Topalli: Presidenti Meta është tërësisht i përfshirë në fushatë

Ish-nënkryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli vlerëson se Presidenti Ilir Meta është i përfshirë në fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Topalli tha se 3 liderët e politikës Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta nuk ngjallin më besim tek qytetarët. Kjo gjë, sipas saj, ka sjellë edhe zhgënjim tek politika në tërësi.

“Nuk ka frymë. Fryma është përcaktuese. Tregon situatën në të cilkën është shoqëria. Mungesa e frymës dhe shpresës implikon të dyja palët. Asnjëherë në 3 dekada nuk ka qenë kaq e lartë zhgënjimi i qytetarëve ndaj klasës politike. Nuk ka thelb, nuk ka përmbajtje. Këtu gënjejnë dhe qytetarët janë të mençur. Nuk ka llogaridhënie, Kryeministri nuk ka llogaridhënie. Boshatisja është drama më e madhe që i ka ndodhur vendit tonë. Në 2017 kishim 3 figura, sot kemi përsëri të tre. Unë shoh frikë, njerëzit kanë frikë për të dalë publikisht  por zhgënjim total me treshen Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha. Meta është i përfshirë tërësisht në fushatë, në një mënyrë që nganjëherë të krijon idenë se linja e konfliktit do ishte linjë që do përvijohej gjatë kësaj fushate. Ata kanë probleme karrigesh dhe hallesh personale”, u shpreh Jozefina Topalli. 

Gazetari Armand Shkullaku e përcakton këtë fushatë elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit, si më të veçantën ndër vite. Dhe sipas tij, kjo është për shkak se mazhoranca po bën fushatë sikur të jetë në opozitë.

Në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Shkullaku theksoi se Kryeministri Rama pas 8 viteve në qeveri nuk jep llogaridhënie për bilancin e premtimeve të mbajtura.

“Mazhoranca, qeveria sillet si opozitë, jemi mësuar që në fushata qeveria ka dhënë llogari dhe ka treguar bilancet e punës së saj. E dyta, ne jemi mësuar që në ballafaqime elektorale opozita ka mbledhur njerëz të çdollloj ngjyre forme, për të mbrojtur votën. Kurse këtë radhë i mban pushteti. Po të dëgjoni fjalimet e Ramës, ka gjuhën e urrejtjes që nuk i shkon një qeverie kjo gjë. Fjalimet e Ramës thonë do bëjmë tunele, por ndërkohë nuk mund të thotë që do integrojmë Shqipërinë në Europë. E ka thënë në 2013 do hapim negociatat. Nuk mund të hyjë në fushatë mazhoranca pa figura kryesore. Nuk ka. Pse? Sepse bilancet janë zero”, tha ndër të tjera gazetari Armand Shkullaku.

Dash Shehi: Kam arritur deri tek gomari vrapon, por nuk them dot që fluturon

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka analizuar ndryshimin e fushatave politike në 30 vitet e fundit në Shqipëri.

Shehi tha se fushata ka ndryshuar shumë, duke u shprehur se dikur ka pasur debate dhe qytetarët i kundërviheshin liderëve, ndërsa sot sipas ato që thotë kryetari merren si të vërteta.

Fushatat kanë ndryshuar shumë, ashtu si shoqëria jonë. Tani secili ka tifozët e vet në takime. Dikur bëhej debat në sallë, tani s’ka më nevojë se në salle s’ke më kundërshtar vetëm idhtarë. Dikur kishte njerëz që dyshonin në sallë në premtimet e tua.

Entuziasti popullor, nuk ekziston, është proces i kalkuar sot fushata elektorale. Dikur fushatat ishin me spontane, kishte batuta. Sot i shefi  i di të gjitha, keni parë takimet e Ramës, t’i thotë kush o shef e ke gabim“, tha ai.

Më tej Shehi kritikoi politikanët që gënjejnë duke thënë se dhe ai mund të ketë gënjyer gjatë fushatave.

“Unë kam mbërritur vetë në këtë gënjeshtrën politike. Mund të kem thënë që gormari vrapon, por nuk them dot që gomari fluturon. Këtë nuk e them dot dreqi ta haje. Deri tek vrapi kam arritur, por të fluturojë jo“, shtoi Shehi.

Topalli akuza Ramës e Bashës: Kanë marrëveshje me njëri-tjetrin

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka hedhur akuza se Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha kanë një marrëveshje me njëri-tjetrin.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Topalli tha se Rama e Basha ka bërë pazar gjithmonë me njëri-tjetrin. Po ashtu ajo tha se mes tyre ekziston një dyshim gjithmonë, por shprehet se po bëjnë gjithçka që të mbajnë në zotërim politikën shqiptare.

“Rama dhe Basha kanë një pazar me njëri-tjetrin, e kanë pasur gjithë kohës. Unë vazhdoj të dyshoj që… 2017 ishte thyerja e madhe e besimit. Edi Rama dyshon se Ilir Meta do të vazhdojë me Lulzim Bashën.

Meta dyshon se do shkojë me Ramën. Dyshimi mes tyre është i madh, kjo është raporti i tre personave mendojnë se janë në krye. Ata po bëjnë çdo gjë që të mbajnë në zotërim politikën shqiptare”, tha ndër të tjera Topalli.

Dashamir Shehi fton Jozefina Topallin t’i bashkohet koalicionit opozitar

Kryetari i Lëvizjes Kombëtare për Zhvillim, Dashamir Shehi, i ka bërë ftesë publike kryetares së partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topallit për t’iu bashkuar opozitës së bashkuar në një koalicion pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

E ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Shehi theksoi se opozita duhet të ketë brenda saj figura nga Topi tek Topalli.

Uroj me partinë e Topallit të arrijmë akord paszgjedhor. Unë jam për një opozitë që nis nga Topi tek Topalli. Unë kam ndërmend të qëndroj libero dhe po hyra brenda grupit. Unë nuk jam nga ata që marr letrat me shkrim”, u shpreh ndër të tjera Shehi.  /tvklan.al