemi nënshkruar mendoj se e kemi mbështetjen e Perëndimit”.

-Nëse qeveria shkel këtë marrëveshje, ju mund të largoni mbështetjen tuaj?

“Po absolutisht, dakord 100%”.

-Cilat do të jenë priroritet kryeësore të qeverisë?

“Tre gjëra; lufta kundër korrupsiont, drejtimi në Bashkimin Europian edhe stabilitet ekonomik pasi jemi në probleme të mëdha ekonomike”.

-Çfarë raporte keni me Shqipërinë dhe Kosovën?

Shumë të mira. Me mjaft politikanë njihem, edhe me disa prej tyre janë shok i ngushtë. Nuk jam shumë prezent në jetën publike si diuksh që ka qenë 20 vite. Por jam i gatshëm për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”.