Opinion-Drogë në lulet e ish-Kryebashkiakut!




Opinion-Drogë në lulet e ish-Kryebashkiakut!

Autori: Blendi Fevziu

21:47 20/06/2022

Të ftuar: Artan Hoxha, Klodiana Lala, Berat Buzhala

Lala: Kam takuar motrën e Nuredin Dumanit. Është në fazë depresioni, grupet kriminale mund ta…

Gazetarja Klodiana Lala tha këtë të hënë se Xhuljana Dumani, motra e Nuredin Dumanit e cila u pajis me certifikatë sigurie në dikasterin e dioplomacisë, është e pambrojtur. Gazetarja rrëfeu se e ka takuar personalisht Dumanin.

Takimi më i fundit është zhvilluar pasditen e sotme, ku Lala tha se 24-vjeçarja është në një fazë depresioni. Sipas saj, atë mund ta marrin peng grupet kriminale dhe mund ta shantazhojnë që i vëllai të mos flasë, ose mund ta vrasin. Por mbi të gjitha, Lala tha se e reja është e pambrojtur.

“Kam marrë kontakt me vajzën e cila kishte refuzuar mbrojtjen, gjë që më duket anormale nga ana institucionale, sepse Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve në raste ekstreme siç është rasti i Nuredin Dumanit që ka shumë personazhe të përfshirë, shumë vepra kriminale, ka rrëfyer për një gamë veprash kriminale, padiskutim që vajzës mund t’i garantohej mundësia për të shkuar jashtë vendit sepse ishte lehtësisht e identifikueshme për shkak të moshës së re. Ajo është 24 vjeçe, kishte bërë prakatikën në Ministrinë e Jashtme. Kishte kaluar disa hapa për të shkuar deri tek zyra ku aktualisht punonte. Më tha që nuk e ka pranuar mbrojtjen dhe me thënë të drejtën e kam rikontaktuar në momentin që kolegu jonë Elvi Fundo nxorri certifikatën dhe tha skandal, institucionet e kanë pajisur. Po atë ditë pak orë pas daljes së këtij lajmi e kam takuar. Sigurisht unë nuk e kam sonte me Xhuljanën. Nuk çfarë e mbroj. Është e kotë. Emri i ka dalë gjithandej. E kam takuar. Padiskutim që parë në kontekstin moral ajo mund të kishte zgjedhur të largohej për shkak të problematikës që ka vëllai. Ajo ka edhe një tjetër vëlla që është duke vuajtur dënimin. Ma ka rrëfyer gjithë bisedën që bëra me të. Vëllai i tretë është i larguar me status azilanti. Të vetmit njerëz që kishte në Shqipëri ishte nëna, babai, ajo vetë dhe fëmijët e vëllait, të cilët janë aktualisht në mbrojtje. Pse nuk e pranove mbrojtjen e kam pyetur. Sepse e para gjë nuk kam besim, nuk mund të rri e burgosur, kam qenë e shkëputur nga aktiviteti i vëllait. Po citoj atë në ligjeratë të drejtë pavarësisht qëndrimit që mund të kem unë.

Unë e kam takuar sot pasdite, ajo vajzë është praktikisht, më vjen shumë keq që po e them, është në një fazë depresioni. Sot që flasim është e pambrojtur. Sonte grupet kriminale mund ta marrin peng, mund ta shantazhojnë që vëllai të tërhiqet. Grupet kriminale mund ta vrasin”, tha Lala.

Çështja e Xhuljana Dumanit ka shkaktuar reagim në opinionin publik pasi u pajis me certifikatë sigurie pavarësisht se vëllai i saj  ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë duke rrëfyer për dhjetëra ngjarje kriminale./tvklan.al










Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

21:47 20/06/2022