Të ftuar në Opinion: Ambasadorja Yuri Kim, Arben Ahmetaj, Robert Rakipllari dhe Mentor Kikia.

Çfarë i kërkoi Yuri Kim, Blendi Fevziut para intervistës në Opinion

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim është pritur nga gazetari Blendi Fevziu në ambientet e Tv Klan, për të dhënë intervistë për emisionin “Opinion”.

Pyetja e parë e ambasadores për Fevziun ishte: “Blendi, a do të më lejosh t’i përfundoj fjalitë e mia sonte?

“Varet se çfarë do të thuash, kjo është e rëndësishme”, është përgjigjur Blendi Fevziu.

Yuri Kim: Çfarë më thanë ish-ambasadorët amerikanë para se të vija në Shqipëri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku ka rrëfyer jetën e saj, karrierën diplomatike dhe misionin aktual që ka në vendin tonë.

Kim u pyet nga gazetari Fevziu nëse e njihte Shqipërinë dhe nëse kishte informacion për vendin tonë përpara se të vinte si ambasadore në Tiranë.

Diplomatja amerikane u shpreh se përpara se të niste misionin diplomatik në Shqipëri, pati një takim me të gjitha ish-ambasadorët amerikanë në vendin tonë.

Ambasadorja amerikane: Ju tregoj ngjashmërinë mes Koresë dhe Shqipërisë

Në një intervistë ndryshe për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka treguar për gazetarin Blendi Fevziu historinë e jetës së saj, si nisi karrierën dhe misionin diplomatik që po zhvillon në Shqipëri.

Gjatë intervistës të realizuar në rezidencën amerikane në periferi të Tiranës, ambasadorja Kim ka treguar se cila është ngjashmëria mes Shqipërisë dhe Koresë, vendi i origjinës së saj.

Yuri Kim në “Opinion”: Ndryshimet pas 5 Qershorit ishin zhgënjyese

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur për marrëveshjen e 5 Qershorit. Kim shprehet se marrëveshja e 5 Qershorit ishte një arritje për politikën shqiptare, por shton se ndryshimet që janë bërë në Kuvend pa konsensus ishin zhgënjyese.

Më tej diplomatja tregon dhe negociatat që janë bërë në rezidencën e saj dhe shprehet se ka pasur një rol negociues pasi vendimet janë marrë nga vetë liderët shqiptarë, pasi Shqipëria është një vend sovran.

“Mbështesni qeverinë”, Yuri Kim: Përfaqësoj qeverinë time, nuk mbaj anë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në një intervistë ekskluzive në “Opinion” në Tv Klan ka treguar raportet e saj me politikanët në Shqipëri.

Kim është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për komentet që qarkullojnë në mediat se gjithmonë ambasadorët mbështesin qeverinë, por Kim thotë se kjo nuk është e vërtetë. Diplomatja amerikane shprehet se ajo është këtu për të përfaqësuar shtetin e saj dhe komunikon me të gjithë aktorët politikë njësoj.

Reforma në Drejtësi, ambasadorja Kim: Po ecën mirë, po i vjen fundi pandëshkueshmërisë

Yuri Kim, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka komentuar ecurinë e Reformës në Drejtësi. Në një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kim shprehet se Reforma në Drejtësi po ecën mirë dhe nuk mund të themi se ka ngecur.

Ajo shprehet se shumë institucione janë ngritur dhe shumë shpejt do të kenë rezultatet e para. Kim bëri dhe një deklaratë të fortë duke thënë se koha e pandëshkueshmërisë po mbaron dhe tashmë me institucionet e reja do dënohen të gjithë ata që thyejnë ligjin.

Akuzat e PD për inceneratorët, Yuri Kim: SPAK po bën punën e vet

Afera e inceneratorëve është e tema më e komentuar në politikën shqiptare. Për këtë temë është pyetur ambasadorja Yuri Kim në një intervistë ekskluzive të dhënë për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ambasadorja shprehet se ka pritshmëri që SPAK po bën pjesën e vetë dhe shton se është detyrë e kësaj prokurorie që të shikojë prova dhe të vijojë me procesin më tej.

Të njëjtët njerëz në pushtet prej 30 vitesh, si përgjigjet ambasadorja Kim

Në një intervistë ndryshe për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur se qytetarët shqiptarë duhet të kenë në vëmendje se janë ata që i japin pushtetin politikanëve dhe duhet t’u kërkojnë llogari. Edhe pse në disa raste, sipas saj, përmbyset raporti pushtetar – votues.

Në 30 vitet e fundit, në politikën shqiptare dhe në pushtet janë pothuajse të njëjtët personazhe. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu përse nuk ka ndryshuar kjo gjë, ambasadorja e SHBA u shpreh se kjo varet nga votuesit shqiptarë dhe për këtë arsye ata duhet t’i bëjnë vetes disa pyetje.

Zgjedhjet, Kim: Do jetë një stinë e ashpër politike. Këshilla për Ramën, Bashën e Metën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.

Kim shprehet se muajt në vijim do jenë një stinë e ashpër politike, por shton se populli shqiptar dhe qeveria duhet të jenë garantë për zgjedhjet. Po ashtu diplomatja ka dhënë dhe nga një këshillë për Ramën dhe për Bashën.

Ambasadorja Kim: Investitorët amerikanë kërkojnë sundimin e ligjit në Shqipëri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikë, Yuri Kim, në një intervistë në “Opinion” në Tv Klan është shprehur se vëmendja e SHBA për Shqipërinë dhe rajonin është shumë e madhe.

Kim tha se shumë kompani amerikane po investojnë në Shqipëri, por shtoi se me Reformën në Drejtësi kur të ketë një gjyqësor të drejtë investimet do rriten dhe më shumë.

Ahmetaj: Klodian Mërtiri s’ka lidhje me inceneratorët; Habitet gazetari: Doni që ne ta besojmë këtë?

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili është edhe një personat e kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike për inceneratorët, ka deklaruar se Klodian Mërtiri, personazhi i përfolur nga opozita se qëndron pas 3 inceneratorëve, nuk ka lidhje me këtë koncension.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Ahmetaj pranoi se ka qenë me Klodian Mërtirin në makinë kur ndodhi aksidenti në vitin 2017 në Maqedoninë e Veriut.

Ahmetaj tregon njohjen me Klodian Mërtirin: Nuk kam firmosur asnjë kontratë inceneratorësh

Ministri i Rindërtimit që në kohën kur janë firmosur kontratat e inceneratorëve ka qenë ministër i Financave, Arben Ahmetaj, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ahmetaj është shprehur se ai nuk ka firmosur asnjë kontratë, pasi të gjitha firmosen nga Ministria e Mjedisit. Po ashtu ai ka folur dhe për njohjen e tij me Klodian Mërtirin, i cili akuzohet nga PD se fshihet pas inceneratorëve.

Jeni duke folur me teori konspiracioni, personi që ju përmendi nuk është fare atje. Unë si ministër Financash dhe Ekonomie nuk kam qenë pjesë e procedurës.

/tvklan.al