Çlirim Gjata ironi me vendimin e Bashës për përjashtimet nga PD: Mund të shpërndajë dhe OBK-në

Çlirim Gjata një nga anëtarët e Partisë Demokratike që u pezulluar nga Kryesia e ka quajtur vendimin nul. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se veprimet e Bashës janë vetëm për të krijuar lajm dhe për të tërhequr vëmendjen nga situata kryesore.

Lidhur me vendimin Gjata bëri dhe ironi duke thënë se kreu i PD mund të mblidhet dhe të shpërndajë Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai mund të mblidhet sot dhe të shpërndajë OKB-në. Sa ka përjashtuar nga 9 Shtatori e këtej nuk ka përjashtuar Enveri nga Koçi Xoxe e deri tek Kadri Hazbiun”, tha ai.

Më tej ai hodhi akuza kundër Bashës duke thënë se ka burgosur veten dhe po mbrohet me policë.

Problemi që ne duhet të ulërijmë këtu është që Basha është vetëm. Basha e ka shndërruar në burg, është i vetëburgosur. Është peng zyrtar. Opozita nuk thotë dot një fjalë kundër Ramës, pasi e kërcënon Rama me heqjen e policisë”, shtoi ai.

“Familjarë të grupit paramilitar në PD”, cilët janë personazhet publikë për të cilët flet Çlirim Gjata?

Çlirim Gjata, i cili mbështet lëvizjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe qëndron përballë Lulzim Bashës, thotë se në selinë e PD-së gjatë protestës së 8 Janarit kishte grup të armatosur paramilitar, që sipas tij, godiste demokratët.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Gjata shkon më tej kur thotë se në tarracën e godinës së Partisë Demokratike kishte personazhe publikë të cilët ishin familjarë të personave që ishin pjesë e grupit paramilitar brenda PD-së.

Sipas Çlirim Gjatës, ditët në vijim do të publikohen foto të këtyre personave.

Çlirim Gjata: E di ti se familjarë, të afërt të personazheve publike kanë qenë në tarracë të armatosur me grupin paramilitar, në tarracën e PD-së?

Blendi Fevziu: Ma thuaj kush?

Çlirim Gjata: Do ta shohim me foto përditë. Familjarë shumë të afërt, do t’i shohim, që sot bërtasin edhe dalin e mbrojnë sikur ç’a u bë sepse kishin njerëzit e tyre të afërt në grupin paramilitar të armatosur që godiste demokratët.

Blendi Fevziu: Njerëz të PD-së apo PS-së?

Çlirim Gjata: Jo jo jo, njerëz personazhe publike që pretendojnë se nuk janë as me njërin as me tjetrin. Një familjar shumë të afërt.

Protesta tek PD, Haxhiu kritika policisë: La përplasjen deri në pikën që mund të merrej jeta e dikujt

Analisti Baton Haxhiu ka kritikuar Policinë e Shtetit për mënyrën se si menaxhoi protestën në 8 Janar para godinës së PD. I ftuar në emisionin “Opinionin” në Tv Klan, ka thënë se policia e la përplasjen deri në pikën kur mund të merrej jeta e dikujt.

Sipas tij policia nuk mund të llogarisë politikisht dhe duhet të mbronte dhe godinën e PD dhe qytetarët.

“Në Shqipëri është krijuar një diskurs 30-vjeçar që policia është e individit dhe nuk është e qytetarit. Në të vërtetë në një moment të sajin policia nuk e mbrojti qytetari ne vetë, por e la përplasjen deri në pikën që mund të merrej jeta e dikujt.

Policia e Shtetit nuk kalkulon politikisht. Policia e mbron vetëm shtetin kur sulmohet,, por kur sulmohet kundërshtari duhet të jetë në mbrojtje dhe të ndalë vetëgjyqësinë. Kemi një element që është jashtëzakonisht shqetësues. E para, ka qenë një ngjarje e paralajmëruar.

Në këtë paralajmërim si nuk kemi mbrojtje të qytetarit, si mundtë lihet qytetari në vetëgjyqësi. Unë nuk hy në kokën që të ndërtoj një imagjinatë se skema e kujt ka qenë, por unë po analizoj ato që shikoj. Unë nuk e di pse e ka bërë policia këtë gjë, por nëse do të kalkuloja politikisht, ajo nuk do të ndodhte”, u shpreh Haxhiu.

Gjata-Haxhiut: Në datën 8 ke marrë Ramën 6 herë në telefon dhe i ke thënë “ço policinë se mbaroi Lul Basha”

Anëtari i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata dhe analisti Baton Haxhiu kanë debatuar sot gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan.

Gjata gjatë debatit i ka thënë Haxhiut se ai në datën 8 Janar, gjatë protestës tek selia e PD, analisti kishte telefonuar 6 herë Ramën dhe i kishte thënë ‘ço policinë se mbaroi Lulzim Basha.

Baton Haxhiu: Po të kalkuloja politikisht dhe të isha një njeri që i jap urdhra policisë dhe të isha Kryeministër, ajo nuk do duhet të ndodhte. Do bëja ndryshe.

Blendi Fevziu: Nuk po të dëgjon Rama më duket.

Baton Haxhiu: Nuk i diskutoj fare këto gjëra, por nuk kam kompromis me asnjë njeri për këto gjëra.

Çlirim Gjata: E dëgjon, e dëgjon. Rama këtë jo e dëgjon, por i zbaton urdhrat.

Baton Haxhiu: Urdhrat e mia?

Çlirim Gjata: Po.

Baton Haxhiu: Çfarë të them unë pas kësaj?

Çlirim Gjata: E ke marr 6 herë në telefon Edi Ramën në datën 8  dhe i ke thënë ‘ço policinë se mbaroi Lul Basha’. Ky është lajm Fevzi që po ta jap. Po 6 herë e ke marrë Ramën, dhe i ke thënë ‘mbaroi Basha’. Por Rama kishte bërë skenarin, e la që u hap dera e parë e blinduar atëherë për tre sekonda ndërhyri.

Baton Haxhiu: Unë e kam marrë në telefon…

Çlirim Gjata: I kërkoi edhe kërkesën me shkrim për ta mbajt peng Lul Bashën.

Blendi Fevziu: E ke marrë vërtetë, apo s’e ke marrë?

Çlirim Gjata: Kjo është e vërteta.

Haxhiu: Me hy brenda meje dikush…. e pranoj!

Gjata: E di shumë mirë ti Baton!

Haxhiu: Mirë, e di shumë mirë,

Gjata: 6 herë e ke marr Edi Ramën në telefon, fut policinë se mbaroi Lul Basha, hyri Berisha, na mori në qafë të gjithëve.

Haxhiu: Nuk i intereson shikuesit kjo. Mbas emisionit flasim…

Fevziu zbulon detaje: Armët në selinë e PD kishin 1 muaj, ju e dinit. Gjata: Lajmëruam policinë

Çlirim Gjata dhe gazetari Blendi Fevziu kanë zbuluar të tjera detaje rreth protestës në Partinë Demokratike të shtunën e 8 Janarit.

Në emisionin Opinion në Tv Klan, Fevziu i është drejtuar Çlirim Gjatës duke i thënë se armët në selinë e PD ndodheshin prej 1 muaji dhe për këtë ata kishin dijeni.

Nga ana tjetër, Gjata u kundërpërgjigj duke thënë se 2 ditë para protestës lajmëruan policinë që brenda PD-së kishte persona të armatosur dhe me precendent penalë.

Çlirim Gjata: Pyetjet që duhet të shtrohen o Fevzi, janë kush i futi armët në PD.

Blendi Fevziu: Atëherë, a vjen ti këtu e drejton emisionin e të ulem unë të jap përgjigje?

Çlirim Gjata: Ku i gjetën armët policore paramilitarët në PD?

Blendi Fevziu: Gjata, që të dish një gjë, unë jap përgjigje shumë më shumë se ty se di dhe çik më shumë se ty. Po jam i detyruar ndonjëherë ta bëj budallain që mos ju nxjerr të paditur shumicën tuaj.

Çlirim Gjata: Unë nuk pyes drejtuesin e emisionit se s’është etike, po i shtroj si çështje atyre që duhet t’i kthejnë përgjigje. Kush i futi armët? Kjo është e rëndësishme.

Blendi Fevziu: Armët kishte 1 muaj që ishin në seli. Armët kishin 1 muaj në seli. E dinit që armët ishin brenda. E dinit që kishte gaz lotësjellës. Tani mos hyjmë në këtë muhabet.

Çlirim Gjata: E do tjetrën ti? E di ti se është lajmëruar 2 ditë përpara protestës drejtori i policisë me SMS nga ana jonë, që kemi informacione që ka armë dhe paramilitarë dhe persona të dënuar e të kërkuar nga policia brenda në PD? E mora informacionin, ka kthyer përgjigje dhe kaq asgjë s’ka bërë. /tvklan.al