Akuzat për rolin e tij në UNMIK, Basha: Janë të gjitha gënjeshtra, janë çmontuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan u është përgjigjur akuzave për kohën e tij kur ka qenë pjesë e UNMIK në Kosovë. Pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu lidhur me kasën për masakrën e Krushës së Madhe, Basha tha se nuk e ka marrë kurrë dhe shtoi se akuzat kundër tij janë çmontuar.

E vërteta është ajo që ju keni shteruar tashmë këtu. Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe, është marrë nga Dashamir Peza, si përkthyer i BBC. Sa i përket faktit tjetër, e ka hedhur poshtë Baton Haxhiu. Unë jam krenar për çdo sekondë të kaluarës sime dhe për kohën që kam shërbyer në Kosovë. Të gjitha akuzat janë sajesa absolute. Të gjitha kanë marrë përgjigje të qartë”.

Lidhur me takimin me Bellanicën, Basha tha se nuk e ka takuar kurrë dhe shtoi se është dëshmia e Dashamir Pezës është prova e qartë që kasetën e ka marrë BBC.

Asnjëherë nuk jam takuar me Meliam Bellanicën. Sips dëshmisë së Dashamir Peza, kaseta është marrë nga ai dhe BBC, që është transmetuar nga të gjithë televizionet e tjerë. Për akuzën tjetër, gjithçka është çmontuar nga Baton Haxhiu, unë s’kam qenë kurrë pjesë e hetimeve për UÇK-në”.

Për hetimet që ka kryer në Kosovë, kreu i demokrateve u shpreh se ka qenë pjesë e grupit që kanë hetuar vetëm për krimet serbe.

Unë kam pjesë e dy hetimeve kundër Sllobodan Milloshevit, jam krenar që kam dhënë kontributin tim për kasapin e Ballkanit. Në Kosovë kemi hetuar krimet Serbe. Këto janë bërë hetimet e vetme që kam bërë, ose më saktë ka ndihmuar se unë nuk kam bërë hetime”.

Basha tregoi atë që sipas tij është çmontimi i akuzave kundër tij. “Pastaj u ngrit fabula për Shtëpinë e Verdhë, që e çmontuat ju këtu. E para për kasetën që foli vetëm Dashamir Peza, e dyta për arrestimin e një luftëtari që u çmontua nga Baton Haxhiu. Dhe për Shtëpinë e Verdhë që tha zv. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut që tha se kishte qenë ai në Shtëpinë e Verdhë dhe jo unë”, u shpreh kreu i PD.

Basha: Edi Rama ka komplekse nga sukseset e mia

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se akuzat ndaj tij për kasetën e masakrës së Krushës në Kosovës, ngrihen nga rivalët politikë sa herë që ka zgjedhje.

I ftuar në emisionin “Opinion”  në Tv Klan përballë një paneli gazetarësh, Basha u shpreh se një ndër arsyet që ndaj tij bëhen akuza të tilla, është kundërshtari politik, Kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se nuk do të arrijë dot asnjëherë sukseset që vetë Basha ka prekur kur ka qenë në qeverinë Berisha.

Në këtë pikë, Lulzim Basha ka përmendur ndërtimin e Rrugës së Kombit, Pavarësinë e Kosovës dhe heqjen e vizave.

“Janë komplekset e Edi Ramës. Ka ca komplekse ai sepse ato që unë ka patur privilegjin t’i bëj në 8 vite, ai si bën dot as në 80 vite. Kur isha ministër i Jashtëm kam qenë krah George Bush, kam bërë luftë për Pavarësinë e Kosovës. Si ministër i Brendshëm kam shërbyer për të hequr vizat për shqiptarët dhe kemi hequr vizat dhe sot shqiptarët lëvizin të lirë. Unë kurrë s’kam kërkuar lavdi. Këto gjëra që unë kam arritur t’i bëj për 8 vjet, atij i duhen 80 vjet”, u shpreh Lulzim Basha. 

“Po gënjen”, Basha ‘përplaset’ me Baton Haxhiun: Kam hetuar vetëm serbët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka debatuar me gazetarin Baton Haxhiu. Gazetari Haxhiu e ka pyetur nëse ka qenë pjesë e hetimit dhe gjyqit kundër Fatmir Limajt.

Kjo deklaratë e gazetarit, ka tensionuar Bashën i cili e ka akuzuar se është gënjeshtar dhe nuk po thoshte të vërteta.

PJESË NGA DEBATI

Haxhiu: Ke qenë pjesë e gjyqit për Fatmir Limajt?

Basha: Merre në telefon Fatmir Lamajn, pyete kam qenë unë për procesin e tij apo jo.

Haxhiu: Lul nuk thash që ke bërë faj.

Basha: Po gënjen.

Haxhiu: Nuk ke bërë faj Lul.

Basha: Ti e di shumë mirë.

Haxhiu: A ke qenë në proceset ndaj serbëve?

Basha: Kam qenë vetëm në Mitrovicë.

Haxhiu: Po për shqiptarët?

Basha: Asnjëherë, është gënjeshtër e pastër.

Haxhiu: Jo

Basha: Edhe njëherë po të them që unë të marrë pjesë në një proces ligjor…

Haxhiu: Lul ke qenë punonjës, je njeriu i parë që më thonë që je gënjeshtar dhe e lejoj.

Basha: Po thua të pavërteta, ishte gënjeshtër.

Basha publikon dokumentin në Opinion: Qeveria ka fshehur numrin e viktimave nga Covid

Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan, ku ka zbuluar një dokument, që sipas tij, tregon numrin real të viktimave që kanë humbur jetën nga Covid.

Sipas Bashës, ky numër është më i madh se sa shifrat e deklaruara nga qeveria.

Kyredemokrati tha se për periudhën Mars-Tetor 2020 janë raportuar 509 vdekje nga Covid, ndërsa sipas tij, janë 923 viktima nga COVID-19.

Këtë argument Basha e mbështet mbi një dokument, që thotë se Partia Demokratike e ka siguruar nga Morgu i QSUT.

Ka ardhur një denoncim që është verifikuar sot dhe keni vdekjet e vërtetuara si vdekje nga Covidi në Morgun e Tiranes. Vdekjet e vërtetuara janë vetëm të pacientëve në spitalet covid, jo atyre që kanë vdekur në shtëpi. Ne disponojmë edhe listën me emrat e viktimave. Qevera ka bërë politikë me vdekjet. Ai është dokument i ardhur drejtpërdrejt nga morgu. Nëse sot do kishin Prokurori funksionale, në këtë moment këtu duhet të vinin prokurorë dhe të shkojnë të marrin dokumentet në morg. Këto janë lista zyrtare të morgut të QSUT. Dhe unë po i bëj thirrjeProkurorisë nga kjo studio. Punë që normalisht do lejohej t’i bënte media, media po pengohet. Qeveria ka fshehur numrin e vikmtimave dhe kjo tani është e vërtetuar. Po i bëj thirrje prokurorisë të shkojë në morg dhe të marrë evidencat e plota që na kanë ardhur ne që është bërë politikë me vdekje, është fshehur numri i viktimave që kanë humbur jetën për shkak të covidit”, tha Lulzim Basha. 

Reagimi live i drejtorit të morgut: Le të vijë Prokuroria, vdekjet nga COVID-19 menaxhohen nga QSUT

Bledar Xhemali, kreu i Mjekësisë Ligjore në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës për vdekjet e padeklaruara nga Ministria e Shëndetësisë.

Zoti Basha sapo ka bërë një denoncim, me listat përkatëse… të një liste që nuk përputhet me listën zyrtare të personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Por në listën që vijnë nga morgu shënohen si persona që kanë humbur jetën nga COVID-19 që kanë ardhur nga sy spitalet COVID. A ka një mospërputhje mes të numrit të vdekurve nga COVID me atë që kanë humbur jetën zyrtarisht?

Atëherë sa për sqarim për të gjithë, morgu i Mjekësisë Ligjore ka një kontroll të dyfishtë. Nga QSUT dhe ministria e Drejtësisë. Pra të gjitha rastet e COVID, menaxhohen nga QSUT. Nuk kanë lidhje fare me Mjekësinë Ligjore, që bëjmë ne si ekspert mjeko-ligjor.

A ka mospërputhje mes dy numrave?

Për këtë duhet t’i drejtoheni QSUT-së, ata e menaxhojnë COVID-in. Ne do e bëjmë një sqarim të plotë, le të vij dhe Prokuroria të hetojë. /tvklan.al