Të ftuar: Gazmend Bardhi, Lorenc Vangjeli, Elja Zotka, Artan Hoxha dhe Saimir Vishaj.

Bardhi: Po verifikojmë një prej kryebashkakëve në Qarkun e Tiranës

Pas denoncimit të 5 kryetarëve të bashkive që kanë shkelur formularin e dekriminalizimit, Partia Demokratike thotë se është duke verifikuar edhe rastet e të paktën 10 kryebashkiakëve të tjerë të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit.

Një ndër këto rastet është edhe ai i kryetarit të Bashkisë së Pogradecit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, nga emisioni “Opinion” në Tv Klan deklaroi se janë në fazën finale të mbledhjes së dokumentacionit edhe për një prej kryetarëve të bashkive në Qarkun e Tiranës.

Gazment Bardhi: Jemi duke provuar dhe në fazën finale të mbledhjes së dokumentacioneve të një prej kryetarëve të Bashkive në Qarkun e Tiranës.

Blendi Fevziu: Kryetar Bashkie?

Gazment Bardhi: Një person i emëruar në 30 Qershor në Qarkun e Tiranës.

Blendi Fevziu: Sa kryetarë ka Qarku i Tiranës?

Gazment Bardhi: Duhet të ketë 4 ose 5.

Blendi Fevziu: Është në fazë të fundit verifikimi?

Gazment Bardhi: Pra kemi vërtetuar tre hapat e para që ne verifikojmë dhe na rezultojnë të dhënat që përputhen, mirëpo nuk kemi dokumentacionin që na e provon.

Videoja që qarkullon, kryebashkiaku konsumon drogë në publik

Një video e një kryetari bashkie që merr lëndë narkotike qarkullon mes qarqeve të ngushta të gazetarëve dhe atyre politike. Këtë lajm e konfirmuan këtë të hënë gazetari Artan Hoxha si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Bardhi deklaroi se e ka parë videon, por nuk e disponon atë. Gjithashtu ai u shpreh se e di se për cilin kryebashkiak bëhet fjalë. Ndërkohë gazetari Artan Hoxha u shpreh se ka dijeni për një video të tillë. Sipas tij, çështja e atyre pamjeve u spostuan për shkak të tërmetit.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu për ambientet ku i konsumonte ky kryetar bashkie narkotikët, Hoxha tha se bëhet fjalë për ambiente publike.

Blendi Fevziu: Në studio Hoxha ka folur edhe për një kryetar bashkie që merrte narkotikë apo jo?

Artan Hoxha: Po!

Gazment Bardhi: Po!

Blendi Fevziu: Është një video?

Artan Hoxha: Besoj se thjesht çështja e tërmetit e spostoi atë.

Blendi Fevziu: Është akoma videoja në qarkullim?

Artan Hoxha: Sigurisht.

Blendi Fevziu: Ka dijeni PD për atë?

Gazment Bardhi: Po kemi dijeni!

Blendi Fevziu: Keni edhe videon?

Gazment Bardhi: Kam dijeni, e kam parë videon, por nuk e disponoj. Di për cilin rast bëhet fjalë, apo cili kryebashkiak…

Blendi Fevziu: Ku merr narkotikë, në ambientet e bashkisë?

Artan Hoxha: Në publik se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë ose ambient të mbyllur je përdorues. Në momentin që e merr në ambient publik është problem./tvklan.al