Të ftuar: Blerina Gjylameti, Dashamir Shehi, Besart Kadia, Blendi Salaj, Barbara Doda. Në lidhje direkte Oljana Maloku (gazetare ekonomie)

Ç’po bën Ilir Meta?

Salaj: 3 arsyet përse njerëzit emigrojnë

Duke iu referuar studimeve, gazetari Blendi Salaj ka listuar tre arsyet se përse  njerëzit emigrojnë.

Në studion e “Opinion” ku tema e debatit ishte pikërisht largimi i shqiptarëve nga vendi, Blendi u shpreh se tre janë arsyet se përse njerëzit zgjedhin  të emigrojnë.

Pasiguria fizike, kur dikush kërcënohet për jetën, rasti kur t’i do të zhvillosh talentet dhe rasti i tretë janë arsyet ekonomike”.

Duke folur për Shqipërinë, ai tha se ka një problem me rënien demografike, ku vendi jonë rezulton se numri i popullsisë është në rënie, por ende kemi më shumë lindje se vdekje. Kjo tregon se faktori që ndikon është emigracioni. 

Blerina Gjylameti: Emigrimet si shkak i ekonomisë, por ka pasur edhe rikthime

Pse po ikin Shqiptarët?

Sipas deputetes së PS Blerina Gjylametit, një nga arsyet kryesore se përse shqiptarët po largohen, lidhet me ekonominë e vendit dhe pagat disa herë më të larta në vendet e Europës.

E ftuar në “Opinion” në Tv Klan, ajo u shpreh se pjesa tjetër e popullsisë që emigron, është ajo më vulnerabël.

“Aty mund të përmendim azilkërkuesit. Por mos harrojmë diçka, mjafton të shikojmë numrat e atyre që janë kthyer në Shqipëri…. Ka një rritje gati 23% të atyre që janë rikthyer, kryesisht nga Italia. Por mund të shikojmë edhe pjesën e të huajve që kanë zgjedhur të ngrenë bizneset këtu”, shprehet Gjylameti. 

Shehi: Faktorët përse po ikin shqiptarët

I ftuar në “Opinion” në Tv Klan, Dashamir Shehi ka renditur disa faktorë që sipas tij ndikojnë në largimin e shqiptarëve nga vendi.

Shehi shprehet se situata e vështirë ekonomikë në vend, është faktori kryesor për largimin nga vendi.

Nuk është fenomen vetëm shqiptar. E para është situata e vështirë ekonomike në Shqipëri, e dyta ditën që u liberilazuan vizat u hoq një gardh i madh dhe do influenconte kjo… edhe kjo e ka shtyrë drejt fenomenit migrator. Fenomen tjetër është se Shqipëria po vuan një sërë fenomenesh negative”, u shpreh Shehi.

Më tej, duke iu referuar një studimi, Shehi renditi edhe disa arsye të tjera që i bëjnë njerëzit të marrin vendimin për t’u larguar.

“Mungesa e meritokracisë, korrupsioni, 12% e familjeve duan të shkollojnë fëmijët jashtë, ambienti, ndotja, mungesa e ujit…  Të gjithë këto faktorë, por përpara është diferenca ekonomike”, shprehet ai.