U vra në mes të Vlorës, Artan Hoxha tregon detajet: Kam udhëtuar në skaf me Delon Troqen

Mbrëmjen e 21 Majit në mes të Vlorës u vra Delon Troqe, i cili u ekzekutua me kallashnikov nga një makinë në lëvizje. Sot në media dolën pamjet e këtij atentati, ku duken atentatorët duket qëlluar nga brenda automjetit.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit Opinion për të komentuar lidhur me situatën e kriminalitetit në vend, tha se me viktimën Delon Troqe ka udhëtuar në skaf drejt Karaburunit.

Artan Hoxha: Mua më ka rastisur që kam udhëtuar me skaf me viktimën.

Blendi Fevziu: Me viktimën?

Artan Hoxha: Se ka pasur… punonin gjatë Verës çonin turistë në Karaburun.

Blendi Fevziu: Me Delon Troqen?

Artan Hoxha: Po, me Delon Troqen.

Blendi Fevziu: Kishte precedent penal?

Artan Hoxha: Këta që merren në Vlorë me skafe e me kështu nuk thua dot….

Blendi Fevziu: Ishte më duket me banim në Spanjë dhe Shqipëri?

Artan Hoxha: Ka qenë me banim në Spanjë dhe ka ardhur në Shqipëri. Nuk mund të thuash pas vdekjes ka precedent penal më, se nuk është justifikim më. Për mua është shumë e rëndë.

Kryeprokurorja e Tiranës përgjigjet për akuzat e Lulzim Bashës ndaj saj

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka folur sot për herë të parë për akuzat e kreut të opozitës që ka bërë kundër saj. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Imeraj tha se Reforma në Drejtësi  ka bërë që sot prokurorët të jenë të pavarur.

Prokurorja tha se nuk ka hetuar asnjë dosje të Bashës, por shtoi se akuzat e kreut të opozitës janë sulme personale ndaj saj.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu ka konsideruar ikonë të korrupsionit… dhe së fundmi dy tre javë më parë…

Pse ka pasur dhe më herët. Arsyeja pse ishte kaq e nevojshme reformimi i sistemit të drejtësi është që prokurorët të ndihen të pavarur. Çfarë do me than ë që të dalin nga sigma e politikanëve që gjuajnë nga shprehje nga më të ndryshmet që u duhet për një çështje të caktuar duke bërë target një prokuror apo një gjyqtar. Nëse ka pretendime të çfarëdolloj dhe nga kushdo, qoftë për korrupsion apo krim, ka organe specifike që ushtrojë ndjekje penale duke përfshirë dhe një prokuror.

Ajo që kam parasysh në deklaratën e Bashës, ai flet për një Vetting selektiv, ndërkombëtarët  kanë ngritur zërin për zonjën Imeraj pasi komisioni ka pasur presion politik…

Zoti Fevziu, Komisioni dhe ndërkombëtarët bëjnë detyrën e tyre. Secili ka perceptimin e vetë dhe krijon bindjen e vetë në bazë të provave. Në bazë të pretendimit që folëm bashkë, siç është rasti i tërheqjes së një anëtares së komisionit dhe siç është pretendimi për një përgjim të një ndërkombëtari. Burimi është një anonim, dhe ne nëse do ta ulim standardin e të hetuar apo të gjykuarit nga një anonim, vaj hallin se çfarë do thoshte më hetimet penale.

Ndërkohë ju i jeni përgjigjur deklaratave të Bashës duke thënë se është një presion që i bëhet një prokuroreje që ka 17 vite në detyrë që ka hetuar Tahirin dhe Shullazin, dhe se është një sulm personal për shkak të dosjeve që kam në dorë në Prokurorinë e Tiranës. Cilat janë dosjet që ka Basha në Prokurorinë e Tiranës?

Në fakt ju nuk i referoheni një deklarate të plotë, është një sulm personal për dosjet që ka pasur në Prokurorinë e Tiranës. Kjo lidhet me një situatë të personalizuar.

Cilat janë dosjet e Bashës që ju keni hetuar?

Unë kam trajtuar asnjë lloj dosje të Bashës.

A u takua kryeprokurorja e Tiranës me Ramën për dy orë në një lokal?

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka folur sot për herë të parë lidhur me akuzat që i janë bërë asaj se është takuar në një restorant me Kryeministrin Edi Rama.

Imeraj përballë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan mohoi që të ishte takuar me Ramën, jo vetëm në restorant por gjatë gjithë jetës së saj.

Përse ju si prokurore duhet të qëndroni për dy orë në një restorant në Tiranë?

 Unë siç e thashë dhe më parë për këto lloj teorish që përhapen në publik se kur bën një hetim je në një krah politik apo në tjetrin. Njohja ime me Kryeministrin është njësoj si e çdo qytetari tjetër në Shqipëri, jo më tepër.

A jeni takuar me Ramën?

Unë nuk e di se kujt i referoheni për këtë informacion, por unë nuk jam takuar kurrë me Ramën në një restorant të Tiranës.

Por zyrtarisht jeni takuar me të?

Nuk ka rënë rasti.

Akuzohet se ka përgjuar vëzhguesin e ONM, kryeprokurorja e Tiranës flet për herë të parë

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës ka folur për herë të parë për akuzat e bëra ndaj saj nga ndërkombëtarët se ka përgjuar një vëzhgues të ONM-së me qëllim për ta shantazhuar gjatë procesit të Vettingut.

E ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Imeraj është pyetur direkt për këtë çështje dhe ka mohuar që këto pretendime të jenë të vërteta.

Blendi Fevziu: Ju keni pasur një akuzë nga Theo Jackobs, nga drejtuesi i ONM-së, i cili ju ka akuzuar se keni përgjuar Hans Kilstra, një anëtar i ONM i larguar tashmë holandez. E keni përgjuar, e keni fotografuar, madje edhe në momente intime atë. Është e vërtetë?

Elisabeta Imeraj: Në fakt në momentin që jam përballur me një situatë…

Blendi Fevziu: Kjo është akuzë publike, nuk ishte thashethem.

Elisabeta Imeraj: Çdo akuzë qoftë publike qoftë e shkruar, bazohet diku, ka një format logjik dhe juridik. Në momentin që jam përballur në format të shkruar të kësaj gjësë jam ndjerë e çorientuar në raport me gjënë. Unë jam prokuror i Republikës së Shqipërisë, me detyrë drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, jam nënë e dy fëmijëve dhe nuk e kuptoj se nga mund të burojë një gjë e tillë, dhe nuk e kuptoj se çfarë rëndësie ka kjo për një individ të tillë që të realizojë një gjë të tillë.

Blendi Fevziu: Sepse Hans Kilstra ka deklaruar që ai kishte nga dy burime, një i huaj dhe një shqiptar, faktin që ju jeni marrë me përgjimin e tij, me ndjekjen, përgjimin dhe përzierjen në jetën intime të tij.

Elisabeta Imeraj: Prokuroria e Tiranës është kaq e ngarkuar me punë dhe unë si drejtues Prokurorie kam kaq ngarkesë në punë dhe jashtë punës për t’u marrë me dy fëmijët e mi sa për t’u marrë me ndjhekjen e personave të caktuar. Unë nuk kam asnjë lloj dijeni që një gjë e tillë ka ndodhur… burimi i provës kryesore është një invidiv që i kanë dhënë një emër të sajuar dhe është shkruar që ka ndodhur ky fakt. Unë jam krejtësisht e hapur, e lirë që jam gati të hetohem për çdo gjë që mund të pretendohet mbi fakte konkrete.

Elisabeta Imeraj: “Dosja e Santos” u rihap për këto arsye…

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabet a Imeraj, ka folur sot për dosjen e bankierit Artan Sanot, i cili është vrarë pak vite më parë në Tiranë.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Imeraj tregoi arsyet e rihapjes së dosjes së Santos dhe tha se autorët ende nuk janë vendosur në pranga.

Për se është rihapur sërish dosja e Artan Santos a ka prapavijë politike?

Ne duhet të heqim dorë, ju si media, ne si prokuror nga të veshurit e veprimeve të prokurorisë me përdorje se spe në këtë mënyrë nuk lini prokurorët dhe gjyqtarët në punën  e tyre.

Por kur shohim prokurorët dhe me dosje tre muaj para zgjedhjeve, kjo është fushatë…

Ne po flasim me një çështje me rëndësi, po flasim për një ngjarje të ndodhur në një lagje më të frekuentuara dhe më e survejuar, dhe kjo është normalisht është një sfidë e organeve të reja të drejtësisë që të gjejnë autorin dhe të zhdukin pandëshkueshmërinë.

Ka detaje të reja?

Çdo rifillim i një çështje bëhet në bazë të plani shumë të qartë dhe kur ka rrethana të reja.

Ka persona të penduar për këtë çështje?

Por nuk mund të ndajmë detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor dhe për shkak të mosekpozimit të detajeve që mund të ndikojnë në hetim.

Dhe ju mendoni se kjo dosje do të zbardhet?

 Unë nuk do doja që të flisja më shumë për këtë dosje pasi ka kaluar tek Prokuroria e Posaçme dhe janë ata që po hetojnë tani.

Elisabeta Imeraj: Arsyet përse u rihapën hetimet për 21 Janarin nga Prokuroria

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës vendosi rifillimin e hetimeve për 21 Janarin. Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka shpjeguar arsyet përse u vendos që pas 10 vitesh të hapen sërish hetimet për këtë ngjarje.

Sipas saj, ka qenë një kërkesë e policisë me elemente të reja që u bë shkas për hapjen e këtyre hetimeve.

Është një vendim i marrë nga Prokuroria për rifllimin e hetimeve… është në rangun e hetimit të kësaj dosje. Kemi vendimarrjen e gjykatës, ndërsa pjesa tjetër e dosjes ka qenë nën hetim dher është pezulluar dhe i është referuar organeve të policisë. Për dy të tjerë është vendosur pezullimi i hetimeve. Një prokuror, interesin parësor është gjetja e autorit. Të gjitha veprimet procedurale hyjnë në rangun ligjor. Nga ana e organeve të policisë është bërë listim i detajuar i veprimeve që mund të kryhen, është bërë tani ky listim i policisë, dhe Prokuroria ka vendosur rifillimin e hetimeve. Hetimi duhet të jetë i gjithanshëm, prokuroria tregohet me vullnet. Nuk është mirë që t’i lidhim disa etapa me problematika. Dhe e dyta nuk ndodh për këtë arsye. Rasti konkret nuk lidhet me këtë gjë”, tha kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj.