Opinion – Atentat terrorist në Tiranë?

Posta

Opinion – Atentat terrorist në Tiranë?

Autori: Blendi Fevziu

21:59 23/10/2019

Të ftuar: Besfort Lamallari, Artan Hoxha, Ermal Vija, Mirela Milori.

Zv/ministri i Brendshëm: Sulmi terrorist do të mbulohej si sulm i krimit të organizuar

Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka sqaruar se sulmi terrorist që do të ndodhte në Mars 2018 në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë, do të mbulohej si një ngjarje e krimit të organizuar. Për të kamufluar sulmin terrorist, ishte detyra e shtetasit turk Turgut, një personazh i njohur edhe nga autoritetet shqiptare, pasi ka qenë i arrestuar për trafikun e 1 ton heroinë.

Përfshirja e tij në këtë sulm terrorist, do të bënte që të aludohej për prishje të pazareve të drogës dhe ngjarja (nëse do të ndodhte), do të tentohej që të mbulohej si një krim i organizuar.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lamallari u pyet disa herë nga gazetari Blendi Fevziu përse atentati që do të kryhej në Mars nga celula iraniane, u njoftua sot nga Policia e Shtetit. Zv/ministri Lamallari nuk ka një përgjigje direkte, por tha se gjatë gjithë kësaj kohe është zbuluar informacion më i plotë dhe kush fshihej pas kësaj celule.

Deklarata nuk kishte të bënte me një atentat, por zbuloi një celulë. Në Mars 2018 kshim dy persona të cilët kishin ardhur në Shqipëri me mbulimin si gazetar. Duke u hequr si gazetarë, por ishin operativë dhe detyra e tyre ishte për të mbledhur informacion në synim të një plani. Sot zbuluam një plan që vijonte dhe një celulë të ngarkuar për ekzekutimin e këtij plani në Shqipëri. Ka dhe të tjerë që janë ekzekutorë. Nuk duhet të ngatërrojmë këta persona dhe dy personat e tjerë. Personat që janë shoqëruar më parë janë të tjerë. Po flisnim për ushtarët që kishin për detyrë të mblidhnin informacio me sulme terroriste të kombinuara me armë zjarri dhe shpërthime. Ne zbuluam përtej asaj çfarë ne dinim. Kjo është falë aftësive të organeve ligjzbatuese shqiptare. Në Mars zbuluam informatorët dhe tani fillojmë kuptojmë dhe mendjen. Ka një rrjet operativësh si me rol zbulimi ashtu me rol ekzekutimi. Doli për të zbuluar planin këtë celulë, për t’i dhënë siguri muxhahedinëve. Ky është informacion që mblidhet dita ditës. Ajo që ne nuk e dinim, jo vetëm që kemi fytyra të publikuara, por kemi një plan më të detajuar. Sot zbulohet dhe mënyra e të vepruarit që krijon hapësirën për të krijuar një shkëputje mes porositësit nën mbulimin e një sulmi të krimit të organizuar. Këtu hyn dhe roli i shtetasit turk. Do përdorej për t’i dhënë mbulim kriminal një akti terrorist”, tha zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu doli sot në një deklaratë për mediat duke njoftuar se është zbuluar një celulë terroriste iraniane që do të sulmonte Kryegjyshatën në Tiranë në Mars 2018. Sulmi ishte parandaluar, ndërsa objektivi i celulës iraniane ishin muxhahedinët e strehuar në vendin tonë. 

“Baba Mondi me eskortë dhe mjet të blinduar”, pse u mor në mbrojtje kreu i Kryegjyshatës

Gazetari Artan Hoxha tha mbrëmjen e kësaj të mërkure në “Opinion” se autoritetet shqiptare, përpara se të ndalonin dy iranianët në Mars të 2018-s, në Janar të po atij viti kishin marrë informacion se strukturat e shërbimeve sekrete të Iranit, një ndër objektivat që kishin ishte edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore. Për këtë arsye, në atë kohë Baba Mondi u mor në mbrojtje nga Policia e Shtetit, duke i dhënë atij eskortë dhe mjet të blinduar.

“Para se të ndodhte kjo ngjarje, në Janar të vitit 2018, sigurohet një informacion sipas të cilit një objekt për tu sulmuar është kreu i Kryegjyshatës Botërore, Baba Mondi. Në Janar, Baba Mondit i është dhënë eskortë, mjet i blinduar dhe në atë kohë ka qenë në ruajtje nga Policia e Shtetit. Pikërisht prej këtij informacioni, pra në Janar”.

Blendi Fevziu: Informacioni ishte që nga Irani rrezikohej jeta e Baba Mondit?

“Struktura të shërbimeve sekrete të Iranit kishin si objektiv, një nga objektivat ishte edhe kreu i Kryegjyshatës. Sesi do ta shisnin ata, a sikur e vrau MEK-u, a e bëri bota e krimit të organizuar kjo është tjetër gjë. Por ky ka qenë informacioni dhe prandaj Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje Baba Mondin. Ka qenë në atë kohë me eskortë dhe mjet të blinduar”. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

21:59 23/10/2019

Reklama
UKT
UKT

Grupi