Të ftuar në Opinion: Gentian Progni dhe Besnik Dervishi. Në lidhje direkte Plarent Ndreca dhe Agron Gjekmarkaj.

Kur mbarojnë punimet e Unazës së Madhe

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha mbrëmjen e kësaj të hëne në Opinion se punimet e Unazës së Madhe të Tiranës pritet që të mbarojnë brenda këtij viti.

Nëse flasim për Unazën e Madhe të Tiranës, po ecën mirë, janë hapur disa segmente të saj. Kemi segmentin e dytë që është problematik, për shkak të gjeologjisë që kemi ndeshur atje, gjeologji me shtresa nënujore shumë të pasura dhe fatkeqësisht që kanë krijuar rrëshqitje të herë pas hershme.

Kur pritet të mbarojë?

Pritet që të mbarojë brenda këtij viti. Duke qenë se kemi dorëzuar 2 segmentet e që kanë në mes këtë segment i cili është vonuar, ne presim që brenda Dhjetorit të kemi edhe dorëzimin e segmentit të dytë që lidh lotin e parë me lotin e tretë, për ta bërë funksional.

Prej këtij momenti ku ndalon deri me bashkimin me rreth-rrotullimin e Shqiponjës, kur pritet të mbarojë?

Po flasim për Unazën dhe 7 lotet e reja të unazës të cilët hapen menjëherë. Është dorëzuar pjesa e projektit nga Shqiponja tek Bulevardi i Ri dhe po presim pjesën e projektit nga Bulevardi i Ri në Shkozë.

Pse çunat e Kukësit flisnin si vlonjatë? Balluku tregon testin që kaloi në avion

“Do të sjell kuksianët nga Londra që kanë sharë më shumë projektin”. Kështu ishte shprehur kryeministri Edi Rama për fluturimin e parë në Aeroportin e Kukësit. Por ajo që binte në sy në një prej bisedave të Ramës me “çunat e Londrës” ditën e diel ishte fakti se një prej tyre dukej më shumë vlonjat nga dialekti se sa kuksian.

Por ministrja Balluku mohoi çdo gjë. Ajo i bëri thirrje gazetarëve që të vërtetojnë listën dhe tha personi në fjalë ishte kuksian, sipas një testi që kishte kaluar ajo vetë.

Blendi Fevziu: Ju ishin në avion zonja Balluku, por çunat e Kukësit pse flisnin me theks vlonjat?

Belinda Balluku: Të them të drejtën po të isha në vendin e gazetarëve do kërkoja një listë të pasagjerëve dhe do i nxirrja çunat, se çunat ishin të gjithë kuksian. Dhe unë kalova dhe një test se ai që ju thoni që fliste si vlonjat më pyeste për lumenjtë, ku jemi këtu sepse unë nuk i njoh lumenjtë e Kukësit nga sipër. Ai më thoshte që këtu jemi në Shtinje, këtu jemi aty.

Blendi Fevziu: Çunat e Kukësit i sollët dhe i latë në Kukës? Si do kthen ata apo me linja të tjera?

Belinda Balluku: Ata i lamë atje sepse siç ka premtuar Kryeministri do votojnë për Partinë Demokratike. Ata besoj që nën patronazhimin tonë duhet të votojnë PD-në siç është premtuar.

Balluku: Aeroporti i Kukësit, i certifikuar. Më 17 Qershor gati për fluturime ndërkombëtare

Në aeroportin e Kukësit është realizuar të dielën fluturimi i parë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mohoi nga studioja e emisionit Opinion në Tv Klan që kjo gjë të jetë bërë për zgjedhje. Ajo u shpreh se aeroporti është i certifikuar dhe nga 17 Qershori është gati për të bërë fluturime ndërkombëtare.

“Nuk e mendoj si mund të hapet një aeroport për zgjedhje. Duhen vite për të ndërtuar. Kemi 2 vite që punojmë për këtë aeroport. Datën e dorëzimit e ka patur më 24 Prill dhe është dorëzuar një javë përpara. Aeroporti është gati, ka një shpallje, quhet shpallje publikim dhe duhet të rrijë 54 ditë i publikuar për të nisur më vonë të gjitha fluturimet. Certifikata është nga aviacioni civil. Ka një certifikatë sepse askush nuk mund të ulë. Certifikohet nga aviacioni civil shqiptar përmes inspektorëve. Certifikohet në disa fusha siç janë operimet, siç janë pajisjet, siç është siguria. Është aeroport i certifikuar. Është aeroport ndërkombëtar dhe 54 ditë, nga dita e djeshme kur është kryer fluturimi i parë, pra më 17 Qershor ku aeroport do të jetë i gatshëm për të bërë fluturime ndërkombëtare”,tha Balluku.

Çfarë është patronazhisti i partive politike

Kandidati për deputet i PS, Plarent Ndreca shpjegoi këtë të hënë në emisionin “Opinion” se çfarë roli ka patronazhisti në partitë politike. Sipas Ndrecës ky person ka si detyrë që të informojë mbi territorin që mbulon, për tendencat politike të individëve në të. Sa i përket listës me të dhëna personale, Ndreca tha patronazhisti përdor listën e zgjedhësve që është publike dhe e ka çdo parti politike. Patronazhisti shton informacion për të krijuar një ide më të qartë për prirjet politike të një individi.

Merren edhe me anën personale, edhe me pjesën ekonomike, edhe me problemet shëndetësore të njerëzve. Edhe me dashnoret tha presidenti, të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Çfarë rroli ka ky patronazhist? Është modeli i atij fuksit të vjetër që thotë presidenti, apo modeli i big brother-it që di çdo gjë, që thotë kryeministri?

Presidenti e ka humbur busullën dhe nuk e di se çfarë thotë…

Presidenti ka informacion të klasifikuar për arsye të punës së tij, jo për arsye të aftësive të tij. Presidenti i Republikës ka informacion të klasifikuar dhe ne këtë e dimë. Nga Shërbimi Informativ, policia etj…

Këtë e prezumoni ju, por ai nuk është se e ka thënë këtë gjë, që e ka marrë nga Shërbimi Informativ, por e ka humbur busullën dhe thotë gjëra që as ai vetë nuk e beson.

Çfarë është patronazhisti atëherë?

Ai është një kujdestar në raport me organizatën ku bën pjesë, i cili informon këtë organizatën mbi territorin në të cilin punon dhe ka nën patronazh dhe për individët, që ka nën patronazh në raport me organizatën. Pra patronazhisti X mendon se në këtë lagje, në këtë pallat, ka 10 persona  të cilët kanë një prirje politike të majtë, të djathtë, apo janë indiferentë.

E para në këto lista pranë patronazhistit janë të dhënat personale të votuesve, karta ID, NIPT, etj, çlidhje ka me të dhënat personale?

Lista e zgjedhësve është publike dhe çdo forcë politike e ka në dispozicion, për ta përpunuar atë dhe për ta mbushur me të dhëna shtesë, të cilat krijojnë një ide më të qartë për puzzle-in të një territori të caktuar se ku është forca politike për të cilën patronazhisti punon në zgjedhjet X. Pra merret lista zgjedhore dhe përveç emër, mbiemër, karta ID, apo të dhënave të cilat janë publike…

Po të dhënat që nuk janë publike?

Patronazhisti mbush me informacion shtesë, që e ndihmojnë organizatën për të krijuar ide të saktë mbi prirjen territoriale, politike përkatëse. Duhet të kuptojmë edhe një gjë tjetër, që gjithë këtë informacion, e para njëherë duhet sqaruar dhe ne nuk dimë nëse është databasa e PS apo jo, ky është një fakt ende i paprovuar dhe ne e marrin, e prezumojmë si të vërtetë.

Më tej Ndreca tha se çdo parti e mirëorganizuar ka një strukturë kapilare e cila merr informacion mbi territorin dhe prirjet politike dhe në bazë të saj bën fushatën elektorale./tvklan.al