Të ftuar në studio: Arjan Mezini dhe Sokol Kraja.

Në lidhje direkte: Oliana Maloku – gazetare Klan Plus, Eugena Tomini – Tiranë, Taulant Muka – Zvicër, Donika Mici- Tiranë, Elson Gjoni- Milano, Blerta Dalloshi Berisha- Prishtinë & Xhumadije Ibrahimi – Shkup.

“Ata që nuk punojnë për shkak të karantinimit do të paguhen, por…”

Nga studio e “Opinion”, Sokol Kraja, Kryetar i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, u shpreh se të gjithë punonjësit që kanë pezulluar punën për shkak të karantinimit, do të paguhen  nga kompanitë përkatëse.

Por ai tha se biznesi mund t’i paguaj për një muaj apo dy muaj punonjësit e tij, por këtë nuk mund ta bëjë për një kohë të gjatë.

“Do paguhen sepse biznesi e ka për detyrë për t’i paguar, por mund t’i paguaj një muaj, dy muaj, por nuk mund t’i paguaj pafund. Një biznes që nuk arkëton nuk ka si të paguaj taksën, apo punonjësin dhe patjetër që do t’i pushojë nga puna ose do marrë masa për të zvogëluar numrin”. 

Karantina, disa supermarkete do të ofrojnë shërbimin e dërgesave në shtëpi

Marrë shkak nga situata e krijuar pas rasteve të konfirmuara edhe në vendin tonë me koronavirus, disa supermarkete kanë menduar një zgjidhje për qytetarët.

Për shkak të karantinës dhe për të evituar radhët në supermarkete,  disa prek këtyre subjekteve kanë nisur të shpërndajnë porositë në banesat e qytetarëve, madje dhe pa kosto shtesë.

Këtë e ka pohuar gazetarja Oliana Maloku,, gjatë një komunikimi me Blendi Fevziun në “Opinion”.

“Nga supermarketet, kemi kontaktuar dhe kanë filluar të mbyllen fizikisht përkohësisht disa prej tyre, e kanë nisur që t’i dërgojnë në shtëpi porositë e qytetarëve, madje edhe falas për të shmangur kontaktet dhe radhët”.

“Brenda së njëjtës familje, një infektohet të tjerët jo. Si është e mundur?”

Në një lidhje me Skype me emisionin Opinion në Tv Klan, shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini ka folur për mundësinë e infektimit me koronavirus.

E pyetur sesi është e mundur që në një familje ku një person është i infektuar, 7 anëtarët e tjerë nuk janë infektuar, ajo përgjigjet: Është një transmetim përmes spërklave. Aftësia për të shpërndarë spërklave nëpërmjet të folurit, teshtimit ose kontaktit të ngushtë, bën që personi të jetë receptiv kundrejt spërklave të virusuara. Kjo tregon edhe viruslencën e virusit, sa ka qenë virusi prezent në spërklat e personit të infektuar.

Gjithsesi mbetet për tu studiuar, sepse ne themi që kontaktet e ngushta janë grupi më i rrezikshëm që mund t’i transmetohet infeksioni nga një person i infektuar, dhe ndaj ne këta persona i vendosim në vetëizolim dhe i monitorojmë për 14 ditë”.

Sakaq ajo u shpreh se personat e infektuar që janë të shtuar në spital dhe janë të moshën nën 65-vjeçare, nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa ata mbi 65-vjeç kanë sëmundje kronike por jo evidente për të shkaktuar një situatë të agravuar shëndetësore.

Tomini tha se 9 mjekët e infektuar me COVID-19 nuk kanë shenja klinike dhe ndodhen të vetëizoluar në banesat e tyre.

“Nëse nuk do të merreshin masa, do të kishim mijëra viktima”

Taulant Muka, studiues i Epidemiologjisë në Universitetin BERN, në një lidhje me Skype në “Opinion”, paraqiti një grafik ku kishte marrë në konsideratë skenarin më të rrezikshëm që mund të vijë nga koronavirusi.

Ai tha se bazuar në supozime dhe statistike të grumbulluara mbi situatën në Kinë, nëse në vendin tonë nuk do të ishin marrë masa, atëherë do të kishim rreth 18 mijë viktima në një hark kohorë deri në 5 muaj.

“Ka disa të dhëna që bëjnë të mundur modelimin e rasteve dhe vdekshmërisë bazuar sipas grupmoshës. Këto janë të dhëna që janë bazuar mbi Kinën, në popullsinë shqiptare, bazuar edhe në disa të dhëna nga Anglia, kemi numrin e popullatës për grupmoshë. Nëse do të prisnim që 70% e popullatës do të infektohej, atëherë do të kishim këto numra që shikoni në tabletë, për grupmoshë.

Për shembull për 0-9 vjeç, do të kishim rreth 223 mijë të infektuar. Më pas bazuar në kalkulimet e deri tanishme, për shembull në rastin e këtyre fëmijëve, vetëm 223 fëmijë do të kërkonin hospitalizim.

 Nga këta 223 fëmijë vetëm 11 do të kërkonin terapi intensive.

Grupmoshat 70-73 vjeç, do të shikonim që 14 mijë do të kërkonin terapi intensive dhe nga ana tjetër, në total gjithë popullata, gati 137 mijë të infektuar do të kërkonin hospitalizim, 39 mijë prej tyre do të kërkonin terapi intensive dhe do të kishim një vdekshmëri prej 18 mijë veta.

Kjo nuk duhet të na alarmojë…

Nëse marrim rastin e Kinës, një artikull i fundit tregoi se numri i personave të infektuar është shumë më i lartë sesa i atyre që janë zyrtarisht. Mendohet se deri në fillim të marsit kanë qenë 1.9 milion të infektuar, dhe nëse shikojmë në terma të popullatës së Shqipërisë i thonë 66.6% e Shqipërisë. Pra ai 70% është i mundshëm nëse ne i lëmë të hapur dhe jetesa të funksionojë normalisht. Hipotetike, bazuar në supozime, nëse nuk do ishin marrë masa, kjo mund të ndodhte brenda një kohë 2, 3 apo 5 mujore”. 

Doktori në studion e Opinion:U testova për koronavirus sepse…

Mbrëmjen e kësaj të marte në Opinion, mjeku Arjan Mezini tregoi se ishte testuar për COVID-19 por për fat të mirë kishte rezultuar negativ.

Duke iu përgjigjur gazetarit Blendi Fevziu, mjeku tha se iu desh t’i nënshtrohej testimit për koronavirus, pas rastit të konfirmuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ai u shpreh se ky test bëhet duke marrë tampon në grykë dhe në hundë, për tu analizuar më pas në laborator.

“Testimi merret tamponi në grykë dhe në hundë dhe më pas çohet e analizohet. Unë u testova sepse doli rasti pozitiv që u transferua më pas nga spitali, por nuk kam pasur kontakte më këtë pacient”. /tvklan.al