Opinion-Monika Kryemadhi!



Opinion-Monika Kryemadhi!

Autori: Blendi Fevziu

21:44 26/10/2020

Kryemadhi: LSI-ja nuk ka përfituar nga inceneratorët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se partia e saj nuk ka përfituar asgjë nga inceneratorët. Ish-deputetja tha se veprimet për inceneratorët janë bërë në kundërshtim me ligjin dhe se janë aferë e ministrave të Ramës dhe ish-ministrit Lefter Koka.

“Zero, përkundrazi, pozicionimi ynë ka qenë kundër inceneratorëve, sepse problemi nuk qëndron vetëm tek bërja e inceneratorëve, por tek thellësia si standard. Edhe sikur inceneratorët të ishin ashtu siç mendojmë, duhet t’i përshtateshin kushteve të BE-së dhe nuk e kanë. Nga ana tjetër si janë bërë veprimet, janë veprime që janë jashtë çdo parametri. Është një aferë e drejtpërdrejtë e ministrave të Zotit Rama bashkë me zotin Lefter Koka”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se Koka u largua për shkak të sulmit dhe moskompromisit të LSI-së për inceneratorët. Ajo tha se ish-ministri Koka, i denoncuar nga opozita në SPAK për inceneratorët dhe atë kohë pjesë e LSI-së, që në momentin që doli në opozitë nuk merrte pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar apo Kryesisë.

“Është një letër e zotit Vasili i cili e ka firmosur si Ministër Drejtësie i asaj kohe, ku i kthente përgjigje kryetarit të Këshillit Bashkiak të inceneratorit të Fierit. E mbani mend që në 2017-n kjo Monika Kryemadhi ka qenë në Mbrostar në protestë për çështjen e inceneratorit.

Zoti Fevziu që në momentin që LSI-ja doli në protestës (Lefter koka) nuk mori pjesë në asnjë mbledhje të Kryesisë dhe asnjë mbledhje grupi parlamentar, nuk foli asnjëherë në parlament. Është paraqitur në parlament vetëm për të bërë mungesën e plotësimit për 6-mujorshin për të mos humbur mandatin dhe njëherë që ka folur ka folur për mbrojtjen e inceneratorëve dhe ka sulmuar opozitën, kryetarin e PD-së”, tha Kryemadhi. 

Kryemadhi: Qeveria i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Monika Kryemadhi vazhdon të mendojë se përdorimi i maskave në rrugë është abuzim. Madje ajo deklaroi se ky vendim i marrë nga qeveria i ka kthyer qytetarët si “qen me maska” në rrugë.

“Vazhdoj dhe t’ju them qytetarëve shqiptarë që maskat në rrugë jo vetëm që janë abuzim psikologjik që i kanë kthyer shqiptarët si qen me maska. E dyta ajo që dua të theksoj është që nëse zoti Rama do të pajisë shqiptarët me maska që të ecin në rrugë le t’ua ofrojë, t’ua blejë dhe t’ua japë falas. E treta, dua të theksoj higjiena, larja e duarve, mosprekja e fytyrës, mos u puth në buzë me çdo njeri që sheh në rrugë është shumë e rëndësishme”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se përdorimi i maskës nuk lejon oksigjenimin e trurit.

“E ndjej të nevojshme si nënë sepse përdorimi i maskës nuk lejon oksigjenimin e trurit dhe çekuilibron pozicionimin e secilit prej nesh. Kjo është një histori që kur të bëjmë emision për shëndetësinë dhe mjekësinë vijmë dhe flasim me personat që janë apostafat për këtë punë dhe ne të tjerët rrimë në backstage për të dëgjuar dhe për t’u iluminuar më shumë. Tani që dalim dhe i qëndroj çështjes së maskave dhe meqë kryeministri kishte hallin e xhepave, po ua kujtoj që një familje me 5 persona u duhen 92 mijë lekë të vjetra në muaj për maskat e tij. Ai meqë e kishte qepur pa lekë le të bëjë edhe 3 milionë maska të tjerë për shqiptarët se e ka mundësinë si dizenjator dhe rrobaqepës që është”, tha Kryemadhi.  /tvklan.al




Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

21:44 26/10/2020