Ish-deputetja e LSI: Marrëdhënia jonë me Bashën është mbyllur përfundimisht, por me PD…

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, ka deklaruar se marrëdhënia e LSI me Lulzim Bashën ka përfunduar.

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Mehmetaj është shprehur se nuk do të ketë më kurrë bashkëpunim mes LSI-së dhe Bashës, por shton se me PD partia e saj është e hapur për të bashkëpunuar nëse ndryshon lidershipi.

A është në një divorc përfundimtar mes jush dhe PD-së?

Unë personalisht por dhe LSI e diferencon qëndrimin e zotit Basha edhe stafit të tij me qëndrimin e Partisë Demokratike. Ne ende nuk e dimë kush është PD. Në këtë situatë ne nuk mund të flasim për Partinë Demokratike dhe për demokratët e thjeshtë. Me zotin Basha i kemi ndërprerë  raportet përfundimisht.

Ylli Manjani: Ilir Metës i janë lutur për të qëndruar në koalicion me PS

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI-së, Ylli Manjani ka treguar në emisionin Opinion në Tv Klan se Ilir Metës i janë lutur në vitin 2017 për të qëndruar në koalicion me Partinë Socialiste në atë kohë.

“I janë lutur me përulje Ilir Metës për të qëndruar në koalicion me PS në 2017. E mbani mend darkën te Pazari i Ri? S’pranoi Meta. I janë lutur Metës. Unë jam ndër njerëzit kritikë të Ilir Metës. Po të donte të zgjidhte këto probleme rrinte rehat në pushtet”.

Duke folur për atë periudhë kur ka qenë vetë ministër, Ylli Manjani tregon se Kryeministri Edi Rama ka qenë korrekt në marrëdhënien me LSI-në kur ishin në bashkëqeverisje, por ekzistonte një klimë mosbesimi për shkak të zgjedhjeve lokale në vitin 2015.

Edi Rama asokohe ka qenë korrekt me ne, unë kam qenë ministër i asaj qeverie. Aty ka pasur një klimë mosbesimi që vinte për shkak të zgjedhjeve lokale 2015 dhe në 2016 pas Reformës në Drejtësi i vetmi që ka folur për të daë nga qeveria kam qenë unë brenda LSI. Thosha kështu si kanë ardhur punët nuk shkon më. Nuk ndodhi kjo dola unë nga qeveria”, u shpreh Ylli Manjani. /tvklan.al