“Ky është gjoks-gjoks?”, studio e Opinion mbërthehet nga të qeshurat

Specialisti i Kirurgjisë plastike, Panajot Papa kishte rezervuar një dhuratë të pazakontë për emisionin “Opinion”… jo një, por dy gjokse. Bëhej fjalë për proteza që përdoren në ndërhyrjet estetike. Duke qenë diçka që nuk e sheh çdo ditë, momenti kur këto proteza u morën në dorë nga Blendi Fevziu dhe të ftuarit në studio shkaktoi humor e të qeshura.

Blendi Fevziu: Ku e ke bisturinë?

Panajot Papa: Ku e kam bisturinë? Të solla proteza për momentin.

Blendi Fevziu: Ça është ajo?

Panajot Papa: Proteza, në për ty, një për Opinion.

Blendi Fevziu: Gjoks është ai?

Panajot Papa: Eee.

Blendi Fevziu: Këto janë ato eee.

Panajot Papa: Këto janë ato.

Blendi Fevziu: Ore se mos dukem keq unë… Kape-kape Floro.

Florian Agalliu: Nuk kemi parë ndonjëherë si këto.

Blendi Fevziu: Nuk kisha parë ndonjëherë. Ky është gjoks-gjoks?

Panajot Papa: Ky është gjoks-gjoks. Është një protezë që përdoret edhe për estetikë, edhe për arsye funksionale mund të themi

Blendi Fevziu: Me këtë rri fustani më mirë…

Fevziu: Sot e mora vesh që shqiptarët kanë probleme me hundën

I ftuar në emisionin “Opinion”, specialisti i kirurgjisë plastike Panajot Pano tregon se cilat janë ndërhyrjet më të kërkuara për momentin në Shqipëri. Operacioni më i shpeshtë që kërkojnë shqiptarët janë  ndërhyrjet në hundë. Kjo ndërhyrje pritet me batuta nga Blendi Fevziu, i cili shprehet se sot e mori vesh që shqiptarët paskan probleme me hundën…

Blendi Fevziu: Kush është ndërhyrja estetike më e kërkuar?

Panajot Pano: Më e kërkuar në Shqipëri, kërkojnë hundën.

Blendi Fevziu: Hundën?! Ça i bëjnë hundës?

Panajot Pano: Në shumicën e rasteve shqiptarët kërkojnë pjesë të rinoplastikës. E dyta është lipostucioni ose trajtimi i trupit.

Blendi Fevziu: Ça i bën hundës ti?

Panajot Pano: Kirurgu plastik bën hundën.

Blendi Fevziu: Po hundën e kanë ata. Pra hunda është problemi kryesor që kemi ne. Sot e mora vesh që ne si popull paskemi probleme me hundën.

Panajot Pano: Dhe e dyta është trupi. Kërkojnë lipostucion. Ti vjen bën trajtim që përmirëson masën muskulare dhe heq dhjamin në 20% me katër seanca dhe ky është një nga trajtimet më të kërkuara në Evropë për momentin.

Dikur ishte 120 kg, i riu zbulon si ra nga pesha

I ftuar mbrëmjen e sotme në Opinion, i riu Aldo Hako ka treguar rrugëtimin e tij se si ka humbur peshë në një kohë të shkurtër dhe në mënyrë të shendetshme. Ai tregon se humbja e kileve të tepërta nuk ishte një proces i lehtë, por mjaft i gjatë dhe i lodhshëm, i cili kishte dhe sakrifica.

Blendi Fevziu: Sa i shëndoshë ke qenë?

Aldo Hako: 120 kg në maksimumin tim.

Blendi Fevziu: Sa je tani?

Aldo Hako: Tani jam 100 se kam shkuar 90.

Blendi Fevziu: Dhe si i hoqe?

Aldo Hako: Ka qenë një proces i gjatë dhe i lodhshëm. Unë kam kombinuar palestrën me një regjim ushqimor në atë kohë shumë të fortë, drastik.

Blendi Fevziu: Çfarë nuk haje? Nuk po të pyes çfarë haje…

Aldo Hako: Ka qenë regjimi klasik, fileto pule, sallatë, orizi i zier. Pastaj zbulova keton. Ketoja ka qenë shpëtimi im sepse unë jam një natyrë që pa mish nuk rri dot dhe sakrifikova karbohidratet për një kohë shumë të gjatë.

Blendi Fevziu: Haje vetëm mish?

Aldo Hako: Kryesisht po.

Blendi Fevziu: Edhe e mbajte peshën pastaj? Sepse shumë prej njerëzve që unë njoh bien në peshë, por e rifitojnë prapë shpejt.

Aldo Hako: Unë e kam bërë dy herë këtë ciklin sepse në pandemi duke qenë se e morëm si lojë, gatuaj gjithë ditën, pi alkool gjithë natën… Bëje këtë procesin që gjatë gjithë kohës, puno, ha dhe pi, mora goxha kile sepse nuk u kujdesa, por pastaj i rashë në të prap, një sekondë se…/tvklan.al