Të ftuar në Opinion: Paskal Milo, Agim Nesho, Mesila Doda, Arjan Curri dhe Osman Metalla.

Paskal Milo zbulon planin e Greqisë: Çfarë do të ndodhë me ligjin e luftës me Shqipërinë

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka zbuluar se si do të veprojë Greqia me ligjin e luftës të cilin e mban ende në fuqi për Shqipërinë.

Nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan, Milo u shpreh se në muajin Mars të vitit 2021, do të nënshkruhet një traktat i ri miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe do të përfshihet një nen për heqjen e ligjit të luftës.

Alfred Peza për Ramën: Nuk gjykohet për veshjet, është ekstravagant

Gazetari Alfred Peza ka komentuar veshjen e Edi Ramës gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Niko Dendias.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Peza tha se Rama “me atlete apo pa atlete” gjithmonë ka tërhequr vëmendje me veshjet e tij. Sipas tij kryeministri nuk mund të gjykohet nga veshja, pasi është ekstragavant.

“Deti”, Berisha: Kisha dakordësi me dy qeveri greke për të shkuar në Hagë

Pas rrëzimit të marrëveshjes së detit në vitin 2009 me Greqinë nga Gjykata Kushtetuese, ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se kishte arritur dakordësi me dy qeveri greke që çështja e detit mes dy vendeve të shkonte në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Në një lidhje telefonike për emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha deklaroi se çështja nuk shkoi në Gjykatë Ndërkombëtare për shkak të ndërrimit të pushtetit.

Nesho: Greqia fiton kundër Shqipërisë, e përdor si precedent dhe merr 12 milje

Agim Nesho, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, është shprehur sot në studion e emisionin “Opinion” në Tv Klan se Greqia do dalë e fituar kundër Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Nesho se Greqia fiton pasi Shqipërinë e përdor si precedent dhe merr 12 milje detare. Po ashtu ai komentoi dhe deklaratën e Edi Ramës, i cili pak kohë më parë tha se shteti fqinj mund të zgjerohej dhe 12 milje.

Çfarë do të ndodhë me detin mes Shqipërisë dhe Greqisë?

Vizita e sotme e ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias për çështjen e detit, ka qenë në fokus të emisionit Opinion në Tv Klan.

Të ftuar në studio, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, është shprehur se që palët të shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare, duhet të kenë paraprakisht një marrëveshje.

Bioken Abazi: Çështja çame është çështje kombëtare, pse protestuam sot kundër Dendias

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka treguar në studioon e “Opinion në Tv Klan shoqërimin e tij në polici gjatë protestës kundër vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias.

Abazi tha se Vetëvendosje i është përgjigjur thirrjes së Shoqatës Çamëria, pasi çështja çame është kombëtare.