Opinion-Covid, a rrezikojmë mbylljen?



Opinion-Covid, a rrezikojmë mbylljen?

Autori: Blendi Fevziu

22:00 21/10/2020

Të ftuar në studio: Arjan Mezini, Skënder Brataj, në pjesën e dytë Genc Sulçebe dhe Mustafa Nano për librin e tij. Në lidhje direkte Kita Sallabanda nga Spanja, Arban Domi nga SHBA, Marsela Geno nga Gjermania dhe Erjon Dobi nga Franca.

Specialisti shqiptar në SHBA kritika Manastirliut: Më etike me ata që nuk mendojnë si ju

Specialisti shqiptar Arban Domi, i cili është drejtor i zhvillimit të vaksinave në kompaninë GeoVax në SHBA, i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që të tregojë më shumë etikë për specialistët që nuk kanë të njëjtin mendim si Komiteti i Ekspertëve.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Arban Domi ka shpjeguar arsyet përse është kundër përdorimit masiv të maskës.

A duhet mbajtur maska dhe jashtë? Përgjigjet mjeku Sallabanda

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Salallabanda, është shprehur se nuk është partizan për mbajtjen e maskave, por tha se mund të mbahen dhe në ambiente të jashtme.

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Sallabanda tha se nuk ka evidenca shkencore për mbajtjen e maskave, por praktika ka treguar se të mbron.

Mjeku Sallabanda: Nuk ka kurë të saktë për COVID, mos merrni antibiotik

Mjeku shqiptar në Madrid, Kita Sallabanda ka thënë këtë të mërkurë se në Spanjë nuk ka një kurë të saktë për COVID.

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, mjeku u shpreh se kura ka ndryshuar disa herë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin antibiotik që ditët e para kur infektohen.

Mjeku Domi shuan shpresat: Vaksina mund të dalë në fund të vitit të ardhshëm

Mjeku Arban Domi që punon në SHBA ka shuar shpresat për një vaksinë kundër COVID-19. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” Domi tha se vaksina mund të dalë vetëm në fund të vitit të ardhshëm.

Mund të jetë gati në mes të vitit të ardhshëm, por më e sigurt është në fund të vitit dhe nëse del vaksina do bëhet në mënyrë selektive”, u shpreh ai.

Po ashtu ai tregoi dhe elementët një vaksinë duhet të ketë, por shtoi se po punohet shumë shpejt.

Rritet numri i qyteteve franceze nën shtetrrethim

Në Francë aktualisht janë vendosur në shtetrrethim 8 qytete për shkak të masave anti-covid, ku lëvizja bllokohet tërësisht nga ora 21:00 e mbrëmjes deri te nesërmen në mëngjes në orën 06:00.

Mjeku shqiptar në Francë, Erion Dobi, në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, ka deklaruar se ditën e nesërme do të dalë në konferencë shtypi Kryeministri francez për të komunikuar qytetet që i shtohen listës së shtetrrethimit.




Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

22:00 21/10/2020