Blendi Fevziu thirrje qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit

Drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan Blendi Fevziu u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e shesin votën.

Kur kanë mbetur 12 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Fevziu deklaroi sonte se ka marrë informacione që një pjesë e qytetarëve kërkojnë kompensim financiar për të dhënë votën për kandidatë të caktuar.

“Pjesa më e madhe e informacioneve që po marrim nga deputetë që nuk janë të niveleve më të larta, por që po tentojnë të bëjnë fushatë për herë të parë, tregojnë që ka një ngërç shumë të madh. Një pjesë e qytetarëve që ata kontaktojnë kërkojnë të marrin një vlerë për votën që ata japin. Do doja ta bëja sot thirrje, do ta bëj dhe ditët në vijim. Mos kërkoni të shisni votën tuaj se nuk ka mjerim më të madh. Në qoftë se doni të përcaktoni të ardhmen tuaj, në qoftë se doni të zgjidhni të ardhmen tuaj, në qoftë se doni t’i jepni një të ardhme fëmijëve tuaj mos e shisni votën, por përdoreni atë sipas bindjeve që keni për të mirën tuaj, për të mirën personale, për të mirën e familjes tuaj, për të mirën e qytetarëve të Shqipërisë. Do ta bëj këtë apel deri ditën e fundit. Duket që është një fenomen shumë negativ sidomos nga forca pak më të vogla që vijnë vërdallë dhe që shohin mundësinë e financimit si zgjidhjen e vetme për të ecur përpara”, deklaroi Blendi Fevziu. 

Kush e dominon fushatën? Dash Shehi: Basha ka kohën me vete, gënjeshtra e Ramës s’ka më inerci

Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka analizuar sot fushatën e elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehi u shpreh se Basha po bën fushatë më të mirë se Rama.

Ai tha se Rama po u tregon shqiptarëve lugën bosh, ndërsa për kryetarin e PD tha se kohën me vete.

Basha po bën fushatën më të mirë. Fushatë pro-aktive dhe pro-pozitive. Unë po them gënjeshtra e Ramës nuk ka më inerci u zbraz shishja ka tete vite,  është bosh luga nuk kemi çfarë sajojmë më. Narrativa e Ramës është zigzage, sulmoi kundërshtarët pa kuptim,jo me sulme politike, por si e ke vetullën ti apo si e ke buzën ti e kuptoi marrinë.

Tani ndryshoi narrativa, duket më çlirët.  Unë do ti thoja qytetarëve ç’kam bërë e mund të bëjë. Ai premtoi dhjetë herën tjetër ka mbet tek treshi, ai mund të thotë sa të duash do bëjmë 13, por se beson kush më. 8 vite kaluan shumë gjëra nuk janë bërë. Duhet të jesh naiv të besosh këtë njeri.  Basha ka kohën me vete”, tha Shehi./tvklan.al