Të ftuar: Emin Barçi, Blerina Gjylameti, Auron Tare, Dhurata Thanasi, Eva Kushova, Gjergj Buxhuku, Edlira Gjoni, Ardi Asllani

Në lidhje Skype: Nga USA – Joli Agolli; Nga Maqedonia e Veriut – Adi Qaili; Nga Kosova: Egzona Berisha

Ngjalat e Shkodrës, të preferuarat e një prej 3 njerëzve më të pasur të globit

Miliarderët i pëlqejnë ushqimet në Shqipëri. I tillë është edhe rasti i Bernard Arnault. Supermiliarderi, i cili renditet mes të 3 të pasurve të botës, ka vizituar Shkodrën disa vite më parë dhe ka treguar për miqtë e tij se në vendin tonë ka ngrënë ngjalat më të mira të jetës së tij.

Blendi Fevziu: Po them edhe unë një detaj të vogël se isha në mëdyshje ta bëja publike apo jo, nuk i kam marrë leje personit. Një i njohuri im në SHBA, që ka një pozicion relativisht që e mundëson të takojë personazhe të njohur më çoi një fotografi dhe më tha “më fal që të pengoj, dhe më tha shihe nga cili qytet i Shqipërisë vjen kjo foto”. Ishte një foto nga Xhamia Plumbit në Shkodër. Thashë menjëherë është Shkodra, shkurt se nuk kisha kohë për komunikim. Më thotë kam një person këtu që sa e mori vesh që jam nga Shqipëria më tha thuaji cili është ky qyteti se e kam vizituar nga Mali i Zi dhe kam ngrënë ngjalat më të mira të jetës sime. Personi që më pas më çoi foton ishte Bernard Arnault, president i Louis Vuitton Group që është një nga tre njerëzit më të pasur të globit. Kishte mbërritur në vitin 2019 me një furgon, me një shoqërues shkodran që nuk e kishte marrë vesh se kush ishte, nga Mali i zi. Kishte vizituar xhaminë e plumbit, qendrën e Shkodrës, Kalanë e Shkodrës dhe kishte ngrënë drekë në një vend që ishte në lumë dhe kishte përballë kalanë përballë. Kishte ngrënë ngjalat më të mira të jetës së tij. Nuk e kujtonte emrin e qytetit, por kishte qenë në Shqipëri dhe prandaj donte të gjente vendin që kishte vizituar.

Ivanka Trump me bashkëshortin dhe Presidentin e PSG kanë vizituar Shqipërinë në muajin Korrik

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka qenë Auron Tare një historian, gazetar dhe menaxher i trashëgimisë kulturore shqiptare i cili ka treguar se në fund të Korrikut kanë vizituar Shqipërinë Ivanka Trump dhe Jared Kushner së bashku me disa personazhe të tjerë midis së cilëve ka qenë edhe Naser Al Kalif. Naser Al Kalif është presidenti i PSG-së klubit më të pasur të globit dhe një prej njerëzve më të pasur. Vizita e tyre në Shqipëri nuk është bërë aspak mediatike dhe sipas tij gjatë qëndrimit të tyre 5-6 ditor nuk arriti t’i njihte askush.

Auron Tare: Kanë ndenjur 5-6 ditë. Erdhën nëpërmjet një mikut tim  dhe qëndruan në jaht dhe jo hotel. I pëlqeu sigurisht, Shqipëria është interesante. Para se të iknin në Korfuz, erdhën në Butrint dhe vende si Butrinti janë vende të jashtëzakonshme për t’i dhënë një tjetër mesazh këtyre njerëzve.

Blendi Fevziu: Në fakt ata zbritën në Tiranë apo jo dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin shqiptar.

Auron Tare: Po nga Kepi i Rodonit, në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë.

Blendi Fevziu: Çfarë vizituan në brendësi të territorit?

Auron Tare: Të gjitha, i çova në Qeparo për punën George Tenet që ka një shtëpi dhe për fshatin, por edhe për t’i thënë që ai është shqiptar dhe jo grek siç kanë thënë.

Blendi Fevziu: I njohu njeri?

Auron Tare: Jo fare. Vizituan Sazanin, Porto Palermon, Qeparoin dhe në fund fare Butrintin. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leusë të Përmetit, një pjesë  e malit po digjej atje, ishte koha e flakëve, fluturuam deri afër në kufi me Greqinë dhe u kthyem. /tvklan.al