Të ftuar në Opinion: Emin Barçi, Baton Haxhiu, Andi Përmeti, Preç Zogaj, Ergys Mërtiri dhe Vojo Bregu.

Koalicion i madh Rama-Basha? Haxhiu: Është gjëja më e mirë për Shqipërinë

Analisti Baton Haxhiu ka thënë sot se një koalicion Rama-Basha mund të ndodhë pas zgjedhjeve të 25 Prillit. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka listuar dhe arsyet se pse mund të ketë një koalicion mes PS dhe PS.

Haxhiu shtoi se koalicioni bëhet për integrimin e Shqipërisë në BE, për çështjen e pronave apo dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“E para është gjëja më e mirë për Shqipërinë. Kjo mund të het për hapjen e negociatave, marrëveshje për zgjedhjet lokale të reja, marrëveshja për pronat që njëherë e mirë të zgjidhet ky problem. Ka dhe dhjetëra të tjera që mund ta bëjnë. Për herë të parë mund t’i jepet shans një gjenerate të re për të krijuar opozitë, se shumë herë e kemi thënë që ka një opozitë të dobët”, tha Haxhiu.

Është absolutisht i sinqertë. Të je mi sinqertë e kam biseduar disa herë me Edi Ramën këtë dhe është një politikan i përmbushur dhe do që PS dhe ai të punojnë për Shqipërinë.

Rama bashkëpunim me Bashën? Zogaj: Nëse na çon në Europë, zgjedhim koalicionin e madh

Analisti Preç Zogaj thotë se nuk është i pamundur krijimi i një koalicioni të madh mes PS-së dhe PD-së për hir të integrimit europian.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, duke komentuar deklaratën e Ramës ditën e sotme që u shpreh i hapur për bashkëpunimin me Lulzim Bashën, Zogaj theksoi se edhe nga disa ndërkombëtarë është diskutuar kjo ide.

“Rama është i lodhur, edhe i velur ndoshta. Ka kohë që i vjen rrotull kësaj ideje. E kam konstatuar këtë gjë edhe në takime me disa ndërkombëtarë të cilët e diskutojnë këtë gjë sepse ata kërkojnë zgjdhje që Shqipëria të përshpejtojë integrimin. Është edhe diversioni i madh. Këto deklarata nuk ka arsye pse të bëhen sot. Vendimi ka nevojë për qeveri dhe opozitë. Nëse rezultati i zgjedhjeve imponon formula të tjera nuk është herezi. Nëse rezultati i zgjedhjeve imponon një formulë tjetër atëherë duhet të hapet një diskutim dhe duhet të kërkohet një zgjidhje. Nëse koalicioni i madh në çon më shpejt në Europë, ne zgjedhim koalicionin e madh”, u shpreh Zogaj. /tvklan.al