Opinion -Shpërthen krimi, 3 vrasje në 48 orë!



Opinion -Shpërthen krimi, 3 vrasje në 48 orë!

Autori: Blendi Fevziu

22:00 12/05/2021

Të ftuar, pjesa I: Klodiana Lala, Artan Hoxha, Julian Kasapi, Ermal Vija

Të ftuar, pjesa II: Preç Zogaj, Avenir Peka

Bledar Birçaj që u vra në Vlorë ka qenë drejtor banke, gazetari zbulon detajet e pathëna të atentatit

Bledar Birçaj u vra në Vlorë dy ditë më parë në lagjen “Hajro Çakëri” në një atentat të mirëorganizuar.

Viktima po udhëtonte me makinën e tij kur u qëllua me kallashnikov nga dy persona të maskuar që i dolën në rrugë. Birçaj ndërroi jetë menjëherë. Sikurse është raportuar edhe më herët, Birçaj ka qenë pronar i një restoranti në Vlorë.

Por gazetari Jul Kasapi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka zbuluar të tjera detaje të panjohura për viktimën Bledar Birçaj. Sipas tij, viktima ka punuar si drejtor banke para disa vitesh dhe filiali i asaj banke kishte rënë pre e grabitjes. Pas atij momenti, Birçaj u pushua nga puna.

E dini ju që Bledar Birçaj ka qenë drejtor banke? Banka është vjedhur dhe viktima është pushuar nga puna. Personi tjetër është një analist kredie. Edhe kjo histori është një çështje droge. Se si ka mundësi që një agjent i antodrogës është në makinën e ….”, u shpreh gazetari Kasapi duke iu referuar vrasjes në mes të Vlorës, kur në makinën e Birçajt në momentin e atentatit ndodhej edhe një agjent krimesh.

Sipas tij, vrasësit e Birçajt janë persona të njohur të zonës.

“Ajo që policia dyshon është që të dy personat janë të zonës, largimi i tyre është bërë në By Pass i Vlorës dhe aty ka një rrjet degëzimesh dhe ato i njohin mirë. Vetëm dy raste ku makina nuk është gjetur. Është ky, dhe rasti i vrasjes së Harizajt në Durrës që nuk u gjet kurrë makina”. 

Vrasja e Everest Çakës, Artan Hoxha: Si nisi konflikti në vitin 2007 në Spanjë

Vrasja e Everest Çakës një ditë më parë në sy të bashkëshortes së tij tronditi qytetin e Elbasanit. Por çfarë ka ndodhur vite më parë kur Everestit i kanë vrarë vëllain.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka treguar të gjithë kalvarin që ka nisur në Spanjë në vitin 2007.

Vëllai i Everestit, Alfons Çaka që është vrarë i pari, kishte shkuar në Spanjë me familjen. Dhe me kontaktet që kanë shqiptarët atje, nga qyteti i Elbasanit aty ndodhej Florenc Alikaj me familjen e vet. Ka kërkuar punë. Florenc Alikaj ishte përfshirë në trafikun e kokainës dhe të kanabisit. I ka dhënë punë, i ka dhënë mall për të shitur. Në një moment nuk i ka kthyer lekët. Meqenëse shuma shkoi kohë, Florenc Alikaj e kërkon për ta takuar, ai ishte fshehur dhe e gjen në një lokal në Barcelonë. E gjen, i kërkon të kthejë borxhin dhe në prezencë të njerëzve të tjerë e qëllon me shuplakë. Nga ai moment fillon konflikti me ta. Një javë më mbrapa pas kësaj ngjarje, në Barcelonë vjen nga Italia Zenel Çami që është pjesëtar i komunitetit çam në Elbasan. Ai ishte mik i ngushtë me Florenc Alikaj.

Vendosën të shkonin në darkë në një restorant ku dihej që Florenci shkonte shpesh. Rrugës ndalojnë në karburant për të furnizuar makinën. Tek ky karburanti ju vjen një makinë në krah. Nga makina del Alfons Çaka, ai që i thonë Noçja, vëllai i viktimës së djeshme. Del shkon nga krahu i shoferit dhe qëllon në drejtim të Florenc Alikajt. Me plumbin e parë e qëllon në dorë dhe tek e shtëna e dytë pistoleta i bllokohet. Nga krahu i pasagjerit Zenel Muhameti apo Nel Çami, qëllon nga krahu i pasagjerit dhe vret Alfons Çakën. Pas ngjarjes, vëllai tjetër i Florenc Alikajt që ishte atje, shkon tek familja e Everest Çakës dhe ia shpjegon ngjarjen.

U thotë që ne u kemi ndihmuar, u kemi dhënë punë, na e keni bërë borxh, por në rastin konkret djali juaj ka qëlluar djalin tonë dhe e ka plagosur. Për të vrarë nuk e ka vrarë djali jonë. Dhe në fakt kjo gjë zgjidhet mes tyre dhe në varrimin e vëllait të Everest Çakës kanë qenë familjarët e Florenc Alikajt. Ndërkohë, merret vesh që këtë punë e ka bërë Zenel Muhameti. Menjëherë pas ngjarjes, si Florenc Alikaj si Zenel Çami, largohen nga Barcelona dhe ikin në Itali. Fshihen në Itali, madje Florenc Aliakaj pajiset me pasaportë me identitet të rremë. Detyrohet të kthehet në Spanjë pas 7 muajsh sepse i lini nusja. Duke shkuar në maternitet, e kap policia spanjolle. Happen kamerat e sigurisë tek karburanti ku kishte ndodhur ngjarja. Nga pamjet dallohet qartë Florenc Alikaj, por nuk duket qartë Nel Çami. Policia spanjolle i kërkon Florenc Alikajt të shpjegojë pse ka ndodhur ngjarja dhe kush është ai që ka bërë vrasjen.

Ky nuk e tregoi prezencën e Nel Çamit sepse ky mendonte që ai i shpëtoi jetën. Në këto kushte në asnjë moment nuk pranoi të tregonte as që ishin marrë me trafik droge dhe as kush ishte autori. Nel Çami nga ky moment është zhdukur, nuk është parë më. Ai në Elbasan nuk kishte as grua as fëmijë. Kishte vetëm dy vëllezërit dhe babanë dhe ndaj ishte e vështirë që ai të goditej. Pastaj shkon në burg Florenc Alikaj, nuk pranon të tregojë si është e vërteta dhe kush është vrasësi. Dënohet me 16 vjet burg. E çon në apel dhe dënimi është paguar me sa di unë 800.000 euro në atë kohë dhe dënimi ka shkuar në 6 vjet në Spanjë.

Por ai nuk e tregoi asnjëherë kush është autori. Nga ky moment e mbrapa hyn në lojë Everesti. Së pari vritet vëllai i Florenc Alikajt, Gëzim Alikaj, i cili ishte shofer autobusi në Elbasan dhe skishte punë fare. Ai u vra i pari dhe pasi ka bërë burgun në Spanjë Florenc Alikaj, kthehet në Elbasan dhe ekzekutohet edhe ai në Elbasan. Për të dyja rastet i dyshuari kryesor ka qenë Everest Çaka, në pamundësi për t’u hakmarrë ndaj Nel Çamit, atij që i kishte vrarë vëllanë.

Vendos të hakmerret ndaj familjarëve të tij. Në një mëngjes, një nga autorët ka përfituar nga rasti kur një nga familjarët shkonte në punë herët, ka dalë dhe ka lënë derën hapur. Ai ka hyrë në banesë dhe i ka gjetur në gjumë. Ka vrarë më pas dy vëllezërit e Zenel Muhametit dhe babanë. Informacioni i fundit është që ai ndodhet në Amerikën Latine. Për këtë ngjarje atje është gjetur një AND e autorit, ka dyshme që është një vrasës me pagesë, dyshimet janë që pas kësaj vrasje është Everest Çaka por nuk është vërtetuar kjo gjë”, shpjegoi gazetari Hoxha.

Sa i përket viktimës Everest Çaka që u vra në Elbasan, Artan Hoxha thotë se ishte i përfshirë në kultivimin dhe trafikun e kanabisit në Spanjë. /tvklan.al










Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

22:00 12/05/2021