Të ftuar në Opinion: Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, Plarent Ndreca, Besart Kadia, Mentor Kikia dhe Julian Zyla.

Ahmetaj kërcënon Gazment Bardhin: Do të të nxjerr bojën, do tregoj ç’ke marrë në zyrë

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj është njëri nga të akuzuarit e Partisë Demokratike në SPAK për çështjen e inceneratorëve të plehrave.

Ahmetaj ka ndërhyrë përmes lidhjes telefonike në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme duke u përballur me dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike në studio, Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn.

Arben Ahmetaj tha se inceneratorët janë pronë shtetërore.

Ato janë dy investime publike dhe janë pronë e shtetit. Në procedurë vendimi për shpallje emergjence është emergjencën që e kanë lënë ata”.

Ish-ministri i Financave pati replika dhe debate të ashpra me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhin.

Bardhi: Ka nisur hetim ndërkombëtar për inceneratorët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka thënë  se për inceneratorët ka nisur një hetim ndërkombëtar.

Sipas Bardhit agjenci të specializuara ndërkombëtare po hetojnë dhe shumë shpejt do të ketë rezultate.

Ka një hetim ndërkombëtar, nga agjencia të specializuara dhe shumë shpejt faktet do të bëhen publike. Për të gjitha do të ketë zhvillime, do të ketë emër konkret”, tha Bardhi.

I pyetur se në cilin shtet apo cila angjenci po bën hetime, Bardhi nuk përmendi emra, por vetëm tha se do të ketë zhvillime dhe do të publikohen emrat përgjegjse të cilët kanë rritur çmimin e menaxhimit të plehrave.

Bardhi: Plehrat e Tiranës depozitohen në Sharrë, nuk digjen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur në emisionin “Opinion” në Tv Klan se në Tiranë plehtrat nuk digjen, por vetëm depozitohen.

Inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe të gjitha plehrat depozitohen në landfillin e Sharrës”, u shpreh Bardhi.

Më tej numri 2 i PD është përplasur me të ftuarit në studio dhe tha se Bashkia e Tiranës paguan dhe për depozitim dhe për djegie, por shërbimi i fundit nuk ekziston.

Lekët Bashkia e Tiranës jep për depozimin e mbetjeve dhe për inceneratorin, jep para në dy pagesa të ndryshme”, shtoi demokrati.

Më tej Bardhi shpjegoi dhe kontratat e inceneratorëve, të cilat detyrojnë shtetin që të paguajë për privatin edhe nëse ai nuk jep ende shërbimin.

“A je në terezi mo? Jap dorëheqjen që nesër nëse…”, debat në Opinion për inceneratorët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se inceneratori i Elbasanit ka punuar vetëm 22 ditë.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Bardhi gjykoi mbi numrin e ditëve që inceneratori i Elbasanit ka punuar, duke komentuar faturën e energjisë elektrike që Kryeministri Edi Rama publikoi në këtë emision të enjten e kaluar.

/tvklan.al