Banka e parë shqiptare u krijua në vitin 1850, zbulohet kasaforta e groposur

Banka e parë private me kapital tërësisht privat është krijuar në vitin 1850 në qytetin e Vlorës. Banka është krijuar nga familja Bezhani, në këtë ndërtesë që shikoni në foton më lart.

Emisioni “Opinion” në Tv Klan ka qenë brenda kësaj ndërtese, që 150 vite më parë shërbente si bankë me kapital shqiptar.

Erinald Bezhani, anëtar i familjes Bezhani, i tregoi gazetarit Blendi Fevziu edhe kasafortën origjinale të kësaj banke që përdorej në vitin 1850. Kjo kasafortë është gjetur e groposur nën dhe kohët e fundit.

“Kjo është kasaforta origjinale e bankës. Kjo është kasafortë 150-vjeçare. Kishte dopio çelës. E kemi gjetur poshtë në dhe gjatë gërmimeve. Ishte e zhytur, po mos të qe e zhytur do ishte hedhur për hekur, për skrap. Ishte nën dhe e shpëtoi”, u shpreh Erinald Bezhani. /tvklan.al