“Vaksina gati në fund të Dhjetorit”, parashikimi i zymtë i Profesorit për Shqipërinë

Alban Domi, Drejtor i Zhvillimit të Vaksinave në Kompaninë GeoVax, në një lidhje në Skype në emisionin “Opinion”, tha mbrëmjen e kësaj të enjteje se vaksina e Pfizer, e cila deri në testet e deritanishme ka rezultuar e suksesshme kundër koronavirusit, mund të jetë gati në fund të Dhjetorit. Një lajm i mirë ky për situatën ku ndodhemi, megjithatë me përllogaritjet e Domit, të pasurit akses masiv në këtë vaksinë duket disi e vështirë sidomos për Shqipërinë. Kjo pasi e para është Amerika ajo që ka lidhur kontratë me kompaninë do të marrë pjesën më të madhe të dozave, pjesën tjetër vende Europiane si Gjermanie etj… Sa i përket Shqipërisë, profesori Domi, me një përllogaritje të thjeshtë thotë se vaksina mund të vijë vetëm vitin tjetër dhe dozat do të jenë tek 10 mijë… për 5 mijë persona, që siç parashikon eksperti do të shkojnë për stafin mjekësor.

“Gishtit gjeji vendin mos ma trego mua”, debat i fortë mes Koduzit dhe Bratajt: Ngelët tek testi që nga 8 Marsi

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është përfshirë në debat me përfaqësuesin e PD-së, Gazmend Koduzi sa i përket tamponëve. Koduzi tha se sipas studimeve shëndetësore ka lidhje mes vdekshmërisë dhe numrit të tamponëve që kryhet nga qeveria.

Por kjo është kundërshtuar nga drejtori i Urgjencës, i cili tha se kjo është gënjeshtër. Debati mes të dyve vazhdoi edhe në lidhje me krahasimin me Maqedoninë e Veriut, ku rezultati i tamponit del për 24 orë.

Brataj tha se Maqedonia ka 1300 të vdekur, ndërsa u shpreh ndaj Koduzit se tamponi nuk ndryshon vdekshmërinë.

Për tamponin nuk merret 127

Një problematikë që duket se shumë qytetarë po hasin është fakti se telefonojnë numrin 127 duke kërkuar që t’i bëhet tamponi, një moment që dyshojnë se mund të jenë prekur nga Covid. Në studion e “Opinion”,Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se 127 nuk është numër për të kërkuar bërjen e tamponit. Sipas tij, është epidemiologu ai që bën tamponin pasi është sinjalizuar nga 127, mjeku i familjes apo urgjenca e spitaleve.

Ilaçi që në Shqipëri shitet deri në 500 Euro, në Turqi jepet falas

Në Shqipëri, të infektuarit me Covid kanë nisur të marrin ilaçin Favir për t’u trajtuar. Por ky ilaç sipas autoriteteve është kontrabandë dhe nuk duhet të përdoret nga të sëmurët.

Megjithatë, në Turqi ky ilaç jepet falas nga shteti me recetë të mjekut. Këtë gjë e konfirmoi edhe dr. Bilgin Sait nga Stambolli. Në Shqipëri, ky ilaç shitet me çmime stratosferike që shkojnë deri në 500 Euro.

Bino tregon arsyen përse ka vonesa me tamponet

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, shpjegoi mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion” arsyen përse ka vonesa në kryerjen dhe përgjigjen e tamponit tek qytetarët që dyshohet se mund të jenë prekur nga Covid.

Ajo tha se ka pasur një rritje të kërkesës për kryerjen e tamponëve, përtej kapaciteteve që laboratori i ISHP kishte. Megjithatë Bino u shpreh se për të përballuar kërkesat janë ngritur edhe 3 laboratorë të tjerë.

A mund ta zbulojë Covidin analiza e gjakut?

Në pamundësi për të bërë tamponin, shumë qytetarë i drejtohen klinikave të ndryshme private, ku këshillohen për të bërë një analizë të thjeshtë gjaku për të zbuluar nëse janë ose jo të prekur me Covid. Por ekspertët thonë se kjo e fundit nuk është e zbulon virusin.

Në studion e “Opinion”, mjekja Najada Çomo tha mbrëmjen e kësaj të enjteje se mënyra e vetme për të zbuluar nëse jeni të infektuar ose jo me koronavirus është bërja e tamponit.

“Vaksina gati në fund të Dhjetorit”, parashikimi i zymtë i Profesorit për Shqipërinë

Arban Domi, Drejtor i Zhvillimit të Vaksinave në Kompaninë GeoVax, në një lidhje në Skype në emisionin “Opinion”, tha mbrëmjen e kësaj të enjteje se vaksina e Pfizer, e cila deri në testet e deritanishme ka rezultuar e suksesshme kundër koronavirusit, mund të jetë gati në fund të Dhjetorit. Një lajm i mirë ky për situatën ku ndodhemi, megjithatë me përllogaritjet e Domit, të pasurit akses masiv në këtë vaksinë duket disi e vështirë sidomos për Shqipërinë. Kjo pasi e para është Amerika ajo që ka lidhur kontratë me kompaninë do të marrë pjesën më të madhe të dozave, pjesën tjetër vende Europiane si Gjermanie etj… Sa i përket Shqipërisë, profesori Domi, me një përllogaritje të thjeshtë thotë se vaksina mund të vijë vetëm vitin tjetër dhe dozat do të jenë tek 10 mijë… për 5 mijë persona, që siç parashikon eksperti do të shkojnë për stafin mjekësor.

© Nëntor 2020, Redaksia Web tvklan.al