Aksidenti tek Ambasada Italiane, zyrtari i policisë: Kaloi semaforin me të kuqe, ishte me shpejtësi të madhe

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të mërkurë është diskutuar për sigurinë rrugore në Shqipëri. I ftuar në studio ka qenë dhe Skënder Ismaili, shef i Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, i cili ka folur dhe për një rast konkret, për aksidentin tek Ambasada Italiane.

Ismaili tha se për aksidentin e rëndë në mes të Tiranës, policia ka bërë të gjitha veprimet procedurale dhe nuk e ka fshehur ngjarjen.

Lidhur me ngjarjen përkatëse, në të cilën policia e ka fshehur dhe nuk ka treguar të dhëna. Kjo është në web-in e Policisë, në komunikatën e Policisë së datës 15 Janar.

Nga policia është krijuar grupi hetimor dhe janë bërë veprime procedurale dhe ka pasur një çështje penale. Në momentin e parë kanë qenë dy persona që kanë shkuar persona në spital. Kush do informacione të tjera të shkojnë të marrin informacion

Këtu është një shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, ka qenë i ndaluar nga semafori me të kuqe. Ka qenë me një shpejtësi të madhe dhe ka qenë një shkelësi i përsëritur”, tha Ismaili.

Ndërkohë gazetari Spartak Koka deklaroi se shoferi që kishte shkaktuar aksidentin është shofer problematik, pasi kohët e fundit kishte marrë shumë gjoba.

Ndërkohë drejtori i Drejtorisë të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja tha se i kishte parë të dhënat për këtë shofer dhe konfirmoi që kishte pasur shumë gjoba.

Unë i kam parë vetë të dhënat dhe për këtë person dhe ai kishte shkelje që nuk mund t’i merrje patentën përjetë, por është kontingjent i keq i rrugës”,shtoi Gonxhja.

“Ai xhaxhi na shtypi motrën”, si ndodhi aksidenti i rëndë ku humbi jetën 10-vjeçarja

Ambra Petali 10 vjeç humbi jetën të dielën pasi u përplas në derën e shtëpisë nga një makinë në zonën e Alliasit në Tiranë.

Saltjana Haruni, përfaqësuesja ligjore e familjes së vajzës që humbi jetën, ka treguar për emisionin Opinion në Tv Klan dinamikën e aksidentit bazuar në dëshmitë e fëmijëve të tjerë që kanë qenë në lagje.

Saltjana Haruni: Unë jam banore e asaj lagjes për më shumë se 20 vitesh. Nuk kam qenë e pranishme momenti kur ka ndodhur, por punë sekondash kam qenë aty. Mua më është dashur të marr dëshmitë e para sepse kanë qenë 4 fëmijë të tjerë në banesë që kanë qenë vetëm. Më është dashur t’i mbledh fëmijët t’i fus në shtëpi. Më kanë thënë në lagjen tonë, të gjithë fëmijët blejnë pambuk sheqeri. Djali i vogël i familjes ka dalë në krahun tjetër dhe ka pritur motrën e tij Ambrën për të kaluar rrugë. Gjyshja e cila ndodhej në shtëpi ka qenë te dera për t’i dhënë lekët. Ambra ka qenë te dera. Makina është larguar nga vendi i aksidentit. Fëmijët më thonë që ishte një makinë e zezë, fuoristradë, ai xhaxhi që shtypi motrën ishte edhe pak i shëndoshë, ishte shumë shpejt.

Alban Guri, drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje 10-vjeçaren, është ndaluar nga policia dhe gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg.

A është e vërtetë letra e Trump për Biden? Si përgjigjet gazetarja nga SHBA

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Keida Kostreci, ka treguar detajet e fundit nga ceremonia e inaugurimit të Joe Biden. Kostreci u shpreh se gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe brenda normales.

Kaloi gjithçka në mënyrë normale, nëse do të quajmë normale për shkak asaj që pritej. Përveç masave të sigurisë të paprecedente çdo gjë shkoi sipas asaj që ishte parashikuar”, tha gazetarja.

Më tej gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur për letrën që mendohet se është shkruar nga Donald Trump që ia ka lënë në zyrë Joe Biden dhe i thotë që ai ka fituar dhe ata e dinë të dy.

Për letrën Kostreci u shpreh se nuk mund të konfirmonte nëse letra ishte e vërtetë apo jo. “Me thënë të drejtën unë nuk e kam hasur si lajm pasi kam qenë me raportime gjatë gjithë ditës dhe nuk mund ta konfirmoj”, shtoi ajo.

Po ashtu gazetarja shpjegoi dhe cilat do të jenë vendimet e para që do të marrë Biden si President i SHBA.

Maskat dhe rikthimi ne OBSH dhe masat për emigracionin kundër atyre që ka bërë Trump dhe rikthimi në paktin e Parisit. Këto veprime tregojmë se do të shkëputet nga politikat e Trump. Duke u nisur nga fjalimi i Biden ai do të jetë president i amerikanëve dhe do të fitojë dhe ata që janë pro Trump”, tha Kostreci. /tvklan.al