Të ftuar në Opinion: Evi Reçi, Gentian Zenelaj, Julian Deda, Laert Vasili, Klodiana Shala dhe Roland Hysi.

“S’paguhem për të lëpirë byth*n”, degjeneron debati mes Robert Aliajt dhe Laert Vasilit

Ka degjeneruar debati mes Robert Aliajt dhe Laert Vasilit në emisionin Opinion në Tv Klan ku diskutohej për përfshirjen e artistëve në politikë.

Aktori Laert Vasili e quajti “estradë” pjesëmarrjen e Robert Aliajt nëpër panele televizive, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk paguhet nga politika.

Laert Vasili: Bashkë me prindërit e mi kemi udhëtuar nga Athina për të ardhur në Tiranë për të kryer detyrimin tonë qytetar. Kemi hedhur votën dhe jemi kthyer.

Blendi Fevziu: Ja Bert, ky është detyrim qytetar.

Robert Aliaj: Estrada.. Kjo është estrada se tani është modernizuar, nuk i kanë më të shkretët humoristat estradë…

Laert Vasili: Jo zotëri, estradë është ajo që bën ti nëpër juri të ndryshme ku paguhesh me çeqe shumë të larta dhe tani i jep mend shqiptarëve dhe u thua…

Robert Aliaj: Unë s’paguhem për të qenë në radhë politike edhe për t’i lëpirë byth*n miletit, por paguhem pikërisht për atë që them unë, të ndërgjegjësoj njerëzit, dhe kjo është forca ime.

Laert Vasili: Gjuhë prej rrugaçi.

Robert Aliaj: Unë nuk jam përdorur ndonjëherë në politikë, unë kam qenë vazhdimisht në jetën time i angazhuar artistikisht duke bërë si artist art politik shumë të angazhuar. Unë nuk bëj dot foto kartolina në këmbim të një ryshfeti.

Laert Vasili: Art politik do të thotë të bësh 2 vepra në gjuhën shqipe në mes të Athinës me aktorë shqiptarë. Njëra të luhet 127 shfaqje, tjetra 317 herë në shqip me publik grek që vinte dhe ndiqte shfaqjen, dhe kur ti të kërcënohesh nga nazistët e Agimit të Artë, të vazhdosh të qëndrosh aty para dhe të thuash ‘po po, jam shqiptar dhe unë do mbroj të drejtat e bashkëatdhetarëve të mi që këtu vuajnë’. Ky është art politik, të tjerat janë… 

Laert Vasili dhe Gent Zenelaj debatojnë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar

Përfshirja e artistëve në politikë është diskutuar sonte në emisionin Opinion në Tv Klan, ku kanë qenë të ftuar personazhe nga fusha e artit.

Ndër të tjera, u diskutua edhe vendimi i qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ku ka patur edhe mendime të kundërta mes panelistëve.

Aktori Laert Vasili ka thënë se godina e re e Teatrit do të duhej të ishte ndërtuar vite më parë për shkak të kushteve.

Laert Vasili: Shqipëria ka humbur 20 vjet dhe aktorët e Teatrit në Shqipëri kanë humbur 20 vjet për të pasur një godinë me pajisjet bashkëkohore dhe nuk do ishte turp të ftonte regjisor të huaj për të ardhur për të dhënë një shfaqje në një godinë të rrënuar. Ajo ndërtesë mund të ishte bërë para 20 vjetësh.

Ndërsa aktori Gentian Zenelaj ka shprehur mendimin kundër Vasilit, duke thënë se regjisori i huaj që ka punuar në Teatrin Kombëtar, nuk kishte shprehur asnjë ankesë për kushtet e godinës.

Gentian Zenelaj: Regjisori i fundit që ka punuar në Teatrin Kombëtar ka qenë Ivica Bulian i cili nuk është ankuar asnjëherë për kushtet e atij teatri.

Artistët në politikë, Julian Deda: Jam me PD. Këngëtari Landi Hysi: Kam votuar gjithmonë për PS

Emisioni “Opinion” në Tv Klan këtë mbrëmje ka trajtuar temën e përfshirjes së artistëve në politikë. Aktori i spektaklit të humorit “Klanifornia”, Julian Deda është shprehur se ai është me Partinë Demokratike dhe angazhimin e tij në këtë parti e ka dhe bindje personale dhe traditë familjare.

Unë besoj se jam më i deklaruarit këtu, unë jam me Partinë Demokratike jam anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Jam i angazhuar prej bindjeve të mia personale, por dhe traditës familjare. Unë dua të them se politika ma më shumë nevojë për artistët, për të gjithë profesionistët në përgjithësi. Në politikë mungojnë njerëzit që kanë bërë karrierë të mirë personale”, tha Deda.

Ndërkohë këngëtari Landi Hysi ka thënë se ai është i angazhuar me Partinë Socialiste dhe shtoi se nëse do të jetë një vlerë e shtuar e kësaj partie mund të angazhohet në fushatë.

Me teserë nuk jam i deklaruar, por me zë dhe figurë, me marrjen pjesë në fushata jam me PS. Është një formim personal, por dhe familja ka ndikuar. Përfshirja në politikë është e hershme, që nga hera e parë që kam votuar. Nëse do jem vlerë e shtuar e fushatës do të angazhohem në politikë”, tha Hysi./tvklan.al