Edi Rama përballë gazetarëve në orën 21:00 në Opinion. Të ftuar në studio: Andi Tela, Artan Hoxha, Blendi Salaj, Gerta Zaimi.

Rama: Hapja e fushatës së PD, e dënueshme dhe e rrezikshme

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ku ka folur për çeljen e fushatës elektorale. Ai tha se ajo që ndodhi në aktivitetin e Partisë Demokratike është e dënueshme ligjërisht, por edhe e rrezikshme nga ana shëndetësore.

Sipas Ramës ishte e pakuptueshme që u grumbulluan aq shumë njerëz në këtë situatë dhe se nuk kishte asnjë ngjashmëri me aktivitetet e zhvilluara nga Joe Biden në Shtetet e Bashkuara pasi nuk u ruajt asnjë lloj distance.

Rama u pyet nëse ishte i gatshëm të dilte në një debat me Bashën, por sipas kreut të mazhorancës opozita nuk ka një lider të qartë. Rama foli edhe për përplasjen e Elbasanit në ditën e Verës ku tha se asnjë nga personat e përfshirë në incident nuk ishin shoqërues të tij dhe akuzoi Bashën se kishte nxitur incidentin duke grumbulluar militantë në një ditë feste.

Rama tha se pjesa e maternitetit që u shemb ishte shpallur e rrezikshme pas tërmetit. Sipas tij procesi i rindërtimit u vonua për shkak të pandemisë ndërsa akuzoi Presidentin Meta se po mban peng kredinë e butë të dhënë nga Franca për 3 projekte në Durrës.

Rama: Meta pengon projektet franceze

Kryeministri Edi Rama tha nga studio e “Opinion” se tre projektet franceze në vendin tonë presin ende firmën e Presidentit Ilir Meta, i cili sipas tij nuk firmos. Rama tha se çdo fond i mbledhur për rindërtimin në Bruksel, administrohei nga donatorët.

Fondet kanë ardhur të gjitha, nuk kanë ardhur? Ju thatë që nuk kanë ardhur të gjitha, nga BE ka ardhur vetëm një pjesë e fondeve… Kjo është për fajin e BE apo edhe një pjesë e fajit tonë që nuk jemi në gjendje të paraqesim projekte.

“Duhet të keni parasysh donatorët, çfarë parash janë dhënë në Bruksel, në Konferencën e Donatorëve, administrohen nga donatorët. Ne thjeshtë facilitojmë procesin, lejen e ndërtimit, sheshin e ndërtimit, nga A-ja tek ZH-ja. Projektet e shkollave i bëjnë ata, tenderat për shkollat i bëjnë ata, kontratat i nënshkruajnë ata, supervizionin ata… Ne nuk jemi fare në proces nga A-ja tek ZH-ja, kur vjen puna tek paratë e rindërtimit. Unë isha në Francë dhe sot që flasim nga donacioni francez atje, janë 3 projekte, 130 milionë euro mos gabohem, që janë kredi e butë nga Fondi Francez i Zhvillimit. Që është projekt për gratë, një për ujësjellësin e Durrësit, që është pjesa kryesore, rreth 60 milionë. Një është për sistemin e furnizimit me energji elektrike. Që të treja këto që po flasim, sot që po flasim presin që të firmosë Ilir Meta, që ka gjetur një variant të panjohur më parë në historinë e republikës tonë dhe të panjohur në historinë e përbotshme të republikave parlamentare që nuk firmos, për një dhënie dakordësie që është noteriale. Domethënë nuk kanë hyrë akoma francezët, në procesin e projekteve, etj. Pra të gjitha këto, janë fonde që do të lëvrohen hap pas hapi, por në kohë”.  

Kryeministri tha se merita për ndërtimin e shtëpive dhe apartamenteve nga Turqia dhe Emiratet është meritë e tij dhe qeverisë.  

“Ajo që ne na duhet është shumë e thjeshtë, ne na duhet të fusim njerëzit nëpër shtëpi. Tek kjo nuk ka punë fare askush tjetër, përveç Presidentit të Turqisë, që ka premtuar dhe kompania atje po punon me ritme të jashtëzakonshme. Megjithatë edhe atyre u duhet deri në vjeshtë që të mbarojnë kompleksin e Laçit. Është Princi i Kurorës i Emirateve që ka premtuar 2 mijë apartamente në Durrës dhe vetëm para pak ditëve kemi arritur të firmosim me ta për nisjen e punimeve në Durrës. Sa kohë ka marrë, e kemi marrë ne kohën, kanë pasur edhe ata pandemi, kanë edhe ata burokraci, por përveç këtyre të dyve, Turqisë dhe Emirateve, që janë të dyja fonde që i kam marrë unë duke shkuar atje dhe duke shtrirë dorën. Sa i përket apartamenteve dhe shtëpive, kjo është e jona, e imja e qeverisë tonë dhe vetëm ne mund ta bëjmë këtë gjë”.

Përplasja në Elbasan, Rama: Nuk kam parë në asnjë vend që lideri të mbledhë një grusht legenash…

Ditën e Verës u shënua një ngjarje e paprecedentë pasi lideri i PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama vizituan qytetin e Elbasanit në të njëjtën kohë. Kjo krijoi një përplasje mes simpatizantëve të PD-së dhe të PS-së.

Kreu i qeverisë sqaroi këtë të enjte në emisionin “Opinion” se gjatë vizitës në Elbasan nuk ka qenë i shoqëruar me banditë, por me ministren Evis Kushi, kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën dhe kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja, ndryshe nga çfarë pretendon kampi blu.

Ai u shpreh se nuk i njeh personat që janë konfliktuar dhe se për të, të gjithë janë njësoj. Kryeministri u shpreh se dhuna në Elbasan është një “shfaqje rrugaçërie” dhe se është stimuluar nga Lulzim Basha. Po ashtu, personat e grumbulluar të dielën e 14 Marsit në Elbasan nga PD-ja, Rama i konsideroi si një grusht legenash. 

“Rrugaçëria pjell rrugaçëri. Dhe tjetra, unë ata nuk i njoh fare dhe nuk e di kush janë. Ata për mua të gjithë janë njësoj që të gjithë, me një ndryshim, që një palë e ka sjellë atje lideri i PD-së dhe pjesa tjetër ka dalë nga turma dhe ka shkuar atje. Kam parë në shumë vende që partitë të kenë grupe njerëzish që të dalin e të gjuajnë me vezë, por vend që lideri të mbledhë një grusht legenash dhe me të aty të ndodhë kështu, nuk e kam parë unë këtë. Nëse këtë gjë duam ta karakterizojmë këtu ka vetëm dy karakteristika. Kjo në vetvete është një rrugaçëri. Ndërsa karakteristika tjetër ajo që është problem i madh këtu, nuk është ajo, është vetëm shfaqje e problemit. Problem është rrugaçëria e frymëzuar dhe atë e ka stimuluar Lulzim Basha”, tha Rama.

“Doshi, engjëll para Saliut, Ilirit dhe Monikës”. Si e komenton Rama tweet-in e Kim

Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim, i bëri thirrje dy ditë më parë forcave politike që të kundërshtonin publikisht rikandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit.  Por ndërsa deklarata e saj u pa gjerësisht si një referencë ndaj Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama, në studion e Opinion e hodhi poshtë një gjë të tillë. Rama tha se ai nuk ka asnjë dallim me ambasadoren kur vjen puna tek Doshi, ndërsa theksoi se ka target më të gjerë se ky i fundit, siç janë Berisha, Meta e Kryemadhi, para të cilëve sipas Ramës Doshi është engjëll.

“Përgjigjen e ka dhënë Endri Fuga, është e njëjta përgjigje që kam edhe unë natyrisht, sepse është drejtor i komunikimit për llogarinë time dhe tonën. Së pari vetë ambasadorja më parë e ka komunikuar për publikun atë që unë i kam thënë. Së dyti ne nuk kemi asnjë dallim këtu me ambasadoren. Dhe së treti unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjerë se individi për të cilin po flasim. Ne duhet të merremi me Saliun, para të cilit Doshi është engjëll, me Ilirin para të cilit Doshi është engjëll, me Monikën, para të cilës Doshi është engjëll. Sa i përket Tom Doshit unë nuk kam asnjë dallim nga ambasadorja dhe qëndrimi i SHBA.

Në raport me ta, është engjëll ky. Pra nëse Doshi është përcaktuar nga SHBA për korrupsion domethënës nuk kam asnjë arsye ta ve në dyshim përcaktimin e tyre, absolutisht, dhe për këtë arsye as nuk jemi dhe as do jemi aleatë. Por nëse për Doshin korrupsioni domethënës ka sjellë qëndrimin e SHBA. Unë e kuptoj shumë mirë përse nuk mund të mbajnë të njëjtin qëndrim për Berishën, Metën dhe Monikën…”

Përse e morëm tani vaksinën kineze?

Në studion e “Opinion”, kryeministri Edi Rama foli këtë të enjte edhe për marrjen e vaksinave kineze. Kryeministri u shpreh se as vaksinat kineze dhe as ato ruse nuk kanë qenë në pazar që mund të shkoje t’i merrje. Ai tha se qeveria ka pasur në vijimësi kanale të hapura në të gjitha drejtimet.

Pse shkuat te kinezja, kur mund të shkonit që në fillim, kemi humbur kohë?

Nuk kemi humbur asnjë ditë kohë. Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse kinezja apo rusja nuk janë në një pazar dhe thjesht shkon atje dhe i merr.

Ambasada ruse ju ofroi mos gaboj?

Lëre çfarë bëhet për politikë, Kina dhe Rusia me shumë mjeshtëri kanë ditur që me pak karamele të bëjnë sikur po shpërndajnë ëmbëlsira gjithandej, por nuk është e vërtetë. Ne kemi pasur vijimësisht kanale të hapura në të gjitha drejtimet. Ndryshimi i qëndrimit im është sidoqoftë një ndryshim shumë i butë, se sa ndryshimi i kancelares së Gjermanisë, që ka arritur në pikën që thotë ne duam të marrim Sputnikun rus, dhe do ta marrin edhe nëse BE nuk do ta aprovojë, që është një kapërcim shumë i madh. Sepse Gjermania, ndryshe nga zakonisht nuk po shkëlqen në procesin e vaksinimit, për shkak se ia la të gjithën në dorën e BE dhe nuk ka sasitë për të ecur në ritmin e Britanisë së Madhe apo Izraelit.

Rama: Pse nuk e kemi luksin të mbyllemi totalisht

Kryeministri Edi Rama thotë se shembulli i gabuar që japin udhëheqësit politikë bën që të ketë më shumë qytetarë që shkelin rregullat. I pyetur mbrëmjen e kësaj të enjteje në emisionin “Opinion” se përse vendi ynë nuk mbyllet totalisht, Rama tha se nuk e kemi luksin për ta përballuar një mbyllje të tillë si disa vende të ndryshme të Europës, që sipas tij mbylljen e përballojnë falë buxhetit.

“Shqiptarëve, ti dhe kush flet si t’i i merrni të keqen, sepse këtë pjesën që shqiptarët kështu e ashtu e kam tmerr nuk e pranoj dot. Shqiptarët në shumicën dërrmuese janë arsyeja përse ne ia kemi dalë me sukses deri më tani, dhe kur them sukses flas për sukses relativ, nuk ka sukses absolut se mjafton një të vdesë dhe është shumë jo të vdesin çdo ditë njerëz. Por, shqiptarët ata që ju thoni s’bëjnë këtë s’bëjnë atë, janë arsyeja që ne ia kemi me dalë me sukses. Fakti që ka ndër shqiptarë edhe nga ata që e shkelin rregullin nuk do të thotë që ajo shfaqja atje justifikohet, dhe madje unë mendoj se pikërisht se ka politikanë, se ka udhëheqës pa karakter që bëjnë këto gjera edhe ajo pjesa e shqiptarëve që bëjnë gabim gjërat është me e madhe se ç’duhej të ishte normalisht. Nëse sot të dyja palët do kishin dalë atje me respekt për rregullat, nesër kjo do të kishte një impakt pozitiv. Nëse ato takimet e dasmorëve spontane gjoja, që presin dhëndrin që mezi po e presin që ti çlirojë nga diktatura, duke dalë rrugëve, sikur jemi akoma në vitet 90 kur bënin anti-mitingje apo demonstrime absurde nuk do ndodhnin edhe ajo pjesa e shqiptarëve që nuk respekton rregullat do ishte më e vogël. Por në fund të ditës keni parasysh një gjë, mos harroni që ne nuk jemi as Gjermania, as Franca, as Italia as Greqia që kemi luksin të bëjmë lockdoën sikur po bëjmë çdo muaj nga tre javë pushim, sepse të gjithë ato shtete lockdown-in e kanë të financuar nga buxheti europian. Ndërsa ne BE na la jashtë edhe për një numër simbolik vaksinash, për turpin e vet atje, të gjithëve ne këtu që jemi mu në mes të Evropës, as s’na dha nga 10 mijë vaksina secilit, që të fillojmë të vaksinojmë. Ata bëjnë një lockdown, marrin paratë dhe prapë se prapë depresioni që është atje në shumë ato vende, nuk është këtu. Kur flasim për pandeminë duhet të kemi parasysh të gjithë ekuilibrat jo vetëm këtë pjesë që s’diskutohet se gjëja me e thjeshtë më automatike është mbyllemi të gjithë në shtëpi, siç u mbyll Henri i 7-të. Futemi të gjithë nëpër shpija se nuk vjen ai në shpi, po kjo na çon në një katastrofë tjetër. Po të shikosh sot se sa insistuese po bëhen ndërhyrjet e shkencëtarëve të fushave të tjera për goditjet që po i bënë pandemia fëmijëve që nuk shkojnë nëpër shkolla, familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike, ku është rritur dhuna në familje. Vetëvrasjet apo shume elementë të tjera që tregojnë se nuk është kaq e thjeshtë. Shtrëngohu, mbyllu, mos dil nuk është kostoja vetëm financiare por kostoja psikologjike dhe morale e shoqërisë është shumë e rëndë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi më tej se përveç pasojave ekonomike, mbyllja totale do të sillte edhe pasoja të rënda sociale.

Përse janë mbi 5800 vdekje më shumë? Rama: Qeveria nuk bën taktika me shifrat

Gjatë periudhës së pandemisë në vendin tonë janë shënuar mbi 5800 vdekje të shtuara, ndryshe nga mesatarja shumëvjeçare e Shqipërisë për numrin e vdekjeve në vit. Këtë fakt ia kujtoi analisti Artan Hoxha kryeministrit Edi Rama gjatë emisionit “Opinion”.

Por kreu i ekzekutivit u shpreh se qeveria nuk ka asnjë qëllim dhe asnjë të drejtë që të bëjë taktikë me shifrat. Rama u shpreh se viktimat që janë shënuar se kanë humbur jetën nga Covid janë të lidhura me kartelat mjekësore.

Po ashtu, ai u shpreh se gjatë periudhës  së pandemisë të gjitha shtetet kanë pasur një rritje të numrit të vdekjeve.

 “E para e punës qeveria nuk ka asnjë lloj qëllimi, asnjë lloj të drejte të bëjë taktikë me shifrat. S’ka taktikë me shifrat. Autoritetet shëndetësore publikojnë ekzaktësisht shifrat për të cilat kanë përgjegjësi. Çfarë është publikuar nga pikëpamja e Covidit është e lidhur me kartelat mjekësore. Nuk ka mundësi, nuk ka shans. Vdekjet që qeveria, që autoritetet shëndetësore publikojnë janë ekzakte dhe të lidhura me kartela mjekësore. Nuk mund të bëjë dot askush që merr ca vdekje këtu, shko andej. Kjo nuk ndodh në këtë shtet sa kohë jemi ne në krye . Më përpara ka ndodhur që të bëheshin rritjet ekonomike me dorë në zyrën e kryeministrit dhe të dilte rritja ekonomike dyshifrore se kështu thoshte Saliu. Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet pa përjashtim ka një rritje të numrit të vdekjeve në tërësi. Që sigurisht nuk ka si të mos jetë e lidhur me periudhën e pandemisë, por jo domosdoshmërisht të gjitha ato vdekje lidhen drejtpërdrejt me Covidin. Efektet e pandemisë janë të shumta. E treta dhe e fundit, është e pasaktë ajo. Ne nuk jemi tek vendet me numrin më të ulët të vdekjeve të rritura, të gjithë kanë vdekje të rritura, por nuk jemi as tek vendet me rritjen më të lartë. I kam parë dhe i kam konsultuar tabelat dhe janë ndryshe”, tha Rama.

Përplasja në Elbasan, Rama: Nuk kam parë në asnjë vend që lideri të mbledhë një grusht legenash…

Ditën e Verës u shënua një ngjarje e paprecedentë pasi lideri i PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama vizituan qytetin e Elbasanit në të njëjtën kohë. Kjo krijoi një përplasje mes simpatizantëve të PD-së dhe të PS-së.

Kreu i qeverisë sqaroi këtë të enjte në emisionin “Opinion” se gjatë vizitës në Elbasan nuk ka qenë i shoqëruar me banditë, por me ministren Evis Kushi, kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën dhe kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja, ndryshe nga çfarë pretendon kampi blu.

Ai u shpreh se nuk i njeh personat që janë konfliktuar dhe se për të, të gjithë janë njësoj. Kryeministri u shpreh se dhuna në Elbasan është një “shfaqje rrugaçërie” dhe se është stimuluar nga Lulzim Basha. Po ashtu, personat e grumbulluar të dielën e 14 Marsit në Elbasan nga PD-ja, Rama i konsideroi si një grusht legenash. 

“Rrugaçëria pjell rrugaçëri. Dhe tjetra, unë ata nuk i njoh fare dhe nuk e di kush janë. Ata për mua të gjithë janë njësoj që të gjithë, me një ndryshim, që një palë e ka sjellë atje lideri i PD-së dhe pjesa tjetër ka dalë nga turma dhe ka shkuar atje. Kam parë në shumë vende që partitë të kenë grupe njerëzish që të dalin e të gjuajnë me vezë, por vend që lideri të mbledhë një grusht legenash dhe me të aty të ndodhë kështu, nuk e kam parë unë këtë. Nëse këtë gjë duam ta karakterizojmë këtu ka vetëm dy karakteristika. Kjo në vetvete është një rrugaçëri. Ndërsa karakteristika tjetër ajo që është problem i madh këtu, nuk është ajo, është vetëm shfaqje e problemit. Problem është rrugaçëria e frymëzuar dhe atë e ka stimuluar Lulzim Basha”, tha Rama.

“Doshi, engjëll para Saliut, Ilirit dhe Monikës”. Si e komenton Rama tweet-in e Kim

Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim, i bëri thirrje dy ditë më parë forcave politike që të kundërshtonin publikisht rikandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit.  Por ndërsa deklarata e saj u pa gjerësisht si një referencë ndaj Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama, në studion e Opinion e hodhi poshtë një gjë të tillë. Rama tha se ai nuk ka asnjë dallim me ambasadoren kur vjen puna tek Doshi, ndërsa theksoi se ka target më të gjerë se ky i fundit, siç janë Berisha, Meta e Kryemadhi, para të cilëve sipas Ramës Doshi është engjëll.

“Përgjigjen e ka dhënë Endri Fuga, është e njëjta përgjigje që kam edhe unë natyrisht, sepse është drejtor i komunikimit për llogarinë time dhe tonën. Së pari vetë ambasadorja më parë e ka komunikuar për publikun atë që unë i kam thënë. Së dyti ne nuk kemi asnjë dallim këtu me ambasadoren. Dhe së treti unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjerë se individi për të cilin po flasim. Ne duhet të merremi me Saliun, para të cilit Doshi është engjëll, me Ilirin para të cilit Doshi është engjëll, me Monikën, para të cilës Doshi është engjëll. Sa i përket Tom Doshit unë nuk kam asnjë dallim nga ambasadorja dhe qëndrimi i SHBA.

Në raport me ta, është engjëll ky. Pra nëse Doshi është përcaktuar nga SHBA për korrupsion domethënës nuk kam asnjë arsye ta ve në dyshim përcaktimin e tyre, absolutisht, dhe për këtë arsye as nuk jemi dhe as do jemi aleatë. Por nëse për Doshin korrupsioni domethënës ka sjellë qëndrimin e SHBA. Unë e kuptoj shumë mirë përse nuk mund të mbajnë të njëjtin qëndrim për Berishën, Metën dhe Monikën…”

A do përballej në debat me Bashën? Si përgjigjet Kryeministri

Gazetari Blendi Fevziu e pyeti mbrëmjen e kësaj të enjteje Kryeministrin Edi Rama nëse do të ishte i gatshëm të përballej në një debat publik me Lulzim Bashën. Kryeministri e refuzoi një debat të tillë me arsyetimin se përballë nuk do të kishte liderin real të opozitës, por një kukull e vënë përpara nga ata që janë realisht udhëheqësit e saj.

Jeni ju i gatshëm të ballafaqoheni në këtë fushatë në debat të drejtpërdrejtë me kryetarin e PD?

Ka një problem, sepse unë konsideroj që Lulzim Basha është një kukull e vënë përpara nga ata që janë realisht udhëheqësit e kësaj gjëje,  e kësaj shporte karavidhesh që quhet opozitë. Këta janë Saliu, Iliri dhe Monika, Lulzim Basha është një kukull, është thjeshtë një majonetë që përdoret si dhëndër për një dasmë imagjinare ku nusja nuk do të paraqitet më 25 Prill. Mendimi im është që nuk kam përballë liderin real të gjithë atij konglomerati që kërkon të marrë zgjedhjet.

Rama: Nuk bie në kurthin e emocioneve, njerëzit nuk i kam mish për top për shfaqje politike

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Opinion tha se mënyra si Partia Socialiste kishte zgjedhur të hapte fushatën zgjedhore lidhet me kushtet e pandemisë. Kreu i qeverisë e quajti një shfaqje vulgariteti mitingun e partisë Demokratike këtë të enjte për shkak se nuk u zbatuan rregullat e diktuara nga koronavirusi. Rama tha ndër të tjera se i do njerëzit të shëndetshëm edhe pas 25 Prillit.

“Unë mendoj se ka diçka që nuk shkon tek ju, ku ju duket sikur jetojmë në kohë normale dhe këtu bëhet fjalë për një strategji që lidhet me një zgjedhje të lirë që ne mos të bënim sot një miting tradicional hapjeje, apo fakti që unë, siç e thashë edhe në atë fjalë, komunikova në mënyrë ndryshe nga ajo tradicionalja, është e lidhur me ritmin tim. Nuk është e lidhur me ritmin tim.

Jemi në kushte pandemie dhe jemi në një kohë shumë të rrezikshme për shkak të mundësisë reale që numrat edhe si pasojë e versionit britanik që ka hyrë në Shqipëri tanimë, të rriten në mënyrë të ndjeshme dhe jemi në një kohë kur vendet e tjera janë në lockdown total dhe këtu në këtë vend ju kujtoj që ka një rregull në fuqi, që duhet ta zbatojnë të gjitha që nuk lejon të tilla shfaqje të rrezikshme për shëndetin. Ajo që u shfaq sot në sheshin “Nënë Tereza” ishte një shfaqej papërgjegjshmërie përveçse vulgariteti, rrumpalle që nuk kuptohen pse, një shfaqje e rrezikshme për shëndetin. Nuk kam ndërmend të bie në kurthin e emocioneve politike, apo emocioneve edhe të bazës së partisë që në telefonin tim vijnë mesazhe përditë ‘pse mos të presim ty dhe ne’. Jo sepse për mua gjëja më e rëndësishme është shëndeti, është lufta me virusin. Njerëzit i dua të shëndetshëm edhe pas 25 Prillit dhe nuk i kam njerëzit mish për top për të bërë shfaqjen time”, tha Rama.