Luçiano Boçi shpjegon si ndodhi sherri me Gjergj Lucën: Më goditi i pari, bëri lëvizje sikur kishte armë

Javën e kaluar në media u bënë publike pamjet e sherrit mes kandidatit për deputet të PD-së, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca. Ky i fundit deklaroi se përveç se është sulmuar nga Boçi, kandidati i ka grabitur edhe celularin. Por nga ana tjetër, Boçi ka mohuar çdo gjë dhe ka deklaruar se është sulmuar nga Luca. Ai tregoi këtë të hënë në emisionin “Opinion” të gjithë dinamikën se si ka ndodhur ngjarja sipas tij. Sipas Boçit, Luca i është afruar dhe ka nisur agresionin ndaj tij. Fillimisht sipas kandidatit të PD-së ai e ka sulmuar me fjalë, ndërsa më pas është afruar dhe e ka goditur. Më pas, Boçi thotë se ka reaguar për vetëmbrojtje. Po ashtu, sipas ish-deputetit Luçiano Boçi, Luca ka bërë përveç kërcënimeve me fjalë edhe kërcënime me gjeste. Ai u shpreh se nuk mund ta pohojë nëse biznesmeni ishte i armatosur, por veprimet e tij ia lanë të kuptonte që ishte i tillë.

Blendi Fevziu: Zoti Boçi pse qëlloheni, pse grushtoheni se kjo është pjesa më e çuditshme?

Luçiano Boçi: Po ta shpjegoj se po kërkon të dalësh si tek videoja në mes të videos. Unë po e shpjegoj. Mos e shkurtojmë në fjalë edhe atë pjesë të videos që mungodn. Duke biseduar me personin, zoti Luca agreson dhe fillon e  shan në mënyrë shumë ofenduese dhe afrohet me duar në xhepa, mendova që do të vazhdojë dialogun, do t’i jap një përgjigje siç edhe i ka hije burrave të ndershëm në distancë. Në momentin që afrohet grushton dhe më godet. Tërhiqem pasi më ndihmon pak edhe gjatësia.

Blendi Fevziu: Ju po thoni që ka qenë Luca ju ka goditur i pari?

Luçiano Boçi: Më ka kapur në pjesën e qafës dhe e kam bërë denoncimin. Është ekspertiza e aktit mjeko-ligjor dhe më pas vjen reagimi im natyral, nuk mund të cënohet integriteti fizik moral, instinktet e vetëmbrojtjes janë të tilla që reagoj menjëherë dhe veprimet e tij kanë qenë kërcënuese jo vetëm në fjalë, por edhe në gjeste. Ai mund të ishte edhe i armatosur dhe këtë nuk e dija…

Blendi Fevziu: Ishte apo nuk ishte i armatosur?

Luçiano Boçi: Nuk mund ta pohoj, e di shumë mirë që kamera s’mund ta pohojë dhe mund të spekuloj të them që ishte. Bëri lëvizje sikur e kishte, biznesmen edhe mund të jetë i armatosur. Unë nuk jam as deputet dhe po të isha as nuk lejohet.

Blendi Fevziu: Ishit i pari që shkuat në prokurori?

Luçiano Boçi: Kam qenë i pari që kam shkuar në prokurori.

Blendi Fevziu: Po thoni që videoja ka pjesën e fundit të përplasjes?

Luçiano Boçi: Duket qartazi ajo se ka një shkak që jemi bashkë aty. Se nuk shkuam bashkë dhe u zumë me fjalë. Ta shpjegova qartë dinamikën e ngjarjes pasi nuk pashë një ëndërr në mes të ditës më doli para ky person dhe doja ta godisja. Kjo është absurde ta trajtosh në këtë lloj forme. Nuk po them që është akt i bukur, por reagimi im natyral kundër rrezikut fizik të jetës dhe të integritetit moral. 

Vrasja e Mond Çekiçit, avokati i Lul Berishës reagon në “Opinion”

Edmond Koçi, i ekzekutuar të shtunën në një atentat mafioz në qytetin e Durrësit, konsiderohej ish-anëtar i bandës së Lulzim Berishës. Gazetarja Klodiana Lala, tha në studion e Opinion tha se Koçi, i njohur ndryshe edhe si Mond Çekiçi, nuk ka qenë anëtar i njohur i kësaj bande, por konsiderohej si njeriu në hije i Lulzim Berishës pasi kujdesej për çfarë ndodhte në familjen Berisha.

Nuk ka pasur akuzë zyrtare si anëtar e bandës së Lulzim Berishës pavarësisht se ka qenë i skeduar dhe i shoqëruar disa herë”, tha Lala.

Pikërisht për këtë çështje reagoi edhe avokati mbrojtës i Lulzim Berishës i cili tha se klienti i tij nuk ka lidhje me viktimën në Durrës.  

“Si mbrojtës ligjor i shtetasit Lulzim Berisha dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë njohje apo lidhje me shtetasin e vrarë në Durrës apo me ngjarje të tjera. Me respekt avokat Detar Hysi”.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala shtoi pas këtij reagimi se mes viktimës dhe Berishës kishte njohje. Sipas saj, ata kishin lidhje miqësore.

Ajo u shpreh se vëllai i Mond Çekiçit, i cili ka ndërruar jetë para dy vitesh është baxhanaku i Lulzim Berishës.

“Avokati i Lulzim Berishës pretendon se nuk ka asnjë njohje mes Lulzim Berishës dhe Mond Çekiçit. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë sepse vëllai i Mond Çekiçit, i cili për fat të keq ka ndërruar jetë dy vite më parë, është baxhanaku i Lulzim Berishës. Pra, jo vetëm që njihen, por kanë edhe lidhje miqësore mes njëri-tjetrit”, tha Lala.

“Nxori armën dhe ia drejtoi RENEA-s”, Breçani: Si e neutralizuam Mond Çekiçin në 2008

Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani tregon sesi e ka njohur Edmond Koçin, 41-vjeçarin e ekzekutuar dy ditë më parë në qytetin e Durrësit. Në studion e “Opinion”, Breçani tregoi se kishte qenë pjesë e forcave RENEA në vitin 2008, kur mori pjesë në një operacion për arrestimin e Çekiçit. Ai tregon se kur e arrestuan, 41-vjeçari kishte nxjerrë armën dhe ishte gati për të qëlluar në drejtim të forcave të policisë.

“Ky person, unë e kam pas njohur personalisht sepse në vitin 2008 ka pasur tendenca të mprehta për mbajtjen e armës pa leje dhe ka paraqitur rrezikshmëri të lartë, për punonjësit e policisë dhe për shoqërinë. Në vitin 2008 unë kam qenë me forcat speciale të RENEA-s kam marrë pejsë vetë në arrestimin e tij.  Në Dhjetor të 2008, drejtori i qarkut na dha informacion të saktë për vendndodhjen e ti., Ishte në një lokal po në lagjen e tij, që kishte dy hyrje dhe dy dalje. U vendos për t’u arrestuar personi në fjalë, Mondi, dhe forcat e RENEA-s, grupi i ndërhyrjes kishin planifikuar arrestimin e tij, në momentin që ndërhynë, ky nxori pistoletën dhe ua drejtoi punonjësve të policisë së RENEA-s. Aty e kemi neutralizuar, duke i kapur dorën dhe duke e shtrirë përtokë. Ishte gati për të qëlluar. Kam qenë pjesë e atij grupi. ”

Breçani theksoi se Koçi ishte person me rrezikshmëri të lartë.

“Person me rrezikshmëri të lartë, sepse sa ka dëgjuar në hyrjen e derës kryesore të lokalit “Ndal Policia!”, ai ka nxjerrë armën, por ne e kishim në mbikëqyrje. Është dënuar dhe ka vuajtur dënimin 2 vite”.

U vra në atentat, Mond Çekiçi ishte aksioner në media

Mëngjesin e së shtunës Durrësi u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale ku mbeti i vrarë Edmond Koçi. Ai njihej si ish-anëtar i bandës së Durrësit ndërkohë që këtë të hënë në emisionin “Opinion” u publikuan të tjera detaje në lidhje me Koçin, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi.

Viktima ishte kthyer në një biznesmen, ndërkohë që gazetari Artan Hoxha tha se investimet i kishte shtrirë edhe në media. Gazetarët e ftuar në “Opinion” u shprehën se Hoxha ka 30% aksione në një media.

Edhe pse nuk e përmendi emrin e medias në fjalë, Hoxha tha se Koçi qëndronte i shoqëruar me persona të medias në zona të frekuentuara të Tiranës.

Artan Hoxha: Është aksioner edhe në media…

Klodiana Lala: 30% në një nga mediat më të përmendura në vend. Emrin po ia lë Tanit ta thotë.

Artan Hoxha: Po na lini, unë e nis…

Klodiana Lala: Ke gjithë ekskluzivitetin…

Artan Hoxha: E ke parë edhe në Rogner. E ke parë se ai rrinte edhe me persona të medias. Nuk binte në sy. Po të mos e njihje ishte një njeri shumë xhentil.

Blendi Fevziu: Në cilën media ka qenë ky?

Artan Hoxha: Është aksioner në një platformë mediatike. E ka dhe në QKR, por nuk është ky direkt, është bashkëshortja. Ky nuk është një personazh i radhës. Ajo është drejtoreshë juridike në bashki. Ky nuk është nga ata banditët që fshihej, nuk fshihej si personazh. Ruhej, ishte i kujdesshëm. Ky me kalimin e viteve fitoi statusin e biznesmenit. Paguante taksat E gjen në QKR.  Vrasja nuk i ka ardhur pse është investitor atje (media) por për tjetër gjë. /tvklan.al