Të ftuar në Opinion: Baton Haxhiu, Agron Shehaj, Preç Zogaj dhe Artan Hoxha.

Kandidoi për kryetar të PD, Agron Shehaj: Pothuajse të gjithë deputetët nuk kanë qenë me mua

Agron Shehaj doli i dyti në garën për kryetar të Partisë Demokratike, zgjedhje të cilat u fituan nga Lulzim Basha i cili u rikonfirmua.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Shehaj tha se nuk ka patur mbështetjen e shumicës së deputetëve demokratë dhe të kryetarëve të degëve.

“Pothuajse të gjithë deputetët, të gjithë krytetarët e degëve nuk kanë qenë me mua. Tani unë nuk i gjykoj. Secili vendos sipas rrethanave, çfarë shikon të arsyeshme”.

Shehaj pranoi rezultatin e zgjedhjeve që rikonfirmuan Lulzim Bashën në krye të PD-së. Por theksoi se votat që ai mori, 15% të tilla, nuk reflektojnë plotësisht mbështetjen që ka në Partinë Demokratike.

“Rezultati është i qartë. Basha do vazhdojë të jetë kryetar i PD. 15% nuk reflekton mbështetjen që unë kam në anëtarësi. Ka patur parregullsi, kanë qenë të lidhura me faktin që një pjesë janë përjashtuar dhe s’kanë qenë lista. Dhe komisionerë nuk ishin, ishin vëzhgues. Vëzhguesit e mi në pjesën më të madhe të degëve nuk kanë mundur të verifikojnë”.  /tvklan.al