Berisha i fton të gjithë: Shkoni tek zyra e Edi Palokës dhe verifikoni formularët

Ish-Kryeministri ka ndërhyrë live në emisionin “Opinion” në Tv Klan dhe u ka bërë ftesë të gjithëve që të shkojnë tek zyra e Edi Palokë dhe të verifikojnë nesër formularët janë të vërtetë apo jo.

Unë të ftoj dhe ata që bëjnë avokatinë e Lulzim Bashës të shkojnë tek Edi Paloka nesër dhe të verifikojnë. Nëse u intereson e vërtetë të shkojnë nesër dhe të marrin një më një formularët”, tha Berisha.

Më tej sulmoi ata që mbështesin Bashën, duke i quajtur avokat mjeran.  

Dua të ndërhyj së pari, dua të ndërhyj për të vërtetën për të cilën përpiqen që ta sfumojnë me gënjeshtra, falsifikime, mashtrime. Është hera e parë në historinë e këtij vendi, pas 11 Dhjetorit 1990 që qytetarët e lire, anëtarët e një partie politike marrin në dorë Kuvendin e saj. Përdoret në mënyrë më të padenjë, kamerat televizive për të paraqitur dosje bosh, për të zhvlerësuar dosjet me firma.

Kemi të bëjmë me raportin qenë me lirinë, janë avokat mjeran që i besojnë Lulzim Bashës. Kur e dinë që ai mashtron dhe ti e beson është mjerane. Më duhet të them se është rasti i parë në Shqipëri që anëtarësia thërret Kuvendin. Injoranca kurrë nuk është dhe nuk do të jetë argument”, tha Berisha.

Nga ana tjetër për lidershipin e tha se kanë frikë dhe nuk bëjnë dot 10 metra që të shkojnë të shikojnë formularët.

Kemi të bëjmë me një koncept fondamental, këtu janë ata që kanë frikë nga liria, kanë frikë nga anëtarësia, të tmerruar nuk bëjnë dot 10 metra nga zyra e tyre për të kontrolluar firmat”, u shpreh ish-Kryeministri.

Evi Kokalari: Kur Trump të rizgjidhet President i SHBA në 2024, Berishës do t’i hiqet non grata

Evi Kokalari, e cila ka dalë që në fillim në mbështetje të Sali Berishës pas shpalljes non grata nga SHBA, ka thënë në një lidhje live për emisionin Opinion në Tv Klan se gjërat do të ndryshojnë pasi republikanët do fitojnë zgjedhjet amerikane.

Sipas saj, Sali Berishës do t’i hiqet statusi non grata, siç parashikon ajo, në vitin 2024 kur Donald Trump apo republikanët do të rifitojnë zgjedhjet presidenciale.

“Republikanët i kanë dalë në krah z.Berisha. Do e zgjidhim ne në Amerikanë. Kongresmenët po i kërkojnë llogari Blinkenit. Blinken po e përdor Departamentin e Shtetit për gjëra që nuk duhet ta përdorë. Sa të vijnë republikanët do kthehet. Kur thua që Berisha ka bërë gjëra. Berisha do bëhet kryetari i Partisë Demokratike. Zgjdhjet në Shqipëri janë pas 3 vjetësh. Në 2024 shanset që janë o Trump o republikanët do bëhet President dhe Berishës do t’i hiqet non grata”, tha Evi Kokalari.

Kujtojmë se Evi Kokalari ka qenë pjesë e fushatës elektorale së ish-Presidentit amerikan Donald Trump.

Shehaj: Situata në PD do të zgjidhet me votë, do kuptohet kush ka më shumë mbështetje Berisha apo Basha

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka thënë sot se ‘lufta’ në PD do të përfundojë me votë.

Deputeti i PD tha se votimi mund të ndodh herët ose vonë, por do të ndodhë dhe do të kuptohet se kush ka më shumë mbështetje Berisha apo Basha.

Duam apo nuk duam kjo gjë do përfundojë me votë. Do ta mbyllim sa më shpejt me Kuvend apo me një referendum dhe do të presim zgjedhjet e ardhshme, ka mundësi këto lokalet për bashkitë që janë pa kryebashkiak. Këtu do ta shohim sa mbështetje ka Basha dhe Berisha.

Ne diskutuam dy orë, nuk flasim për anëtarët, çfarë duan anëtarë? Ne mendojmë se nuk është e rëndësishme, ne mendojmë se elita e PD mund të vendos atë që nuk duan anëtarët”, tha ai.

Po ashtu deputeti Shehaj ka konfirmuar se do të shkoj në Kuvendin Kombëtar, edhe pse nuk ka firmosur për mbledhjen e tij.

Topalli rrëfen historinë e Berishës në vitin 1997: Ka qenë i izoluar nga gjithë bota, por më pas…

A do ta mbështesë SHBA, Partinë Demokratike nëse Sali Berisha merr drejtimin e partisë? Kjo është pyetja që ndan politikanë dhe opinionistë.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka treguar momentin e vështirë të Sali Berishës në vitin 1997, kur ai ka qenë i izoluar nga gjithë bota në atë kohë dhe më pas në vitin 2005 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet.

Kur kam hyrë në politikë kam qenë shumë e re dhe pas 1 viti ndodhi ‘97. Sali Berisha ka pasur kundër të gjithë botën dhe s’kishte PD dhe askush nuk mendonte se Sali Berisha mund të ngrinte PD. Gjatë asaj periudhe janë bërë përpjekje për të gjetur liderë të tjerë që dështoi. Pas 4 vitesh, pavarëssht nga izolimi që i bënë Sali Berishës, PD shkoi në 42% dhe ishte mazhorancë, në 2005 Berisha erdhi në pushtet.

Ishte i izoluar tërësisht, gjithë bota kundër Sali Berishës, dhe u bë partneri më i besuar që kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Besoj se kjo situatë ka për t’u sqaruar, ka nevojë për t’u sqaruar. Të shpallësh non grata ish-Kryeministrin që ka 8 vite që kanë dhënë dorëheqjen dhe ta akuzosh për arsye korrupsioni kur ai uli borxhin, 3-fishoi rroga, është diçka që unë e konsideroj të gabuar”, deklaroi Jozefina Topalli.

Salianji pyet grupin e Berishës: Kush e thërret Kuvendin e PD nëse nuk verifikohen 4200 firmat?

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji thotë se nuk do të ketë asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së siç e kërkon grupi i Berishës, që të mërkurën dorëzoi në selinë blu 4200 firma.

Në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, Salianji deklaroi se kush e thërret Kuvendin e PD nëse nuk verifikohen paraprakisht 4200 firmat.

“Është jashtë funksionit nëse firmat nuk janë verifikuar por u verifikuakan në datën 11, atëherë kush e thërret Kuvendin Kombëtar? Që të jesh delegat duhet të verifikohesh. Nëse nuk je verifikuar si mund të thërrasësh Kuvendin. Partia, sekretariati i partisë, PD para çdo zhvillimi të Kuvendit pajiset me mandat delegati. Mandati i dhënë nga partia verifikohet nga një komision i kuvendit. Nuk ka lidhje fare, nuk ka kuvend. Kush i verifikon këto. Është blof e gjitha nga fillimi deri në fund”.

Sa i përket mbledhjes së firmave nga grupi i Berishës, Salianji tha se 90% e delegatëve të Korçës nuk kanë firmosur.

90% e delegatëve të Korçës nuk kanë firmosur. T’ja u marr t’ja u nxjerr me figurë me emër, me zona atje ku janë. Unë kam shqetësim të shprehur nga ata që kanë thënë na kanë marrë në telefon”, deklaroi Ervin Salianji. 

Preç Zogaj: Berisha nuk do që ta mbledhë Kuvendin e PD, duan ta shikojnë filmin nga fundi

Analisti Preç Zogaj gjykon se ish-Kryeministri Sali Berisha nuk është i interesuar për të mbledhur Kuvendin e PD, por për të organizuar një manifestim.

Duke diskutuar në emisionin Opinion në Tv Klan lidhur me debatin për mbledhjen ose jo të Kuvendit të Partisë Demokratike, Zogaj tha se nuk mundet që organi më i lartë i PD-së të mblidhet pa i verifikuar më parë firmat e 4200 delegatëve që një ditë më parë u dorëzuan në selinë blu nga grupi i Berishës.

Sipas analistit, kjo është njësoj sikur “të shikosh filmin nga fundi”.

Të dyja palët kanë juristët e tyre. Është kaq e paqartë dhe mendoj që paqartësia që kanë të gjithë është se këta shmangin statutin. Statuti është shumë i qartë dhe i thjeshtë. Është përpjekja për një Kuvend jashtë statutor që e bën të paqartë. Presupozohet që janë 1800 veta të cilët kërkojnë një kuvend dhe duhet të legjitimohen me qëllim që t’i hapet rruga mbledhjes. Këta thonë të shkojnë si anonim dhe të verifikojmë aty. Këta duan ta shikojnë filmin nga fundi. Po sikur të ndodhë që aty janë të gjithë falsifikime?

Jo vetëm blof, por këta janë në një manifestim ekstrem trë arrogancës, organet që i kanë zgjedhur vetë para 3 muajsh janë penduar ditën që Basha vendosi pezullimin e Berishës dhe tani i kanë përjashtuar pa e mbledhur kuvendi. Madje e poshtërojnë kryetarin e zgjedhur. Berisha nuk do ta mbledhë kuvendin. Berisha ka rekord të vetin për kuvendet e jashtëzakonshme. Këta duan të bëjnë një miting, ta bëjnë fakt të kryer duke shkelur rrugën normale”, u shpreh analisti Preç Zogaj. 

Oerd Bylykbashi shpjegon sesi mund të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka shpjeguar sot se si mund të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD dhe si do të verifikohen firmat e dorëzuara nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan., Bylykbashi u shpreh se verifikimi i mandateve bëhet ditën kur mblidhet Kuvendi Kombëtar.

Sigurisht që është bërë ftesa shumë e qartë, kush të dojë mund të shkojnë t’i shohin formularët janë aty. Janë më shumë se kërkesa statutore. Është bërë thirrja, është kërkuar data. Por verifikimi bëhet në datën 11 Dhjetor nga vetë Kuvendi nga komisioni i verifikimit që do të ngrihet atë ditë”, tha ai.

Më tej deputeti ka treguar detaje nga procedura e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, që nga verifikimi i kuorumit e deri tek hapja e punimeve.

Pas verifikimit nga komisioni, nëse rast se është ¼,  pra është bërë thirrja e Kuvendit. Pastaj verifikohet prezenca e më shumë se gjysmës së anëtarëve dhe kur kjo gjë ndodh, shpallet që Kuvendi është mbledhur dhe merren të gjitha vendimet”, shtoi ai.

Nga ana tjetër ftoi kreun e PD, Lulzim Basha, që të shkonte dhe të shihte firmat dhe më pas të shkonte dhe në Kuvendin Kombëtar.

Atë ditë në Kuvend atë ditë kryetari i partisë dhe kryetari i seksionit janë të barabartë. Unë pres që zoti Basha të mos ketë siklet, të shkoj t’i shoh nuk ka kompetencë që t’i verifikoj, por mund t’i shikojë”, shtoi më tej ligjvënësi./tvklan.al